Edhe këtë vit u mbajt manifestimi “Vera e Kulturës Tetovare”

Foto: Faqja e Facebook-ut të "Vera e Kulturës Tetovare".

 

Premtim: Vera e Kulturës Tetovare – festival ku prezantohen të gjithë format e artit he kulturës 

[Burimi: Programi politik i kryetares së Komunës së Tetovës, Tetuta Arifi në zgjedhjet lokale të vitit 2017, data: tetor 2017]

ARSYETIM:

Në programin parazgjedhor të kryetares së Komunës së Tetovës, Teuta Arifi, në faqen 43, në pjesën ku flitet për manifestime kulturore tradicionale të organizuara nga Komuna e Tetovës, përmendet edhe “Vera e Kulturës Tetovare. Ky premtim i kryetares Arifi është realizuar. 

Këtë verë për gjashtë vjet radhazi u mbajt “Vera e Kulturës Tetovare”, manifestimi zgjati prej katër korrikut deti me dy gusht. Për dallim prej viteve të tjera, këtë vit në program kishte më shumë aktivitete sportive si çiklizëm, ecje dhe çiklizëm malor, informojnë mediumet.

Për realizimin “Verës e Kulturës Tetovare”,  u shpreh edhe drejtori artistik Jeton Pustina, i cili me 12.07.2018 për “Bon Zo” deklaroi:

Koncerte për fëmijë dhe të rritur, shfaqe teatrore, por edhe aktivitete të ndryshme sportive, do të jenë pjesë e edicioni të gjashtë të Verës së Kulturës Tetovare e cila do të zgjas deri me tre gusht. 

Ai më pas shtoi:

Koncertet si zakonisht do të organizohen në sheshin e qytetit, rruga “JNA” ose në të ashtuquajturën rruga e ombrellave, si dhe në “Parkun e gruas”. Ne dërguam porosi deri të të gjithë grupet muzikore të veprojnë në qytet që të marrin pjesë. Përveç koncerteve dhe shfaqeve teatore këtë vit do të kemi më tepër aktivitete sportive si boks, turne të futbollit për femra, kamping malor, defile të motorëve nëpër rrugët e qytetit dhe të ngjashme. 

Komuna e Tetovës përmes faqes së Facebook-ut të kryetares Arifi informoi qytetarët për të gjithë aktivitetet e mbajtura në “Verën e Kulturës Tetovare”, ndërsa qytetarët përveç mediumeve u informuan edhe nëpërmjet faqes së Facebook-ut të “Vera e Kulturës Tetovare”.

Vera e Kulturës Tetovare përfundoi me 2 gusht, por siç njoftoi atë ditë edhe Alsat-M, akoma nuk dihen shpenzimet e plota për këtë manifestim. Nga Komuna e Tetovës atëherë në një deklaratë dhënë për Alsat-m  komunikuan se kjo do të ndodh pas përfundimit të të gjithë aktiviteteve:

Për organizimin e Verës Kulturore Tetovare, 10.000 euro janë dhënë donacion nga Telekomi i Maqedonisë dhe 5.000 nga Shoqata ELEM. Sa iu përket organizimeve të Boksit, Panairit të Mjaltit dhe shfaqjeve të tjera, janë vepër e Shoqatave të cilat kanë aplikuar për t`i realizuar aktivitetet e tyre.

Përsëri, duke pasur parasysh të gjithë informacione e mediumeve, si verifikimi në terren, mund të konstatohet se ky premtim i kryetares së Komunë të Tetovës, Teuta Arifi për mbajtjen e verës kulturore tradicionale në Tetovës, është realizuar. 

 

BURIME:

Vlerësoi: Drilon Saliu

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Ky artikull është përgatitur në kuadër të Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë së politikanëve dhe partive përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis. Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy) dhe Fondit Ballkanik për Demokraci, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA (BTD – The Balkan Trust for Democracy, a project of the German Marshall Fund of the United States), iniciativë e cila përkrah demokracinë, qeverisjen e mirë dhe integrimet euro-atlantike në Evropën Juglindore. Përmbajtja e recensionit është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e Metamorphosis, National Endowment for Democracy, The Balkan Trust for Democracy, projekt i Fondit Gjerman të Marshallit në SHBA dhe partnerëve të tyre.