Ende nuk dihet nëse do të shtrenjtohet çmimi i energjisë elektrike

Foto nga lajmi që recensojmë.

 

Shkruan: Ardit Ramadani

Me shkronja të mëdha dhe duke përdorur pikën çuditëse, në këtë mënyrë portali „Vecer.mk“ përmes titullit sensacionalit dhe duke u thirrur në ndjenjat e lexuesve, në vrullin e fushatës parazgjedhore plasoi informatë të rrejshme sipas së cilës pas zgjedhjeve do të rritet çmimi i energjisë elektrike.

Autori demanton veten që në rreshtin e parë të lajmit. Edhe pse autori i këtij lajmi ka përdorur të gjitha metodat e mundshme në mënyrë që i njëjti të duket sa më tërheqës për syrin e lexuesve, ai në fakt ka demantuar titullin që nga rreshti i parë i lajmit.

Përderisa në titull thuhet se, “pas zgjedhjeve, do të rritet çmimi i energjisë elektrike”, në lajm shkruan kështu:

Komisioni Rregullator ende nuk ka marrë vendim për atë se a do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike.

Në fillim të këtij muaji, thuajse të gjitha kompanitë energjetike kërkuan shtrenjtimin e energjisë elektrike dhe të njëjtit dorëzuan përllogaritë për shtrenjtimin e tyre. Megjithatë, vendimi për shtrenjtimin ose jo të energjisë elektrike ende nuk është marrë.

Kështu deklaruan nga Komisioni Regullator 3 ditë më herët:

Jemi në bisedime me kompanitë dhe kërkojmë të dhëna shtesë, ky vit është shumë karakteristik. Gjegjësisht edhe në pjesën e shfrytëzimit kemi situatë të pazakontë. Ndoshta kjo procedurë do të vazhdojë edhe gjatë muajit korrik.

Pra, është e qartë se nga Komisioni Rregulator të cilët edhe janë kompetent për shtrenjtimin ose uljen e çmimeve të energjisë elektrike, ende nuk e kanë marrë këtë vendim dhe thonë se kjo procedurë do të vazhdojë edhe gjatë muajit korrik.

Lexuesit duhet të jenë shumë të kujdesshëm dhe asnjëherë të mos e nxjerrin përfundimin bazuar vetëm në titujt e lajmeve, për shkak se ka shumë artikuj si ky që e recenzojmë e sidomos tani në kohë fushate parazgjedhore. Në këtë rast portali ka vlerësuar se me një titull senzacionalit dhe të rrejshëm do të bënte më shumë njerëz ta klikojnë lajmin, i cili në fakt është korrekt, por i nxjerrë jashtë kontekstit përmes titullit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .
Source Vecer.mk

Your email address will not be published.