Fotoja e një fëmije të vendosur në një shpejtësimatës është e vjetër dhe nuk është nga vendi

Foto: screeshot nga një pjesë e postit

Lajmet e destinuara për mbledhjen e klikimeve publikohen në Facebook, në një mediumi që boton në gjuhën maqedonase, është pakontekst dhe me një foto që po qarkullon në internet që prej vitit 2016

 

Një postim në Facebook i Prilep denes (Prilepi sot) manipulon publikun me tekst dhe një foto në lidhje me sigurinë në komunikacion.

Është një tekst me titull “(Foto) Një lëvizje që preki policitë e trafikut: Ata ndaluan një makinë shoferi i së cilës kishte…”

Lajmi që shpërndahet, ndër të tjera, thotë:

Kjo është një mënyrë e shkëlqyeshme për të përmirësuar sigurinë e ngasjes. Policia e trafikut ndaloi një makinë gjatë një kontrolli rutinë dhe kishte diçka për të parë.

Paneli i instrumenteve ishte krejt i pazakontë. Një foto e një djali ishte ngjitur në shpejtësimatës. Kur u pyetën pse shoferi e bëri këtë, ata ishin të kënaqur me përgjigjen.

-Ai është djali im. “Sa herë që shoh atë foto, e di që nuk duhet të ngas më shpejt se 100 në orë, unë jetoj për shkak të tij” tha shoferi, i cili bëri që policia të buzëqeshë.

Kjo është një ide e mrekullueshme dhe do të parandalonte shumë aksidente. Ndani për të përhapur këtë ide që mund të shpëtojë shumë jetë

Postimi që po shqyrtojmë nuk ka kontekst. Edhe pse vetë njoftimi mund të interpretohet se shkon në drejtim të rritjes së sigurisë në trafik, teksti dhe titulli lajmit mbi të gjitha janë bërë vetëm për të marr më tepër klikime, përkatësisht informacioni për klikim.

Kërkimi ynë në internet tregoi se informacione të ngjashme, me të njëjtën foto, u botuan disa vjet më parë, kryesisht në bloge private, profile të mediave sociale dhe disa media. Vetëm një herë është botuar në dy faqe media në vend, dhe kjo ishte në vitin 2018 në faqen e Maqedonia Sot, e cila sot nuk ekziston dhe po atë vit në faqen e Motika, ku mund ta shihni akoma.

Postimi më i vjetër në internet që mund të gjendej u botua në 2016 në gjeneratorin amerikan të rrjeteve sociale Reddit. Që nga Prilli i vitit 2016, 9 postime të tjera me foto identike janë vërejtur në këtë rrjet.

Që atëherë, një përsëritje e kësaj fotografie mund të shihet në shumë faqe, bloge dhe rrjete në të gjithë botën në çdo vit kalendarik, dhe të gjitha postimet mund të shihen në këtë adresë të kërkimit me anë të fotografisë TinEye.

Bazuar në faktet që kemi, mund të vlerësohet se njoftimi është pa kontekst. Nuk mund të konfirmohet se ngjarja ka ndodhur diku në Maqedoninë Veriore, dhe duke qenë se ajo u botua në Prilep Denes, nuk mund të pretendohet se është në zonën e Prilepit. Dhe njoftimi me foton e parë, dy policë të trafikut me shenja të MPB-së, asocon në atë se se kjo ndodh diku në vend tonë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.