Faktoje: Rama ndryshoi afatet për rikonstruktim të dëmeve nga tërmeti në Shqipëri

 

Pandemia e “Covid-19” ndryshoi planin për rikonstruktim të dëmeve nga tërmeti në Shqipëri, në veçanti në qytetin e Thumanës.

Së pari, me 16 mars kryeministri Edi Rama, deklaroi se plani për rikonstruktim nuk do të shtyhet ose ndryshojë. Por, sipas shërbimit shqiptar për verifikimin e fakteve “Faktoje”, Rama të mërkurën, me 8 prill, i mbështetur prej Ministrit për Rikonstruktim, Arben Ahmetaj, gjatë vizitës në Thumanë me rastin e fillimit të punëve për procesin e rikonsturktimit, tha se përgjatë këtij viti do të ndërtohen vetëm shtëpi individuale, ndërsa ato kolektive do të shtyhen për më tutje.

Më saktë, përkundër asaj që më herë deklaroi kryeministri Rama, procesi i rikonstruktimit do të ndryshojë. Në vend që të gjithë të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit (2019) të jenë në shtëpitë e reja në vitin 2020, Rama me 8 prill pranoi de deri në fund të dhjetorit planifikohet që të ndërtohen vetëm shtëpitë individuale.

Mbi bazë të këtyre argumenteve, “Faktoje” deklaratën e kryeministrit Rama për procesin e rikonstruktimit, e vlerësoi si gjysmë të vërtetë. 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.