Është gënjeshtër që duhet të kalojnë të paktën 6 muaj pas vaksinimit para se të planifikohet shtatzënia

Фото: pixabay.com

Asnjë nga prodhuesit e vaksinave nuk ka deklaruar se gratë duhet të presin një kohë pas vaksinimit para se të përpiqen të ngelin shtatzëna. Asnjë burim zyrtar informacioni nuk rekomandon pritje nga 6 deri në 2 vjet para planifikimit të një shtatzënie, siç dezinformon ky postim në Facebook. Një gjë e tillë nuk thuhet në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), as në rekomandimet e Qendrës Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC). Këto të dhëna nuk janë marrë as me ndonjë hulumtim i bërë nga një institucion mjekësor relevant. Njoftime të tilla dhe të ngjashme që pretendojnë se vaksinat shkaktojnë sterilitet janë vetëm një nga mënyrat në të cilat lëvizjet kundër vaksinave përpiqen që përmes informacionit të rremë dhe ngjalljes së frikës, t’i bindin qytetarët të mos vaksinohen, raporton Vërtetmatësi.

Një postim  në Facebook  shpërndan një fotografi të një teksti në të cilin pa kurrfarë provash dhe burimesh thuhet se nuk duhet planifikuar shtatzëni 6 deri në 2 vjet pas vaksinimit. Ky informacion është i pasaktë. Të dhënat zyrtare thonë se përfitimet nga pranimi i vaksinës kundër Kovid-19 i tejkalojnë të gjitha rreziqet e njohura ose potenciale nga vaksinimi gjatë shtatzënisë dhe se nuk ka dëshmi se vaksinat shkaktojnë probleme me fertilitetin tek meshkujt dhe femrat.

Ju që planifikoni shtatzëni, lexoni….

Ky është një informacion të cilin nuk ua tregojnë dhe që kanë frikë ta thonë?!?!

Pra, ja sa e dëmshme është…

Меtatraksat” mos na ishte që nuk duhet të ngelin shtatzënë?, thuhet në postim.

Nga të gjitha vaksinat në dispozicion në vendin tonë, vetëm prodhuesi i vaksinës ruse „Sputnik“ në udhëzuesin për përdorim ka theksuar se ajo nuk rekomandohet për shtatzëna dhe lehona, por deklaron se ende nuk janë bërë analiza për raste të këtilla:

Ilaçi nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë dhe laktacionit, sepse nuk është studiuar efikasiteti dhe siguria e tij në këto kushte.

Për vaksinat e tjera nuk ka kurrëfarë provash se janë të dëmshme, as për prcesin e ngjizjes, as se si ndikojnë tek embrioni ose foshnjat nëse ato ushqehen me gji nga nëna që janë vaksinuar.

Мinistria e shëndetësisë nga vaksinat që janë në dispozicion në vendin tonë i rekomandon vaksinat „Pfizer“ dhe vaksinat kineze „Sinofarm“ dhe „Sinovac“, si të sigurta për shtatzënat dhe lehonat.

Asnjë nga prodhuesit e vaksinave nuk ka deklaruar se gratë duhet të presin një kohë pas vaksinimit para se të përpiqen të ngelin shtatzëna. Asnjë burim zyrtar informacioni nuk rekomandon pritje nga 6 deri në 2 vjet para planifikimit të një shtatzënie. Një gjë e tillë nuk thuhet në rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), as në rekomandimet e Qendrës Amerikane për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve (CDC). Këto të dhëna nuk janë marrë as me ndonjë hulumtim i bërë nga një institucion mjekësor relevant.

Përkundrazi, të gjitha institucionet zyrtare rekomandojnë vaksninim të grave shtatzëna, sepse komplikacionet që mund të paraqiten në rast se një shtatzënë sëmuret nga Kovid-19 janë shumë më të mëdha se sa rreziqet nga vaksina. Që nga fillimi i pandemisë kemi qenë dëshmitarë të vdekjes të disa shtazënave si pasojë e infektimit me koronavirus.

OBSH rekomandon vaksinimin e shtatzënave dhe lehonave dhe i vendos ato në grupin e personave të rrezikuar nga Kovid-19 dhe nuk rekomandon shtyrje ose ndërprerje të shtatzënisë pas vaksinimit.

CDC në SHBA rekomandon që të vaksinohen të gjithë personat mbi 12 vjet, përfshirë edhe shtatzënat, lehonat, gratë që po tentojnë të ngelin shtatzëna tani ose në të ardhmen. Gratë shtatzëna rrezikohen të zhvillojnë formë të rëndë të sëmundjes, për dallim nga gratë e tjera që nuk janë shtatzënë.

Format e rënda të sëmundjes paraqesin gjendje që kërkojnë hospitalizim, kujdes intensiv, nevojë për ventilator ose pajisje të veçanta për frymëmarrje, ose sëmundje që mund të ketë si rezultat vdekjen. Përveç kësaj, shtatzënat e prekura nga Kovid-19 rrezikohen nga lindja e parakohëshme dhe mund të rrezikohen edhe nga pasoja të tjera negative nga shtatzënia, për dallim nga shtatzënat pa Kovid-19.

Të dhëna të ngjashme publikuan edhe nga Universiteti John Hopkins nga ku thonë se nuk ka arsye për shtyrjen e shtatzënisë pas përfundimit të procesit të vaksinimit.

Gratë që tentojnë të ngelen shtatzëna nuk duhet ta shtyjnë këtë proces për pas vaksinimit, thonë edhe nga Кolegji mbretëror për mami dhe gjinekologë nga Britania e madhe. Përveç kësaj shtojnë edhe se vaksinimi para shtatzënisë ndihmon në parandalimin e infeksionit me Kovid-19 dhe pasojat e rënda të tij.

Pa prova të cilat mund të dëshmojnë vërtetësi, fitohet përshtypja se ky informacion është i trilluar dhe i publikuar vetëm për të ngjallur frikë dhe panik tek popullata, sidomos tek të rinjtë që në të ardhmen e afërt planifikojnë zgjerim të familjes.

Në postim vaksina krahasohet me ilaçin Metatraksat që është toksik dhe me të cilin duhet të manipulojë personel i trajnuar e që përdoret si terapi për shumë lloje të tumoreve malinje, si dhe për artrit reumatoid.

Sipas udhëzimeve për përdorim të këtij ilaçi, të publikuar nga Ministria e shëndetësisë, thuhet se ai nuk duhet të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies dhe se tre muaj para planifikimit të shtatzënisë edhe burri edhe gruaja duhet ta ndërpresin përdorimin e këtij ilaçi. Në të njëjtën kohë, gjatë përdorimit të këtij ilaçi, çifti duhet të përdorë kontracepsion.

Por, në udhëzimet për vaksinat nuk shkruan një gjë të tillë. Kundërindikacionet e shumta të Metatraksatit janë shënuar qartë dhe në mënyrë transparente tek udhëzimet për përdorimin e tij. Udhëzime për përdorim ka cecila prej vaksinave që i kemi në dispozicion kundër Kovid-19, por paralajmërime si ky nuk ka, e as nuk ka rekomandime për shtyrjen e shtatzënisë për një periudhë të caktuar pas vaksinimit.

Postimet e këtilla ose të ngjashme ku thuhet se vaksinat shkaktojnë sterilitet, janë vetëm një nga mënyrat me të cilat antivakserët, me informacione të rreme dhe me ngjalljen e frikës, mundohen t’i bindin qytetarët të mos vaksinohen. Prandaj, mos besoni në çdo informacion që shpërndahet nëpër rrjetet sociale pa pasur dëshmi të forta nga hulumtime dhe institucione relevante.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari