Implementimi i Ligjit për gjuhët nuk ka vetëm vlerë simbolike pa marr parasysh standardet e Grubit

 

Sipas cilave standarde Grubi vlerëson se funksionimi i shtetit ligjor, mosqasja deri te implementimi i shpejtë dhe i drejtë i Ligjit për përdorimin e gjuhëve në shëndetësi, për shembull, ka çmim simbolik? 

 

Shkruan: Teofil Bllazhevski 

 

Artan Grubi, deputeti i BDI-së dha deklaratë të cilën e vlerësojmë si spin:

Çmimi i paqes, barazisë dhe marrëdhënieve ndëretnike është i pakrahasueshëm me çmimin simbolik të implementimit të një ligji. 

[Burimi: Dojçe Vele – Ligji për gjuhët përsëri…data: 08.10.2019]

 

Kundërspin: Deputeti dhe funksionari i lartë i BDI-së, Artan Grubi, në lidhje me mendimin e një grupi të ekspertëve nga Komisioni i Venecias, i cili vlerësoi Ligjin për përdorimin e gjuhëve, dha deklaratë në të cilën ka dy shtrembërime të së vërtetës, gjegjësisht spin (pjesën më të madhe të deklaratës e gjeni këtu).

 

PAQJA NUK (DUHET TË) VARET PREJ LIGJIT 

Spini së pari shihet në pjesën e deklaratës e cila është e diskutueshme dhe në të cilën çmimi i luftës dhe paqes varet, sipas Grubi-t, prej një ligji, gjegjësisht prej implementimit të tij. Këtu nuk ka diçka të veçantë për tu debatuar nëse kjo është e vërtetë e shtrembëruar, sepse aksioma e paqes nuk ka çmim, përfshirë këtu edhe ekzistimin e një ligji, apo implementimin e tij. Çdo kërkesë të cilën dikush e konsideron si te drejtë njerëzore themelore mund dhe duhet të realizohet ose të mos realizohet kryesisht përmes mjeteve demokratike dhe standardeve – diskutimit, debatit publik, kuvendit, qeveris, gjyqësorit, respektimin e procedurave dhe mjeteve të tjera përmes të cilave do të mundësohet njëri të dëgjojë tjetrin dhe të tentojnë të kuptohen. Kjo vlen si për individët, ashtu edhe për popujt dhe etnitë në shoqëri multietnike siç është shteti i Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Përse ky element shkon në grupin e gjërave të diskutueshme? Sepse praktika në botë, shpesh edhe te ne, nuk është e tillë, ndërsa individët ose elitat politike lehtë arrijnë gjuhën e kërcënimeve, gjuhën e dhunës ose gjuhën e jotolerancës dhe urrejtjes. Për fat të mirë, praktika është mësuese e mirë, andaj mund të përgjithësohet se toleranca mes etnive është proces më dominant për dallim, për shembull, se ajo ndëretnike, e cila në vitet e fundit rritet dhe arriti një gjendje jotoleruese dhe jo të këndshme.

Pikërisht për këtë, së pari u ndryshua Kushtetuta në vitin 2001, me ligjin e parë për përdorimin e gjuhëve në vitin 2008, me ndryshme dhe plotësime në vitin 2011, shteti arriti legalisht, përmes Kuvendit të ketë një ligj të ri në vitin 2018, për të cilin përsëri u hap debat. Këtu opinionit duhet t’i sqarohet se nuk u hap debat për nevojat e ekzistimit të një ligji të këtillë, por për një pjesë të vendimeve ligjore brenda tij, të cilat ishin marr – është fakt – pa diskutim të gjerë të personave ekspertë ose institucioneve dhe me një procedurë të shkurtuar në Kuvend, e cila me ligj është shumë vështirë të sqarohet, dhe ajo procedurë është miratimi i ligjit me flamurin evropian, në Komisionin me të cilin udhëheq vet Grubi (pjesa më e madhe e procedurave kuvendore dhe vërejtjeve stenografike nga diskutimi në Komisionin për çështje evropiane, si dhe teksti i ligjit mund të shihet në vegzën në vazhdim).

 

ÇKA ËSHTË SIMBOLIKE NË GJYQËSOR OSE SHËNDETËSI? 

Ajo çka nuk është e diskutueshme në deklaratën e Grubi-t – se implementimi i ligjit të përmendur kërkon ose për të duhet të paguhet një çmim simbolik. 

Çmimi simbolik mund të thuhet se thjeshtë vlen për 1,7 milion eurot e llogaritura aq sa në fillim të vitit ndahen nga buxheti i shtetit për implementimin e ligjit, me të cilat është mbuluar Agjencia për ndryshim të Ligjit dhe Inspektorati i cili do të kujdeset për përdorimin e gjuhëve.

Asgjë tjetër nuk është simbolike. Duke filluar prej tabelave dygjuhësore (diku më shumë gjuhësore), nga uniformat dygjuhësore, përmes ndryshimit të dygjuhësisë në shkolla, ushtri, polici, zjarrfikësve, ndihmës së shpejtë, deri te noterët dhe në fund gjykatat.

Çdo një prej këtyre elementeve analizohet në veçanti, do të tregohet se implementimi ligjit, siç është paraparë në nenet e tyre, në veçanti Neni 2, paragrafi 3 dhe Neni 8të cilat janë analizuar nga “Vërtetmatësi”, po ashtu, nuk është simbolik.

Tani në opinion debatohet vetëm për ndryshimin e ligjit i cili sipas ekspertëve të Komisionit të Venecia, të paktën nga ajo që është transmetuar në opinion, është tërësisht i ndërlikuar, dhe ai është ndryshimi i gjyqësorit:

Në numrin 100 vlerësohet: “Sido që të jetë, sipas mendimit të Komisionit të Venecias, në disa fusha të caktuara të ligjit shkohet më lartë, duke vendosur detyrime juridike joreale të institucioneve publik. Ky në veçanti është rasti me dispozitat me të cilat parashihet përdorimi  i gjuhës shqipe në procedura ligjore të cilat formulohet në një mënyrë aq të zgjeruar gjë që me siguri do të kërkojë përgatitje shumëvjeçare për zbatim të plotë. Detyrimet e larta dhe të shtrenjta të cilat ligji ua imponon në veçanti organeve gjyqësore janë të shoqëruara me sanksione të rënda në raste të mos respektimit (neni 23). Përkrah kësaj, mossuksesi që të sigurohet përkthim dhe interpretim i cili kërkohet me ligj përgjatë procedurës paraqet bazë për kthim të vendimit gjyqësor (neni 9 (5). Nën rrethana të tanishme, nëse ndryshon ligji tërësisht, ai dukshëm do të ngadalësojë funksionimin e gjithë sistemit gjyqësor, me çka do të çojë deri në rrezikim serioz të rënies të së drejtës së gjykimeve të drejta të garantuara me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.” (burimi: Plus Info)

 

Këto probleme rreth implementimit dalin prej Nenin 9 të ligjit, ndërsa papërshtatshmëria është nënshkruar në nenin 5 në të cilin thuhet se jopërshtatshmëri do të thotë shkelje themelore të procedurës, me çka gjithçka e ndërmarr deri në atë kohë nuk vlen.

Të gjithë konstatimin dhe mendimin e ekspertëve të Komisionit, opinioni do ta jetë në dispozicion për më pak se dhjetë ditë ose për disa muaj (dy pretendime të ndryshme). Atëherë mund të shihet në tërësi nëse atë që e shpreh Komisioni është simbolik ose jo, të shërbehemi me fjalorin e Grubi-t. Kjo ka të bëj edhe me një çështje shumë të rëndësishme të jetës së çdo qytetari, e cila nuk është përpunuar në detaje sa u përket neneve të ligjit, edhe ajo është aplikimi në të gjithë institucionet shëndetësore.

A është simbolik çmimi i humbjes së një jete njerëzore në ndonjë institucion shëndetësore, nëse kjo vjen si pasojë e (mos) implementimit? A do të jetë pengesë për marrjen e ndihmës mjekësore ose të kuptimit të përbashkët të relacionit mjek-pacient në çaste kritike, të themi, nëse spitali i Koçanit nuk do të arrij të punësojë person i cili njeh gjuhën të cilën e flet bashkësia prej mbi 20 përqind në shtet, gjë që është detyrim ligjor i spitalit në Koçani? Ose e kundërta, të supozojmë, a do të jetë problem në qendrën spitalore në Tetovë implementimi i Nenin 1, paragrafi një i ligjit dhe për këtë të vijë deri në pasoja të padëshiruara të jetës ose shëndetit të ndonjë qytetari?

Të gjithë këto janë dilema thelbësore dhe jo aq simbolike ose në çmim të implementimit të ligjit, siç do të thoshte Grubi. Përfshirë këtu edhe paragrafin e Komisionit se disa pjesë të caktuara të ligjit nuk janë të qarta se për cilin grup etnik ose gjuhë bëhet fjalë, sepse, të mos harrojmë, shteti është multietnik, dhe jo bietnik, dhe në pajtim me këtë, çdo qytetarë ka të drejtë të presë realizimin e të të drejtave të tij njerëzore.

E gjithë kjo është e rëndësishme kur jepen deklarata të tipit se ekspertët kanë bërë gabim në qasjen (është guxim i madh të thuhet vlerësim) ose do të shihet kur do të hetohet, pa marr parasysh që Komisioni këtë e propozon ose shton se do të jetë prezent që të jep ndihmë profesionale në procedurën e mëtutjeshme eventuale të cilën e propozon.

Për shkak të argumenteve të dhëna më lartë dhe vlerësimit dhe prej ekspertëve vendas që prej momentit kur miratohej ky ligj, se vendimet e caktuara do të jetë vështirë e ndryshueshme në praktik, vlerësojmë se deklarata e Grubit përmban të vërteta të shtrembëruara, gjegjësisht është spinim, në veçanti në pjesën se çmimit i implementimit të ligjit është simbolik.

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.