Gruevski në stilin: Shteti është sulmuar, por nuk jua them nga kush!

Lideri i VMRO-DPMne-së i alarmuar: ose unë do të udhëheq shtetin, ose nuk do të jetë më! Foto: printscreen.

Груевски не кажува од кого е нападната државата (ако е нападната) и од каде тој како лидер на политичка партија има такви сознанија. Доколку, навистина, располага со такви информации, треба да ѝ соопшти на јавноста кој или кои се тие „непријатели“ (внатрешни – надворешни) кои ни ја нападнале државата.

 

 

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në intervistën për televizionin “Kanal 5” (19.03.2017) duke folur për atë se kundër partisë së tij dhe një pjese të mediumeve bëhet një persekutim politik, se zbatohet plani për dygjuhësinë në të gjithë territorin, binacionalizimi, federalizimi dhe krejt në fund ndryshimi i emrit dhe identitetit mes tjerash, tha:

Atë plan vetëm populli mund që ta ndalojë. Unë thash se shteti është sulmuar, VMRO ka vetëm 51 deputet, nuk ka 61 ose 63 siç dëshiruam dhe nuk mundemi që vet ta mbrojmë shtetin në parlament, është e nevojshme që edhe populli të mbroj shtetin e vet sepse ka mundësi që të mos egzistoj më. Dhe të mos vijë te ajo se nuk ju kam thënë, e them dhe e përsëris: shteti mund që të mos jetë më, nëse i lihet këtij personi (Zaev) dhe skenaristëve të tij që të realizojnë planin e tyre. 

[Burimi: Kanal 5, (nga minuta e 16,22 deri në minutën 16,58 të videos), data: 13.03.2017]

 

ARSYETIM:

Një deklaratë e till e ish kryeministrit dhe kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevskit, në të cilën flet për një skenar të përgatitur dhe pretendon se “shteti është sulmuar”!, e vlerësojmë si të “pavërtetë”.

Ja përse.

E para, Gruevski nuk tregon se nga kush është sulmuar shteti (nëse është sulmuar) dhe prej ku ai si lideri i partisë politike ka një të dhënë të atillë. Nëse, në të vërtetë, disponon informacione të atilla, duhet që t’i kumtoj opinionit se kush është ose janë ata “armiq” (të brendshëm – të jashtëm) të cilët na kanë sulmuar shtetin.

E dyta. Në rast, se në të vërtetë, është sulmuar shtetit, duhet që të thirret dhe të mblidhet Këshilli i Sigurisë, me të cilin, sipas nenit 86 nga Kushtetuta, udhëhiqet nga shefi i shtetit.

Neni 86

Presidenti i Republikës është Kryetar i Këshillit për Siguri të Republikës së Maqedonisë.
Këshillin për Siguri të Republikës e përbëjnë: Presidenti i Republikës, Kryetari i Kuvendit, Kryetari i Qeverisë, ministrat të cilët udhëheqin me organet e administratës shtetërore në fushat e sigurisë, mbrojtjes dhe të punëve të jashtme dhe tre anëtarë të cilët i emëron Presidenti i Republikës.

Këshilli shqyrton çështje lidhur me sigurinë dhe mbrojtjen e Republikës dhe i jep propozime Kuvendit dhe Qeverisë.

Deri më tani (30.03.2017) nuk ka informacion se është thirrur Këshilli i Sigurisë dhe se për këtë trup është paraqitur në Parlament dhe deri te Qeveria nuk ka asnjë përfundim në lidhje me ndonjë sulm të shtetit, dhe sipas të cilëve do të vepronin këto institucione.

Po ashtu, deri më tani nuk ka informacione se janë thirru shërbimet e sigurisë – Agjencia për Zbulim dhe Drejtoria për Siguri dhe Kundërzbulim dhe ketë ketë informuar presidentin e shtetit dhe Kuvendin se disponojnë informacion për atë, kushtimisht, se janë rrezikuar institucionet demokratike, siguria dhe rendi i shtetit.

Ashtu që, pretendimi i Gruevskit se është sulmuar shteti jonë, tingëllon çuditshëm dhe ngjanë si mbulesë për hetim të krimit dhe korrupsionit të cilët i kryen PSP dhe të cilët rëndojnë mbi njerëzit në majën e VMRO-DPMNE-së. Dhe, është më se e qartë, se pikërisht nga ajo frikë e hetimeve vjen edhe alarmimi në stilin: ose unë do të udhëheq shtetin, ose nuk do të jetë më!

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Olivera Vojnovska

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.