Heshtja më e ashpër e deputetëve tashmë ka ndodhur – „E hëna e zezë“

Ilija Dimovski harroi të Hënën e Zezë. Foto: VMRO-DPMNE/ueb-faqja.

 

Deputeti dhe funksionari i lartë i VMRO-DPMNE-së, Ilija Dimovski, dha deklaratën në vazhdim të cilën e vlerësojmë si të pavërtetë: 

Sot paradite në seancë pamë tentim klasik të shkeljes së rregullores së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë dhe tentim për marrjen e të drejtës më të shenjtë të qytetarëve, dhe ajo është e drejta e fjalës dhe e drejta e shprehjes së mendimit dhe qëndrimit politik…Ky tentim i ashpër me shkeljen dhe për marrje të të drejtës së fjalës deri më tani nuk është parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. 

 [Burimi: VMRO-DPMNE, Data: 6 prill, 2017 – 15:42]

 

ARSYETIM:

Ilija Dumovski dha deklaratën në Kuvendin e RM-së me 06.04.2017, prej kur LSDM me mbështetjen e një numër i konsiderueshëm të deputetëve kërkoi që të ndryshoj rendin ditor ne seancën themelore dhe të diskutohet për pikën Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit.

Në deklaratë Dimovskit hyn në shpjegimin e Rregullores, me çka thirret në argumentet e nenit 1, por përgjatë asaj ik nga përmendja e argumenteve të propozuesit, LSDM-së. Më saktë, ata thirren në nenin 78 nga Rregullorja, më saktë në paragrafin 2. Ja i gjithë neni:

(1) Shqyrtimi i pikave të rendit të ditës bëhet sipas radhës së përcaktuar të rendit të ditës.

(2) Gjatë seancës, me propozimin e Kryetarit të Kuvendit, të propozuesit ose deputetit të cilin e përkrahin së paku 10 deputetë, Kuvendi pa diskutim vendos për çdo propozim për ndryshimin e rendit të diskutimit të pikave të rendit të ditës, përkatësisht të mbahet diskutim unik për pikat e rendit të ditës që kanë lidhshmëri të ndërsjellë. Arsyetimi për propozimin zgjat tre minuta.

Për atë se aplikimi mbështete në Rregullore, dhe duke mos hyrë nëse neni 78 sipas peshës dhe radhitjes është më me prioritet ose jo në krahasim me nenin 80, paragrafi 2, në të cilin thirret Dimovski, këtu vetëm se do të konstatojmë se në asnjë rast nuk mund që të bëhet fjalë për shkelje të ashpër të rregullores së Kuvendit.

E njëjta vlen edhe për kualifikimin “tentim i ashpër”, sepse gjithçka çka do të propozojt një parti ose deputet i një ose më shumë partive në suaza të Kuvendit nuk mund që të paraqes tentim të ashpër, por qëndrim politik, mendim, sqarim, për çka deputetët kanë të drejtë.

Në të kundërtën, po ashtu mund që të komentohet që bllokada e Kuvendit të RM-së me replika rraskapitëse dhe kundër replika mes deputetëve të VMRO-DPMNE-së është “tentim i ashpër” që të pengohet zgjedhja e kryetarit, dhe me atë edhe transferimi i qetë i qeverisë. Por, deputetët e VMRO-DPMNE-së, siç e sheh opinioni,  këtë e interpreton vetëm si “debat për të cilin kanë pasur të drejtë”. 

Pjesa nga deklarata në të cilën Dimovski thotë se një “tentim i ashpër” (i LSDM-së…”me dëshirë që të merret e drejta e fjalës deri më tani nuk është parë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë”,po ashtu është e pavërtetë. 

Shkelja e Rregullore në shumë pika, shkelja e kufijve dhe ligjeve te kushtetutës për të drejtat e deputetëve dhe puna e Kuvendit, u kryer pikërisht nga kjo parti dhe kryetari i tyre i kuvendit, Trajko Veljanovski, në vitin 2012, ne të ashtu quajturin “E hëna e zezë”. Atëherë, grupi i deputetëve të LSDM-së, ndërsa më herët edhe i gazetarëve, u përjashtuan edhe nga salla plenare me përdorim të ashpër të dhunës nga ana e sigurimit te kuvendit dhe policëve civile të MPB-së.

Se kjo është mënyra për të hesht deputetët, dhe më të edhe qytetarët të cilat i kanë votuar, komentet ishin të pandara edhe në opinion vendas edhe në atë ndërkombëtar, fundja për këtë flasin dy raportet – njëri është prej anketës së komisionit, të formuar më pas, e tjetra është nga Komiteti i Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në RM.

Raportin e komisionit ad-hoch që vepronte në vitin 2013 dhe me të cilin e udhëhiqte dekani i atëhershëm i Fakultetit të drejtësisë, Borçe Davitkovski, është edhe kualifikimi ligjor i radhës:

Eskalimi i ngjarjeve dhe angazhimit dhe intervenimi i policisë, e cila solli në pikëpyetje dispozitat kushtetuese për ndarjen e qeverise, i pamundëson deputetët në realizimin e funksionit të tyre (që të prezantojnë qytetarët dhe të vendosin sipas bindjes së tyre).

Këtë Raport e kanë nënshkruar edhe VMRO-DPMNE dhe LSDM, pa marrë parasysh se i njëjti Ilija Dimovski vetëm një ditë pas deklaroi se raportin e konsideron vetëm si leckë-letër (letër higjenike), ndërsa shefi i tij Nikolla Gruevski deklaroi se VMRO-DPMNE nuk pajtohet me Raportin por e kanë nënshkruar për shkak të eurointegrimeve, ndërsa një dit më pas i premtoi komisionarit për zgjerim të BE-së, Shtefan Fyles, se Propozimet nga Raporti do të zbatohen në tërësi. Duke pasur parasysh të gjithë këto argumente të dhëna më lartë, deklaratën e Ilija Dimovskit të cituar në fillim të këtij teksti, e vlerësojmë si të pavërtetë.

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.