Është ndërtuar rrethorrotullimi në Berovë
Projekt: ASFALTIMI I RRUGËS DHE LAGJEVE Ndërtim i rrethrrotullimit modern në hyrje të qytetit të Berovës. (Afati: viti 2015)
ARSYETIM
Unazën në hyrje të Berovës e premtoi në programin e tij politik për zgjedhjet lokale në vitin 2013 kandidati i VMRO DPMNE-së për kryetar në Komunën e Berovës, Dragi Naxhinski. Ky projekt është në faqen 32 të programit, ku thuhet se afati për realizim të këtij programi politik është viti 2015. Sipas asaj që kuptuam, ky premtim i Naxhinskit është realizuar me vonesë prej tetë muajsh. Rrethrrotullimi, gjegjësisht siç është emëruar në programin e kandidatit të VMRO DPMNE-së “zgjidhja me rrethorrutllime e komunikacionit” duhej të zëvendësoj udhëkryqin në rrugën Marshall Tito në hyrje të Berovës, rrugës për në Strumicë dhe rrugës për kah fshati Smojmirovo. Deklaratat e para për realizim të premtimit janë diku para skadimit të afatit, gjegjësisht me 3 nëntor të vitit 2015. Siç thuhet në lajm, është zgjedhur ndërtuesi, ndërsa zgjidhja e re është pjesë e Programit për zhvillim 2016-2018 e Komunës së Berovës. Për unazën janë siguruar 8.530.000 denarë.
I gjithë investimi për këtë projekt do të kushtojë 8.530.000 denarë të cilët u siguruan nga ana e Agjencisë për mbështetje financiare në zhvillim bujqësor dhe rural dhe nga Buxheti i Komunës së Berovës dhe për të njëjtin tani më është zgjedhur ndërtues me të cilin është duke u nënshkruar marrëveshja për realizim.
Duke kërkuar në ueb-faqet e mediumeve maqedonase, arritëm te shumë pak lajme për realizimin e këtij premtimi. Në një lajm të 3 gushtit të këtij viti, kuptojmë se unaza në hyrje të Berovës, gati se është duke përfunduar, gjegjësisht është duke funksionuar, ka mbetur vetëm rregullimi nga kopshtari dhe ndërtimi i trotuareve, siç mund të shihet edhe në fotografi. Që rrethorrotullimi është shfrytëzuar që nga fillimi i gushtit na e vërtetuan banorët e Berovës. Punët më pas kanë përfunduar dhe me 8 shtator të këtij viti rrethrrotullimi është lëshuar në përdorim me ceremoni solemne, kuptojmë nga informacioni i publikuar në ueb-faqen e Komunës së Berovës, si dhe fotografitë e publikuara në të. Sipas kësaj, premtimi i Dragan Naxhiskit për “rrethorrotullim bashkëkohore në komunikacion në hyrje të qytetit të Berovës” është realizuar.
BURIME
- (2013) Изборна програма на ВМРО-ДПМНЕ за локални избори 2013-2017 – Драги Наџински – НОВИ ДЕЛА ЗА НОВ НАПРЕДОК, НОВИ ДЕЛА ЗА ПОДОБРО БЕРОВО! (Стр. 32) [Пристапено на 23.11.2016]
- (03.11.2015) Канал+ – Берово ќе добие нов кружен тек [Пристапено на 23.11.2016]
- (03.08.2016) Вечер – Кружен тек на влезот во Берово [Пристапено на 23.11.2016]
- (19.09.2016) Општина Берово – Пуштена во употреба кружната раскрсница на влезот во Берово [Пристапено на 23.11.2016]
Vlerësuar nga: Sasho Spasoski
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari