Foto-puthja e Zelenskit me Makronin është montazh

Фото: Принтскрин ФБ пост

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, Zelenski është bërë një objektiv i vazhdueshëm i dezinformatave homofobike në përputhje me retorikën e Kremlinit, i cili e kuadron konfliktin si një luftë kundër Perëndimit dhe vlerave perëndimore. Kështu është ky postim që tregon një foto të modifikuar të një puthjeje të supozuar mes Zelenskit dhe Makronit. E vërteta është se është një montazh i dy fotove të veçanta ku presidenti ukrainas dhe ai francez puthin gratë e tyre

Një postim në Facebook shpërndau një foto të presidentit ukrainas Voldomir Zelensky dhe presidentit francez Emmanuel Macron duke u puthur në gojë. Kjo foto nuk është e vërtetë, por është një fotomontazh i dy fotove reale, të vërteta.

Pastaj do ta akuzojnë Rusinë 🇷🇺 se ka shkaktuar një luftë bërthamore botërore, (nëse dikush mbijeton) Franca, pra pederi Micron, do të dërgojë trupa në Ukrainë nëse ka një përparim të Rusisë në front, (dhe do të vijë) drejt Odesës ose në Kiev, tha Micron gjatë takimit me liderët e partisë, ata do të kalojnë më mirë se ato të Napoleon Bonapartit dhe Micron do të kthehet në atë që është MICRON.

Por kjo foto është e rreme, pra një montazh. Gjatë montazhit u përdorën dy fotografi të ndara, ku shfaqeshin politikanët duke puthur gratë e tyre dhe jo njëri-tjetrin.

Një kërkim i kundërt i imazhit tregon se ky imazh i rremë u postua për herë të parë në shtator 2022 në DeviantArt, një faqe interneti ku “artistët në zhvillim mund të ekspozojnë, promovojnë dhe ndajnë punën e tyre”.

Sa i përket fotos së Volodymyr Zelenski, e cila është futur pranë Macron-it, ajo është realizuar më 19 prill 2019, gjatë debatit presidencial mes Zelenski dhe Petro Poroshenko në stadiumin Olimpik në Kiev. Në foto shihet Zelensky duke puthur gruan e tij Olena Zelenska.

Fytyra e presidentit francez Emmanuel Macron në montazh është kopjuar nga një foto e tij duke puthur gruan e tij. Ky imazh mund të gjendet në galeri të ndryshme online si dhe në Instagram. Rrobat që të dy kanë veshur në foton me puthjen tregon se ajo është realizuar në vitin 2016 kur Macron mbante postin e ministrit të ekonomisë. Më shumë foto të të dyve në atë event mund t’i shihni këtu, këtu dhe këtu.

Kjo nuk është hera e parë që bëhen montazhe të tilla me këtë foto të Zelenskit. Më parë, një montazh i tillë, me një puthje të supozuar , është bërë me futjen e një fotoje të presidentit amerikan Joe Biden.

Që kur Rusia pushtoi Ukrainën në vitin 2022, Zelenski është bërë një objektiv i vazhdueshëm i dezinformatave homofobike në përputhje me retorikën e Kremlinit, i cili e kuadron konfliktin si një luftë kundër Perëndimit dhe vlerave perëndimore. Më herët, Vërtetmatësi hodhi poshtë një foto që supozohej se tregonte Zelensky në një paradë homoseksuale në Nju Jork, si dhe një video të rreme që supozohet se tregonte presidentin ukrainas duke kërcyer belly dance.

Franca është një mbështetëse e rëndësishme e Ukrainës në përpjekjet e saj ushtarake kundër forcave pushtuese ruse. Mjafton vetëm ky fakt për të përforcuar postimet e rreme dhe manipulimet vizuale në rrjetet sociale, përfshirë edhe postimin që është objekt i këtij shqyrtimi.

Nga të gjitha faktet e renditura, konkludojmë se ky njoftim është i pavërtetë, përmbajtja e tij është ndryshuar, pra tregon një foto të redaktuar të një puthjeje të pretenduar mes Zelenskit dhe Macron. E vërteta është se është një montazh i dy fotove të veçanta që tregojnë presidentin ukrainas dhe francez duke puthur gratë e tyre.



Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.