Është rritur shuma e ndihmës sociale
LSDM në periudhën parazgjedhor dha premtimin në vazhdim të cilin e vlerësojmë si të realizuar:
Në ligjin për ndihmë sociale do të implementojmë edhe Program për të hyra minimale adekuate, përmes të cilët personat që jetojnë në varfëri, do të marrin kompensim të para si plotësim të të ardhurave të tyre që të kalojnë mbi kufirn e varfërisë. Personat që nuk kanë të ardhura të tjera, do të marrin 12.000 denarë në muaj. Familjet me të ardhura nën 12.000 denarë, do të marrin mbështetjen e munguar për të arritur këtë shumë. (Për shembull, nëse në familje ka të ardhura prej 4.000 denarë, shteti do të ndihmojë edhe me 8.000 denarë plus). Programi do të zhvillohet në dy faza duke filuar prej vitit 2018.
[Burimi: LSDM – Plani për jetë në Maqedoni, faqe 215 – data 2016]
ARSYETIM:
Premtimi për herë është vendosur në program në faqe 52 si pjesë e Programit për uljen e varfërisë në vend, dhe më pas është përsëritur në faqen 2015, si një prej masave në politikën sociale. Ky premtim është realizuar tërësisht sepse reforma e re e plotë e mbrojtjes sociale është siguruara me Ligjin e ri të miratuar para një muaji, ndërsa deri tani, me ndryshimin e tyre deri para disa ditësh është bërë edhe implementimi i parë i reformës në praktik, me pagesën e parë të ndihmës sociale të shfrytëzuesve në muajin e parë.
“Vërtetmatësi”, iu kthye këtij premtimi gjatë vitit 2018 me vlerësimin se është duke u realizuar, sepse reforma u përfshi dhe Ligji i ri u paraqit në opinion, ndërsa pritej finalizimi në procedurat e Kuvendit.
Prej kur përfunduan të gjithë premtimet, Ligji u votua me 21.05.2019, ndërsa presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski në fund të majit (2019) i nënshkruan dekretet për tre ligje në këtë sferë, mes të cilëve edhe Ligji për ndihmë sociale.
Para disa ditëve filloi edhe pagesa pët rreth 26 mijë shfrytëzuesve të ndihmës sociale, praktikisht, realizimi i këtij premtimi parazgjedhor, për të cilin informoi edhe ministrja përkatëse, Mila Carvoska, ndërsa lajmin transmetuan më tepër mediume. Për shkak të argumenteve të dhëna, mund të jepet vlerësimi se premtimi i socialdemokratëve i cili ju referohet pjesës më të madhe të qytetarëve, është realizuar.
BURIME:
- План за живот во Македонија, стр. 215 – [проверено на:18.06 2019]
- Вистиномер (19.09.2018) – Реформата на социјалната заштита и заштита на децата е во тек – [проверено на 18.06. 2019]
- Веб-страница на Владата (10.06.2019) – Царовска: Собранието го изгласа пакетот …– [проверено на 18.06. 2019]
- ТВ 21(27.05.2019) – Пендаровски ги потпиша указите….– [проверено на 18.06. 2019]
Vlerësoi: Teo Bllazhevski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari