Faktoje: Shqipëria importon mjekë të huaj për kirurgji plastike – mjekët vendas preferojnë Gjermaninë

Shërbimi shqiptarë për verifikimin e fakteve “Faktoje” tash së fundmi analizoi vërtetësinë e deklaratës së zëvendës ministries për shëndetësi Mira Rikacoli, e cila deklaroi se përveç mjekëve të cilët ikin nga vendi, ka edhe fluks të mjekëve të cilët kthehen, gjegjësisht vitet e fundit kjo ministri ka licencuar 88 mjekë.

Sipas “Faktoje” dhe informacioneve të marra nga “Urdhri i Mjekëve” për mjekë të huaj të cilët kanë licencë nga viti i kaluar, në përgjigjen zyrtare të këtij institucioni për “Faktoje” thuhet se në vitin 2018 janë licencuar 57 mjekë, përderisa në vitin 2019 janë licencuar 28 mjekë. Gjithsej, numri i mjekëve të licencuar është 85, përafërsisht siç edhe deklaroi zëvendës ministrja për Shëndetësi Rakacolli. Me këtë arsyetim kjo deklaratë u vlerësuar si e vërtetë. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .