Është keqpërdorur deklarata e Filipçes për mbajtjen e maskave e dhënë para gjashtë muajve

Në rrjetin social “Facebook” kohët e fundit janë shfaqur postime manipuluese në të cilat tallen mjekët dhe autoritetet shëndetësore, dhe, mbi të gjitha, Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipce, për shkak se nuk kanë një qëndrim konsistent për mbajtjen e maskës mbrojtëse:

Hajde mjekë, thoni diçka tani. Keni dalldisur maska, maska…Qëndrim në Facebook (12.08.2020)

Tani do të thotë se prej nesër nuk do të mbahen maskat askund përveç të sëmurëve, ashtu? Qëndrim në Facebook (14.08.2020)

Dhe, si “provë kurore” për postime të tilla, është bashkëngjitur një video e vjetër – një deklaratë e shkurtër e Ministrit Filipce, e cila është vendosur sikur të ishte e re, megjithëse ishte dhënë gjashtë muaj më parë. Në të ai thotë:

Duke pasur parasysh kërkesën e madhe për maska ​​mbrojtëse, duke pasur parasysh mënyrën e transmetimit të virusit, jo vetëm me rrugë kapilarike, ose nëpërmjet frymëmarrjes, por edhe me rrugë tjera, me duar të papastra, maskë mund të jetë vetëm një rrezik shtesë i infeksionit. Maska duhet të vishet vetëm nga një person i infektuar në mënyrë që të mos përhapet infeksioni.

Në çfarë konsiston manipulimi?

Së pari, konteksti kohor është zhvendosur qëllimisht, gjë që është shumë e rëndësishme në këtë rast. Bëhet fjalë për një fragment të deklaratës së Filipcës, dhënë më 26 shkurt, në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin teknik Oliver Spasovski dhe mjekun Zharko Karaxhovski, kryetar i Komisionit për sëmundje infektive ( nga minuta 6.45 deri në minutën 7.13 të videos ). Është momenti kur është regjistruar rasti i parë i koronavirusitr në vend – një grua nga Shkupi në moshën 50 vjeç, e cila ka qëndruar në Itali, dhe hyri në vend përmes pikës kufitare Tabanovcë.

Së dyti, kur shikoni nga afër videon origjinale nga konferenca për shtyp, mund të shihni që ministri në fakt po thotë se po bën një  “apel për publikun” dhe shton: ” Duke pasur parasysh kërkesën e lartë për maska ​​mbrojtëse, duke pasur parasysh mënyrën se si transmetohet virusi , jo vetëm me rrugë kapilare ose të frymëmarrjes, por edhe tjera, me duar të papastërta, maska mund të jetë vetëm një rrezik shtesë i infeksionit. Maska duhet të vishet vetëm nga një person i infektuar në mënyrë që të mos përhapet infeksioni. ( nga 6.45 në 7.13 minuta të videos )

Sidoqoftë, në videon e postuar në Facebook (në të dy postimet) nuk ka asnjë pjesë ku ministri thotë: “një apel tjetër për publikun”, i cili, megjithatë, jep një konotacion të ndryshëm për atë që u tha, duke pasur parasysh periudhën kur u dha deklarata, si dhe se pas sinjaleve të para të transmetimit të epidemisë nga Kina në Evropë, qytetarët filluan të blinin maska ​​mbrojtëse masivisht nga frika. Epo, për kohë shumë të shkurtër nuk mund të gjendeshin nëpër barnatore, dhe ku mund të gjendeshin ata ishin dukshëm më të shtrenjtë në krahasim me periudhën para-epidemike. Dhe kjo nuk ishte kështu vetëm te ne, por edhe në shumë vende të tjera evropiane.

Do të thotë, rrethanat ishin krejtësisht të ndryshme nga ato aktuale. Epidemia e Covid-19 filloi të përhapet në Itali, dhe në vendin tonë, të përsëritim, kishte vetëm një rast të konfirmuar zyrtarisht. Prandaj, tabloja shëndetësore dhe epidemiologjike në atë periudhë (fundi i shkurtit) dhe tani, është e pakrahasueshme. Në një situatë ku kishte pak pacientë në vend, dhe nga ana tjetër kishte mungesë serioze të maskave në barnatore, rekomandimi i autoriteteve shëndetësore ishin që maskat të visheshin ​​vetëm nga sëmurët, në mënyrë që të ketë për stafin mjekësor. Në fakt, në atë kohë edhe rekomandimi i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) ishte i njëjtë.

Vetëm për të rikujtuar, rekomandimi zyrtar i OBSH- së nga 30 Mars ishte që maskat nuk duhet të vishen nga njerëzit e shëndosh, por vetëm nga ata që janë të sëmurë dhe kanë simptoma, si dhe nga profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe ata që kujdesen për njerëzit e infektuar me koronavirus. Sipas deklaratës  së atëhershme të drejtorit të OBSH-së për situata emergjente, Michael Ryan, të transmetuar nga CNN, nuk ka asnjë provë konkrete që do të sugjeronte që veshja e maskave të ketë përfitime të mundshme, por përdorimi në mënyrë jo të rregullt mund të bëjë më shumë dëm sesa të mirë në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.

Ekziston gjithashtu një problem global i mungesës së maskave dhe ilaçeve të tjera për mbrojtje. Personat më të rrezikuar janë personeli shëndetësorë, të cilët janë të ekspozuar ndaj rrezikut çdo sekondë të ditës. Mendimi se nuk kanë maska ​​është i tmerrshme, ” tha Ryan në një konference shtypi në Gjenevë.

Në qershor, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) ndërroi mendje për maskat ​​mbrojtëse dhe komunikoi që ato duhet të vishen në publik për të parandaluar përhapjen e virusit korona. OBSH-ja zgjeroi rekomandimet e saj për përdorimin e maskave dhe tha se në vendet ku virusi mund të përhapet në mesin e njerëzve, maskat ​​duhet të vishen kur distanca sociale është e pamundur, siç është transporti publik ose në shitore.

Në Maqedoninë e Veriut, detyrimi për të mbajtur maska ​​mbrojtëse në të gjitha hapësirat publike të mbyllura siç janë: transporti publik, tregjet, bankat, zyrat postare, klinikat, spitalet, institucionet, si dhe në hapësirat e hapura, ku nuk ka mundësi të mbahet një distancë prej dy metra, siç janë: tregjet, qendrat e hapura tregtare, rrugët e ngushta, stacionet e autobusëve, etj., u morr në fund të prillit dhe hyrë në fuqi më 1 maj. Që atëherë, për mospërmbushje të kësaj mase, janë shqiptuar gjoba në vlerë prej 20 euro për shtetasit maqedonas dhe të huaj.

Postimet në Facebook, nga ana tjetër, japin përshtypjen që Filipce tani (mesi i gushtit) deklaroi që maska ​​nuk duhet të vishen, dhe ky lloj manipulimi është arsyeja për një numër komentesh. Disa nga komentet kërkojnë që paratë të kthehen për të gjithë ata që janë gjobitur për mos veshjen e maskës, por ka edhe nga ata me përmbajtje fyese dhe gjuhë urrejtjeje, në drejtim të Ministrit Filipce.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.