Faktoje: Kovid-19 rrit rrezikun për shtim të kontrabandës së kanabisit në Shqipëri
Masat restriktive kundër shpërndarjes së “Covid-19” vetëm përkohësisht “dënuan” rritjen dhe tregtinë ilegale me kanabis edhe në Shqipërisë. INTERPOL dhe Qendra evropiane për monitorim dhe varësisë nga droga njoftojnë se kanabisi i prodhuar në Shqipëri pritet që të mbush zbrazëtirat në tregun evropian. Edhe drejtori gjeneral në policinë shtetërore, Ardi Veliu, pranoi se fenomeni i kultivimit të narkotikëve ka trend në rritje këtë vit. Nga ana tjetër, mungesa e kontrollit italian ajror të “Garda di Finanza”, “favorizon” në këtë rast edhe kontrabandën me drogë.
Përderisa në Shqipëri pritet legalisht që të lejohet kultivimi dhe tregtia me kanabisin mjekësor, kultivimi ilegal i bimëve narkotike pritet që këtë vit të rritet.
Kjo është publikuar në raportin më të ri të INTERPOL dhe Qendrës Evropiane për monitorim dhe varësi nga droga.
“Kufizimi global i rrugëtimi dhe masave të tjerët si rezultat i pandemisë Covid-19 kanë ndikim të përkohshëm mbi tregun evropian të drogave, që çon në mungesë dhe rritje të çmimeve të llojeve të narkotikëve, por situata është lëndë e ndryshimit të shpejtë” – thuhet në raport.
Ekspertët vlerësojnë, se të njëjtat rrugë për transfer të narkotikëve i shfrytëzojnë edhe gjatë tregtisë me njerëz, gjegjësisht transferim të migrantëve përmes rrugëve ballkanike, edhe Shqipëria.
Drejtori i policisë shtetërore, Ardi Veliu, përderisa informoi para Komisionit kuvendor për siguri me 29 maj, pranoi se këtë vit ka rritje në raport me kultivimin e narkotikëve në Shqipëri. Edhe eksperti për ekonomi, Zef Preçi, pretendon se mungesa në tregun evropian pritet të “mbushet” me kanabisin nga Shqipëria.
Rreziku i rritjes së kultivimit të kanabisit është rritur me faktin se këtë vit nuk ka pasur kontroll ajror nga qeveritë italiane për ndjekjes të tregtisë me kanabis.
Përderisa Shqipëria vazhdon të konsiderohet is prodhuesi me shumicë i kanabisit, ndërsa fokusi i qeverive është mbi situatën e krijuar nga “Covid-19” dhe përderisa vazhdon mos të ketë mbikëqyrje ajrore të “Garda di Finanza”, rreziku i rritjes së kultivimit të kanabisit mbetet real.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari