Është rinovuar shtegu i atletikës në qendrën sportive në Kavadar

Kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitrko Jançev gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale (tetor 2017) në suaza të rikonstruktimit të qendrës sportive “Jasmin” premtoi edhe:

Renovimin e shtegut për atletikë në QS “Jasmin”

 [Burimi: Pres24 (Projektet e premtuara Mitko Jançev në zgjedhjet lokale të vitit 2017 në Kavadar, data:   tetor 2017]

 

ARSYETIM:

Premtimi zgjedhor i kryetarit të Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev për rinovimin e rrugës për atletikë në qendrën sportive “Jasmin”, është realizuar. 

Gjjatë vititt 2018 është realizuar edhe asfaltimi i shtegut për atletikë, ndërtimi i qendrës sportive dhe është instaluar ndriçimi i ri në terren dhe në shtegun për atletikë.

Shtegu i atletikës nga ana e jashtme është rregulluar me skeda të reja, ndërsa shtrati është ndërruar me asfalt me trashësi prej 5 cm me sipërfaqe prej 3.150 metra katror. Përkrah asfaltimit të shtegut, projekti përfshiu edhe zgjerimin e pjesë me gjatësi prej 100 metra, si dhe rivitalizimin e ndriçimit publik. Në suaza të këtij projekti është kryer ndërrim i tërësishëm i rrjetit nëntokësor në 14 shtyllat ekzistuese të vendosura rreth shtegut për atletik.

Në një pjesë mediumeve dhe ne ueb-faqen e Komunës së Kavadarit janë publikuar informacione dhe fotografi.

Rinovimin i shtegut për atletikë në qendrën sportive “Jasmin” përmendet edhe mes projekteve të realizuara Llogaridhënien (faqe 3) e kryetarit Jançev për dy vitet e mandatit të tij. Për rikonsturktimin e kësaj qendre sportive thuhet:

Terreni i QP Jasmin morri pamje të re. Është kryer edhe asfaltimi i shtegut, ndërtimi i kompleksit dhe ndriçimi i plotë. 

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.