Epidemia e dezinformatave për koronavirusin në Serbi dhe në Greqi

Në suaza të programit të saj për uftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, të cilat shumë shpejt kalojnë dhe kufijtë dhe bëhet pjesë e mediumeve të një shteti tjetër dhe ndonjëherë edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht transmeton se çka është aktuale te shërbimet simotra për verifikimin e fakteve dhe luftës kundërdezinformatave në rajon, gjegjësisht që nga Kroacia në veri, deri në Greqi në jug.

Një prej temave më të nxehta që momentalisht janë pjesë e mediumeve ballkanike dhe rrjeteve sociale është epidemia e koronavirusit që  filloi në Kinë dhe më pas u shpërndahet nëpër botë, duke arritur edhe në Evropë: Si dhe në raste të tjera të ngjashme, filluan të paraqiten edhe dezinformata në këtë temë “të prodhuara” në nivel lokal.

Një rast të tillë identifikoi shërbimin serb kundër luftës së dezinformazave „raskrikavanje.rs“.

Bëhet fjalë për temën në gazetën serbe “Veçernje novosti”, e cila fillon me pretendimin se koronavirusi është i krijuar në laborator dhe me qëllim është lëshuar që të dobësohet ekonomia kineze.

Kjo është mënyra më e ulët që të dëmtohet ekonomia , sepse për shkak të numrit të madh të të sëmurëve stagnon e gjithë ekonomia…Është e mundur që virusi i ri korona të jetë krijuar në laborator për të dobësuar ekonominë kineze, e cila është në ekspansion, thuhet në hyrje të shkrimit. 

Më pas në tekst nuk thuhet se ky është konstatimi i gazetarit ose të një prej bashkëfolësve në tekst, i cili nxjerr spekulime.

Më saktë, menjëherë në tekst jepet deklarata e epidemiologut në pension Radmillo Petroviq, në të cilën thotë se për të është shumë dyshuese se virusi është paraqitur “para Vitit të Ri kinez, kur kinezët udhëtojnë”. 

Por, përveç këtyre spekulimeve, nuk jepet asnjë fakt ose bazë për këto pretendime, konstaton „raskrikavanje.rs“, duke theksuar se bashkëfolësit e tjerë me të cilët është biseduar për këtë temë kundërshtojnë këtë teori konspirative. Kështu, epidemiologu Zoran Radovanoviq, është vendosur kundër spekulimeve të tilla, ka thënë se mundësia që virusi të krijohet në laborator, “sepse nëse dikush dëshiron të bëj luftë biologjike dhe të lëshojë virus në një pjesë të botës, pjesa tjetër e botës njëkohësisht do të duhet të vaksinohet, gjë që do të ishte shumë vështirë për t`u realizuar”

Narrativë të njëjtë sikurse “Veçernje novosti” ka pasur edhe agjencia “Tanjug”, tabloidët “Infomer” dhe “Alo”, si dhe Radiotelevizioni Vojvodina dhe të tjerë, si dhe emisioni “Mentallno razgibavanje”.

Por, pretendimet e tilla nuk përputhen me realitetin, sepse kur bëhet fjalë për armë biologjike, kjo zakonisht shkakton vdekshmëri më të madhe se koronavirusi 2019, shkruan „raskrikavanje.rs“

Dezinformata për koronavirusin me përmbajte tjetër paraqitet edhe nga “Open News-i” grek, në edicionin e lajmeve të të cilit është lëshuar video se si mjeku me kaput të bardhë bie para syve të pacientëve dhe personelit mjekësor. Pretendimet në lajme kanë qenë se kjo ka ndodhur në një spital në Vuhan.

Por, shërbimi grek për luftën kundër lajmeve të rrejshme, Ellinika hoaxes“ është përkushtuar në hetimin e detajeve rreth kësaj videos, me ç’rast ka kuptuat se mjeku me dy kolegët e tij ka qenë i rrahur nga kushëriri i njërit pacient, të cilin kanë tentuar ta reanimojnë. Kur pacienti vdes, kushëriri i është hedhur mjekut dhe ka filluar ta godas, ndërsa mjeku që mblidhet ka qenë shumë rënd i lënduar.

Incidenti nuk ka ndodhur këtë javë, përmbajtja është analizuar nga “Ellinika hoaxes“, dhe ka kobntatuar se është publikuar me 17 janar, dhe jo në spitalin në Vuhan, por në spitalin në Hesiang, 560 kilometra nga Vuhan.

Këtë gazetarët e kanë vërtetuar duke identifikuar videon e parë të publikuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.