Faktoje: Riatdhesimi nuk ishte falas për të gjithë shqiptarët e kthyer nga jashtë

 

Më tepër se 1.300 shtetas shqiptar mbeten jashtë kufirit si rezultat i pandemisë me “Covid-19”. Kryeministri Edi Rama deklaroi se Qeveria zotohet për kthimin e të gjithë shqiptarëve dhe se shpenzimet do të mbulohen nga “Air Albania”, shkruan shërbimi shqiptar për verifikimin e fakteve “Faktoje”.

Me 27 mars kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook” publikoi se procesi i kthimit të qytetarëve do të zbatohet përmes “Air Albania” dhe se shpenzimet do të mbulohen nga kompania. Një dit më pas, 272 shtetas shqiptar u kthyen nga Italia dhe Kroacia (112 nga Italia dhe 160 nga Kroacia).

Por, në një publikimin tjetër të tij në Facebook, Rama tha se paketa për kthim do të kushtojë 100 euro dhe më pas shtoi edhe një sqarim se çmimi do të varet prej destinacionit.

Çmimi i biletës do të varet prej destinacionit, përderisa pagesa e hotelit në karantinë do të jetë fikse, specifikoi Rama. 

Riatdhesimi u ndalua më pas që të vazhdojë me 18 prill, por këtë herë qytetarët duhej të paguajnë për transportin dhe ushqimin në karantin. Çmimi i biletës arriti deri në 200 euro, varësisht prej destinacionit, ndërsa çmimi i ushqimit në karantinë deri në 7 euro në ditë. Me këtë argumentim, “Faktoje” premtimin e Ramës e vlerësoi si të parealizuar. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.