Është dezinformatë që Izraeli bombardoi një kishë të vjetër ortodokse në Gaza

Фото: Принтскрин видео

Kisha e Shën Porfirit në Gaza nuk është bombarduar nga Izraeli. Administrata e Kishës Ortodokse Greke të Shën Porfirit mohoi akuza të tilla, nga aty njoftuan se nuk është dëmtuar dhe se është e hapur për besimtarë dhe refugjatë.

 

Ne po analizojmë një postimFacebook që pretendon se Izraeli ka bombarduar kishën ortodokse të Shën Porfirit në Gaza.

Izraeli sapo bombardoi kishën e tretë më të vjetër në botë. Kisha Ortodokse e Shën Porfirit në Gaza, 1616 vjeç…, thuhet në njoftim.

Pasi grupi militant palestinez Hamas sulmoi Izraelin më 7 tetor të këtij viti, Izraeli u kundërpërgjigj me sulme ajrore në Gaza. Pretendimi se “kisha ortodokse e Shën Porfirit në Gaza është bombarduar” u përhap shpejt në rrjetet sociale.

Administrata e Kishës Ortodokse Greke të Shën Porfirit në Gaza mohoi akuza të tilla. Kisha tha se nuk ishte dëmtuar dhe ishte e hapur për besimtarët dhe refugjatët.

Ju njoftojmë se Kisha e Shën Porfirit në Gaza është e paprekur dhe punon në shërbim të komunitetit tonë. Lajmi që qarkullon për dëmtimin e saj është i rremë. E vlerësojmë shqetësimin tuaj për sigurinë e kishës dhe popullit tonë dhe ju lusim të luteni për ne, thuhet në deklaratën e këtij institucioni fetar. 

Edhe administrata e kishës konfirmoi për AP se ishte dezinformim dhe sipas postimeve të fundit nga faqja e tyre në Facebook, shihet se kisha vazhdon të funksionojë rregullisht.

Kolektivi investigativ Bellingcat trajtoi të njëjtin pretendim duke qarkulluar me një video që pretendonte të tregonte bombardimin e kishës së Shën Porfirit. Bellingcat, megjithatë, gjeti vendndodhjen e saktë të videos dhe përcaktoi se granatimet kishin ndodhur në një pjesë tjetër të Gazës.

E emëruar sipas peshkopit të Gazës nga viti 395 deri në vitin 420, Kisha e Shën Porfirit ndodhet në al-Zaytoun, pjesa e vjetër e qytetit të Gazës, raporton AP. Themeli i kishës daton në vitin 407 pas Krishtit, por ajo u bë xhami në shekullin e 7-të para se të ndërtohej një kishë e re në shekullin e 12-të gjatë kryqëzatave.

Duke marrë parasysh të gjitha më sipër, mund të konkludojmë se kisha e Shën Porfirit në Gaza nuk është bombarduar nga Izraeli. Kisha nuk është fare e dëmtuar, është e hapur për besimtarë dhe refugjatë. Konfirmimi për këtë erdhi nga administrata e kishës.

Për shkak të gjithë kësaj, ne e vlerësojmë postimin si të pasaktë.

 



 

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.