Ilija Dimovski

Deputet dhe funksionar partiak në VMRO DPMNE

JETA PRIVATE

Ka lindur me 10 gusht të vitit 1980 në Veles.

ARSIMIMI

Jurist i diplomuar në Fakultetin Juridik “Justinijani i Parë” – Shkup. Ka kryer studimet postdiplomike në Fakultetin Juridik “Justinijani i Parë” – Shkup.

KARRIERA POLITIKE

Ilija Dimovski prej vitit 2006 deri më tani është deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë nga radhët e VMRO DPMNE-së. Prej vitit 2007 deri në vitin 2915 Dimovski ka qenë Drejtor i Qendrës për Komunikim në VMRO DPMNE. Prej vitit 2015 është koordinator i grupit të deputetëve në VRMO DPMNE në Parlamentin e Republikës së Maqedonisë. Si deputet në Kuvend është anëtar në Këshillin Nacional për eurointegrimet, në Këshillin e kanalit të Kuvendit, si edhe në disa komisione. Shef i Delegacionit në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë në kuvendin parlamentar në Mediteran, si dhe anëtar i disa grupeve deleguese për bashkëpunim me parlamentet e tjera.

FSHHM

Ilija Dimovski ka qenë anëtar i Fonacionit Shoqëria e Hapur – Maqedoni (FSHHM) për ndarje të granteve për programet e të rinjve.

Bombat

Emri i tij ka qenë i përmendur në “bombat” edhe me atë hyri në listën e funksionarëve të inkriminuar të qeverisë. Në “bombën” e 25 dëgjojmë se si insiston te Jankulloska që disa persona te dënohen me paraburgim. Në “bombën” e 20 dëgjojmë se si Jankulloska definon se cilin anëtar i VMRO DPMNE-së do ta “fusin” në anëtarësinë e Agjencisë për posta, për honorar të plotë.

BURIME

Ueb-faqja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë – Përbërja e deputetëve 2014-2016: Ilija Dimovski Dojçe Vele: edhe presidenti Ivanov – “sektash”  në Fondacionin e sorosit (26 maj të vitit 2016) Vërtetmatësi: Bisedat e përgjuara – pjesa e 25: Qeni i policisë nuk dallon partitë Vërtetmatësi: Bisedat e përgjuara – pjesa 20: Kryeministri punëson “manarët”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.