Gratë e vaksinuara nuk lindin fëmijë me sy të zi, mjekja Sapundzija rekomandon vaksinimin

Në “Fejsbuk” personi Maksim Abazi shpërndan dezinformatë se gratë e vaksinuara me një nga vaksinat kundër Kovid-19 lindin fëmijë me sy komplet të zi për shkak të ndryshimit në ADN-në e tyre. Kjo rezultoi të mos jetë e vërtetë, teorinë e rrëzoi edhe nëna e fëmijës në videon e publikuar si dhe mjekja Simona Sapundzija e cila rekomandoi të gjitha grave shtatëzëna të vaksinohen, që të jenë të mbrojtura nga komplikimet e mundshme, shkruan Portalb.mk.

Maksim Abazi në postimin e tij ka theksuar se për të mbështetur tezën e tij se gratë e vaksinuara lindin fëmijë me sy të zi, ekziston një video, të cilën edhe e ka postuar, ai pretendon se vaksinat janë të alternuara në ADN-në e tyre.

“Disa gra të vaksinuara me dopio dozë po lindin fëmijë me sy komplet të zinj. Është alternuar ADN e tyre. Apo videot nuk janë reale” shkruan Maksim Abazi në “Fejsbuk”.

E para, videoja të cilën e ka publikuar personi i lartëpërmendur është nxjerrë totalisht nga konteksti. Për këtë, ekipi i “The Truth or Fake” kanë kontaktuar prindin e fëmijës në video për të pyetur në lidhje me videon e fëmijës që po shpërndahet në internet dhe pretendimet se sytë i ka të zi për shkak të vaksinës kundër Kovid-19.

Ajo kishte deklaruar se fëmija është mirë pa asnjë problem me sytë, tha se ka pasur lindje të hershme, që spjegon pamjen e saj pak të pazhvilluar. Ndërkaq, ajo tha se nëna e saj tha se ajo fare nuk kishte pranuar vaksinën kundër virusit korona para apo gjatë shtatëzanisë, por disa muaj pasi kishte lindur.

A duhet që gratë shtatëzëna të vaksinohen?

Mjekja Simona Sapundzija për Portalb.mk theksoi se vazhdimisht po bëhen hulumtime në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave kundër virusit korona te gratë shtatëzëna, megjithatë, shtoi se një gjë është vërtetuar, se vaksinat janë të sigurta dhe rekomandohet marrja e tyre nga gratë shtatëzëna.

“Hulumtimet shkencore në lidhje me sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave kundër Kovid-19 gjatë shtatëzanisë janë ende të limituara, çdo ditë shtohen. Ajo që deri tani është vërtetuar është se përfitimet nga vaksinat janë shumë më të mëdha se rreziqet potenciale që mund të vijnë. Ja çka është vërtetuar deri tani:

  • Vaksina kundër Kovid-19 nuk shkakton infektim as të nëna dhe as te foshnja. Asnjëra vaksinë nuk përmban virus dhe nuk shkakton Kovid-19.
  • Hulumtimet fillestare për sigurinë e vaksinave mRNA (Moderna apo Pfizer-BioNTech) tregojnë se nuk duhet të jemi të shqetësuar në qoftë se vaksinohemi gjatë vaksinimit. Nuk është regjistruar rritje e aborteve spontane te gratë të cilat kanë pranuar vaksinat mRNA.
  • Vaksinimi gjatë shtatëzanisë mund të mbrojë edhe foshnjen.

Çdo ditë punohet në hulumtime klinike për të vërtetuar sigurinë e vaksinave kundër Kovid-19 te gratë shtatëzëna” tha mjekja Simona Sapunzija.

Ajo shtoi se rreziku që gratë shtatëzëna të kalojnë më rëndë virusin korona është më i lartë krahasuar me gratë të cilat nuk janë shtatëzëna, Sapundzija tha se gjasat janë të mëdha që gratë shtatëzëna të infektuara me virusin korona të kenë lindje të parakohshme dhe komplikime tjera.

“Edhe pse rreziku i fotografisë të rëndë klinike nga Kovid-19 te gratë të cilat janë shtatëzëna është i vogël, gjithssesi ekziston rrezik më i lartë krahasuar me gratë të cilat nuk janë shtatëzëna. Fotografi e rëndë klinike do të thotë nevojë për hospitalizim, trajtim intenziv, nevojë për mbështetje të oksigjenit si dhe përkeqësim i gjendjes e cila mund të rezultojë me vdekje. Gratë shtatëzëna të cilat janë të infektuara me Kovid-19 kanë gjasa të mëdha të lindjes së parakohshme si dhe rrezik të lartë të komplikimeve gjatë shtatëzanisë” tha mjekja Simona Sapundzija për Portalb.mk.

Ndryshe, mjekja Simona Sapundzija rekomandoi të gjitha gratë shtatëzëna të vaksinohen, shtoi se nuk përbën problem në qoftë se ata janë gjidhënëse apo jo, tentojnë të ngelin shtatëzënë apo planifikojnë që në të ardhmen të kenë fëmijë. Sipas saj, vaksinimi të mbron nga fotografia e rëndë klinike dhe dihet që nëna e shëndoshë është shumë e rëndësishme për foshnje të shëndetshme.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari