Filluan të transmetohen drejtpërdrejtë seancat e Këshillit të Komunës së Tetovës

Пр

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në programin “100 ditë Komuna e Tetovës”, të cilin e ka bërë të ditur publikut në një konferencë për media më 16 nëntor, por edhe në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Tetovës, ndër të tjera, premtoi “transmetim të drejtpërdrejtë të Këshillit të Komunës që do të fillojë në seancën e parë konstituive të Këshillit.”

 Premtimi: Transmetim i drejtpërdrejtë i seancave të Këshillit Komunal

[Burim:Faqja oficiale e Komunës së Tetovës, data: nëntor 2021]

ARSYETIM:

 

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami në programin “100 ditë Komuna e Tetovës”, të cilin e ka premtuar në një konferencë për media më 16 nëntor, por edhe në faqen zyrtare në Facebook të Komunës së Tetovës, ndër të tjera, premtoi “transmetim të drejtpërdrejtë të Këshillit të Komunës që do të fillojë në seancën e parë konstituive të Këshillit.” Ky premtim është realizuar.

Seanca konstituive e Këshillit është mbajtur më 18 nëntor dhe është transmetuar drejtpërdrejtë përmes faqes zyrtare në Facebook të Komunës së Tetovës. Kryetari Kasami nga foltorja në sallën e Komunës së Tetovës ku mbahej seancat tha:

Ne do t’i përmbushim të gjitha pikat programore që kemi premtuar, përfshirë edhe këtë premtim, në mënyrë që të kemi llogaridhënie më të madhe. Ne insistojmë në shërbime cilësore për të gjithë qytetarët, në këtë drejtim do të kërkojmë llogari nga të gjithë drejtorët dhe do të përpiqemi që komuna të jetë e hapur për publikun. Për këtë arsye, sot kemi transmetim të drejtpërdrejtë të seancës konstituive të Këshillit.

 Bilall Kasmai kryetari i Komunës së Tetovës Foto: Vërtetmatësi

Kryetari i ri i Këshillit të Komunës së Tetovës, Besar Durmishi tha se transmetimi i drejtpërdrejtë i seancave të Këshillit, përveç që është pjesë e programit “100 ditë Komuna e Tetovës”, është kërkesë e listës së pavarur të këshilltarëve, me qëllim transparencë dhe llogaridhënie më të madhe të vetëqeverisjes lokale.

 Besar Durmishi krytari i ri i Këshillit të Komunës së Tetovës Foto: Vërtetmatësi 

Pra, duke pasur parasysh se seancat e Këshillit të Komunës së Tetovës kanë filluar të transmetohen online përmes faqes zyrtare në Facebook të Komunës së Tetovës, këtë premtim të kryetarit Bilall Kasami dhënë në programin “100 ditë Komuna e Tetovës”, e vlerësojmë si të përmbushur.

BURIME:

  Vlerësoi: Zoran Dimovski


Ky artikull është përgatitur në kuadër të projektit Kontrolli i fakteve për progresin e Maqedonisë së Veriut drejt BE -së, i zbatuar nga Fondacioni Metamorfozis. Artikulli, i botuar fillimisht në Vërtetmatës, është mundësuar nga mbështetja e fondacionit jofitimprurës amerikan NED (National Endowment for Democracy). Përmbajtja e këtij artikulli është përgjegjësi e autorit dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Metamorphosis, NED ose bashkëpunëtorëve të tyre


 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.