Fatmir Izairi

 

Fatmir Izairi tani më dy mandate është kryetar i Komunës së Zhelinës.

JETA PRIVATE

Fatmir Izairi ka lindur me 22 dhjetor në vitin 1962, në fshatin Zhelinë. I martuar dhe babai i dy fëmijëve.

ARSIMIMI

Ka diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe ka specializuar në pediatri në universitetin e “Shën. Kirili dhe Metodij” në Shkup.

KARRIERA

Prej vitit 1993 deri në emërimin e tij si kryetar komune, ka punuar si mjek dhe udhëheqës i poliklinikës “Florens” me pesë veprimtari nga mbrojtja primare shëndetësore dhe me rreth 30 të punësuar në marrëdhënie të rregullt pune.

KARRIERA POLITIKE

Në vitin 2009, në zgjedhjet lokale, është zgjedhur si kryetar i Komunës së Zhelinës, me çka bëhet edhe kryetar i Qendrës në Rajonin e Pollogut. Si përfaqësues i ZELS, është anëtar i Komisionit për ndjekje dhe vlerësim të përmbushjes së kushteve për kalim në fazën e dytë në procesin e decentralizimit fiskal, po ashtu është edhe delegat i Komitetit të përbashkët konsultativ mes Republikës së Maqedonisë dhe Komitetit të rajonit në Unionin Evropian. Në zgjedhjet lokale të vitit 2013, banorët e Komunës së Zhelinës, për herë të dytë i besuan postin e kryetarit të komunës.

BURIME

Ueb-faqja e ZELS – Gazeta prill 2013

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.

Your email address will not be published.