Isen Asani
Kryetar i Komunës së Tearcës
JETA PRIVATE
Isen Asani është i martuar dhe ka dy fëmijë. Jeton në fshatin e tij të lindjes, Dobrosht. Aktualisht, përpos ushtrimit të profesionit si profesor historie, ndjek edhe studimet e magjistraturës në Universitetin e Tetovës, për ‘’Histori të Diplomacisë’’. Nga viti 2009 tani më në mandatin e tretë, ushtron postin e kryetarit të komunes së Tearcës.
SHKOLLIMI
Isen Asani ka lindur më datë 20 janar të vitit 1967 në fshatin e Dobroshtes. Arsimin fi llor e ka mbaruar në vendlindjen e tij në SHF ,,Faik Konica ” dhe më pas SHMKP ,,Mosha Pijade” në Tetovë. Ai e ka mbaruar Fakultetin Filologjik- dega Histori në Universitetin e Prishtinës në vitin 1994 kurse nga viti 2008 është në studime për magjister në Universiterin Shtetëror të Tetovës.Ai e flet mirë gjuhën italiane dhe maqedonase.
KARRIERA
Nga viti 1994-1995 ai ka qënë profesor historie në SHF,,Faik Konica ” kurse nga viti 1998-2009 profesor në SHMKP ,,Mosha Pijade” në Tetovë. Në zgjedhjet lokale të vitit 2009 zgjidhet si kryetar i Komunës së Tearcës. Ai ka qenë udhëheqës i Bashkësisë lokale të fshatit Dobroshte dhe drejtor i Shoqatës së pavarur të fermerëve për zhvillimin e bujqësisë si dhe kryetar i Komitetit të pavarur të ujit. Ai e pëlqen shumë muzikën, të lexojë libra, të bëj ski dhe alpinizmin. Aktualisht është në mandatin e tij të tretë si kryetar komune në Tearcë.
BURIMI:
Википедија –Локални избори во Македонија (2009)
Википедија -Локални избори во Македонија (2013)
Википедија –Локални избори во Македонија (2017)
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari