Ivanov nuk e ka përmbushur premtimin “Promotorë të kulturës kushtetuese”

Nga hapja e zyrave Popullore. Foto:skrinshot

 

Presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov në programin e tij “Fjala ime” për mandatin 2014-2019 premtoi:

Promotorë të kulturës kushtetuese.

Për shoqëri funksionale të respektohen vlerat themelore që  i përmban dokumenti me i lartë që na definon si komb, dhe kjo është Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë. Në shtetin tonë Kushtetuta duhet të gëzojë ndikim dhe respekt më të madh. Do të ofroj bursa për shkencëtaret e rinj-“ Promotorë të kulturës kushtetuese”, që do të studiojnë Kushtetutën dhe do japin sugjerimet e tyre se si të përmirësohet kultura kushtetuese në vend. Fituesit e bursave do të shkruajnë ese dhe artikuj mbi rëndësinë e Kushtetutës dhe përmes pikëpamjes së kushtetutës do të sqarojnë disa nga zhvillimet aktuale dhe sfidat e ardhshme në vend. Këta studiues të rinj, nëpërmjet zyrave popullore tashmë në funksion, do të kenë detyrë t’i informojnë qytetarët për të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me kushtetutë. Me këtë ne duam të japim një kontribut simbolik për të përmirësuar kulturën e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë në vend, për të forcuar vlerat dhe parimet dhe për të rritur ndërgjeshmërinë e sundimit të ligjit:

Burim: Programi politik i Gjorge Ivanov “Zgjedhja ime 2014-2019”, faqe 29, Afait:2014

ARSYETIM:

Kjo është një nga premtimet e programit zgjedhor të presidentit Ivanov, me afat të realizimit deri në vitin 2014. Megjithatë, nga kërkimi në Google, si dhe nga hulumtimi i mediumeve në internetit  nuk doli asnjë shkrim, që ka pasur ndonjë ngjarje dhe që i është dhënë dikujt  ndonjë bursë për “nxitje të kulturës kushtetuese”.

Në disa prej premtimeve thuhet që këto shkencëtar të rinj, nëpërmjet  zyrave Popullore tashmë në funksion, do të kenë për detyrë t’i informojnë qytetarët për të drejtat dhe liritë e tyre të garantuara me Kushtetutë.

Përndryshe, zyra e parë Popullore u  hap në Shkup më 30 Prill të vitit 2010, dhe siç ishte thënë atëherë

qytetarët do kenë mundësi nga afër të njihen me institucionin President dhe me aktivitetet konkrete të Presidentit të Republikës së Maqedonisë, si t’i shprehin kërkesat e tyre, vizionet, pikëpamjet dhe idetë duke paraqitur ankesa dhe sugjerime.

ueb faqen zyrtare të Presidentit, nga projektet e përmendura i përfshinë këto:

  • Shkolla për lider të rinj

  • Shkencëtari i ri më i mirë

  • Dialogjet shpirtërore

  • Zyrat Popullore

  • Sipërmarrësit

Në ueb faqen e Presidentit të Republikës së Maqedonisë, në pjesën “Zyra Popullore” nuk ka asnjë të dhënë  në “Promotorë të kulturës kushtetuese”

Edhe pas kërkimit në ueb faqe nuk gjetëm ndonjë të dhënë që më herët ka pas, ose përgatitet të ketë një projekt të tillë. Në dritaren për kërkim, pas kërkimeve të bëra na dolën këto të dhëna “Nuk janë gjetur rezultate për kërkimin tuaj Promotorë të kulturës kushtetuese

Nga kjo mund të konstatohet që premtimi “Promotorë të kulturës kushtetuese”, i dhënë në programin zgjedhor të presidentit Ivanov nuk është përmbushur.

Vërejtje*

Përgjigje për këtë u munduam të marrim edhe nga personat e caktuar për marrëdhënie me publikun në kabinetin e Presidentit, por askush nuk ju përgjigj thirrjeve tona telefonike.

Vlerësuar nga: Vllado Gjorçev

LINQE:

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.