Faktoje: Në misionet e paqes jashtë Shqipërisë nuk ka 14 përqind gra
Shërbimi shqiptar për verifikimin e fakteve “Faktoje”, tash së fundmi (20.11.2019) analizoi deklaratën e ministres për Mbrojtje të Shqipërisë, Olta Xhaka, e cila pretendon se ka rritje të numrit të grave jo vetëm në politik, por edhe në fusha të tjera të rëndësishme.
Sipas verifikimit të “Faktoje”, deklarata e ministres se “si asnjëherë më parë, 14% e personelit me mision jashtë shtetit janë gra”, është e pavërtetë. Më saktë, sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes së Shqipërisë, por edhe sipas llogaritjeve të “Faktoje” në dy vitet e fundit gratë të cilat kanë marr pjesë në misione të paqes në rastin më të mirë nuk e tejkalon 5%.
Nga verifikimi i kryer i “Faktoje” konstatuan se përqindja e vendosur e grave të cilat kanë marr pjesë në misione të paqes jashtë shtetit (14%) nuk përputhet me realitetin, andaj deklaratën e ministres për Mbrojtje Xhaka e vlerësuan si të pavërtetë.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari