Fotografia me flamurin shqiptar nga “selfia” e Zaevit në emisionin “Një me një” është fotomontazh

Fotografia e liderit të LSDM-së dhe ish-kryeministrit, Zoran Zaev, në të cilën ai bën “selfie” në sfond me njerëzit që gjoja mbajnë një flamur shqiptar, është fotomontazh që përhapet në rrjetet sociale. Fotografia origjinale është bërë pas xhirimit të emisionit argëtues “Një me një”, ku Zaev ishte mysafir dhe pas xhirimit bëri “selfie” me publikun.

Linku deri te artikulli origjinal: Një foto shumë “drunj”

Data dhe koha e publikimit: 21.2.2020

Data e recensionit: 24.2.2020

Recenzues: Sillvana Zhezhova

Në profilin e emisionit argëtues “Një me një” në Facebook është publikuar edhe një tekst me fotografinë origjinale, e cila është montuar, si njoftim për vizitën e Zaevit.

“Zoran Zaevi do të jetë mysafir i Zhares në ‘Një me një’ në emisionin që do të emitohet të dielën në orën 18:30 në Kanal 5. I relaksuar dhe në disponim, ish-kryeministri erdhi në xhirim, ndërsa pas xhirimit bëri një “selfie” me publikun”, thuhet në tekstin e njoftimit të emisionit që u emetua më 23 shkurt (E DIEL).

Në fotografinë e rreme në të cilën është montuar flamuri shqiptar, duket sikur publiku e mban atë. Në fotografinë origjinale, nuk ka flamur shqiptar.

Në rrjetet sociale u përhapën edhe fotografi të tjera të Zaevit me flamur shqiptar, të shoqëruara me komentet “E pranoi, ne nuk jemi parti maqedonase”.

Komentet e fotomontazhet këtilla, me gjasë, janë nxitur nga deklarata e Zaevit se LSDM-ja “do të mbledhë forca për të bërë koalicion parazgjedhor me parti shqiptare”, por edhe se “ata nuk janë parti maqedonase, por multietnike”.

“Ne nuk jemi më parti politike maqedonase – ne jemi një parti multietnike me elektorat dominues maqedonas, por e tillë është edhe përbërja etnike e shtetit”  – tha Zaevi.

Me fotografitë e Zaevit me flamurin shqiptar bëhen përpjekje për ta portretizuar LSDM-në si parti shqiptare. Por, sipas deklaratave të kreut të partisë, një gjë është të thuash se “do të përpiqesh të krijosh koalicion me partitë shqiptare” dhe krejt tjetër se “LSDM-ja nuk është më parti maqedonase, por parti multietnike”. Multietniciteti nuk i përfshin vetëm shqiptarët, por edhe pjesëtarët e bashkësive të tjera etnike që jetojnë në vend. Ndërsa koalicioni midis partive politike maqedonase dhe shqiptare nuk është asgjë e re në skenën politike.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.

Your email address will not be published.