Injoroni informatat pa interes publik siç është kjo

Kur ulet numri i zhvillimeve që kanë karakter publik, zakonisht rritet numri i teksteve boshe që qarkullojnë si informacione, por nuk kanë aspak interes publik. Një dëshirë për qërim hesapesh me dikë, një fotografi nga arkivi, një titull që shërben edhe si një tekst i plotë, dhe kështu formohet një tekst bosh. Lajmi që e recensojmë është i tillë.

Fotografi nga lajmi që recensohet
Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli: Kur profesoresha Gjyla Çeliku ëndërronte të fotografohet me Ali Ahmetin

Data e publikimit: 26.12.2019

Data e recensionit: 22.01.2020

Recensuese:  Ajnur Bafqari

Bëhet fjalë për një tekst të përbërë vetëm nga një rresht që haset edhe në titull edhe në përmbajtje, një fotografi e një politikani dhe një profesoreshe e cila nuk bart ndonjë funksion politik. Informata nuk paraqet interes publik, por megjithatë i rezervohet një vend te kategoria e lajmeve.

Kur profesoresha Gjyla Çeliku ëndërronte të fotografohet me Ali Ahmetin”- thuhet në tekst.

Lexuesi mund të jetojë edhe pa këtë “informacion”
Në tekstin në fjalë nuk haset njoftim për ndonjë ngjarje të rëndësishme të ditës, nuk ka të bëjë as me lajm të politikës së brendshme apo të jashtme, nuk ka të bëjë as me ekonomi ose kulturë, thjesht nuk ka aspak interes publik dhe një gjë e tillë vetëm e ngarkon lexuesin me “informacione” të pa rëndësishme.
Autori ka shkruar një titull tendencioz,  pastaj këtë titull e ka shumëzuar me dy dhe e ka publikuar sikur të ishte një artikull gazetaresk. Megjithatë mbetet e paqartë se cilës publikë i është drejtuar, e që mund t’i interesonte një gjë e tillë, pasi profesoresha në fjalë ndoshta mund të njihet nga studentët e saj, por sa mund të jenë ata?!

Një media online nuk duhet të luajë rolin e Fejsbukut
Me këtë tekst me vetëm këtë rresht, asgjë nuk është e qartë, para vetes kemi një fotografi dhe nuk ka hapësirë të kuptohet se për çfarë shërben ky “informacion”, kush është personi për të cilin shkruhet teksti dhe cila është arsyeja që i është kushtuar një vend në pjesën e informacioneve. Tani secili prej nesh kemi rrjete sociale dhe dimë që fotografitë mund të shihen atje, pse duhet një media online të luajë rolin e Fejsbukut? Media online duhet t’u shërbejë lexuesve duke u siguruar informacione të mirëfillta dhe jo tekste boshe apo “postime fejsbuku”.

Koncepti i manipulimit “Argument kundër njeriut”
Autori i këtij teksti edhe pse nuk e ka bërë të qartë se pse “qenka e çuditshme” që këta dy persona të jenë në të njejtën fotografi, duke parë formulimin e fjalisë, ndoshta mund të nënkuptohet se profesoresha duhet të ketë kritikuar punën e politikanit në fjalë, gjë që flet për tentimin e autorit që të bëjë diskreditimin e profesoreshës. Nëpërmjet këtij koncepti të manipulimit, bëhet sulm ndaj ndonjë pretendimi përmes sulmit të personit që e përfaqëson atë.

Injoroni informatat pa interes publik
Lexues, sot në një tekst me “karakter informativ” pikë së pari duhet ta kërkoni informatën, pastaj ta verifikoni saktësinë, të kërkoni burimin e informatave dhe të mundoheni të detektoni nëse ekzistojnë elementet e komentimit. Shumë punë për ju, apo jo? Epo herën tjetër nëse hasni në një titull tendencioz ta dini se mundësia për të marrë një informatë të mirëfilltë është shumë i vogël. Nëse një tekst nuk ua mundëson informatën, atëherë ku është logjika që ju t’i ofroni klikimet. Fundja roli i mediave online është t’u shërbejë lexuesve dhe jo e kundërta.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.