E Majta nuk tejkaloi zgjedhjet presidenciale në vitin 2019

Foto: Printscreen - YouTube

 

Deklarata e fundit e liderit të të Majtës, Dimitar Apasiev, se partia ka kapërcyer zgjedhjet presidenciale, hasi në reagime të ashpra në rrjetet sociale. Reagimet ishin të drejtimit se Apasiev nuk ka thënë të vërtetën. 

 

Shkruan: Ana Anastasovska 

 

Lideri i të Majtës, Dimitar Apasiev, gjatë pjesëmarrjes në emisionin Vetëm e vërteta në Kanal 5 (Samo vistina na Kanal 5) me 02.03.2020, duke folur për aktivitet zgjedhore të partisë, deklaroi se në zgjedhjet që do të mbahen me 12 prill, janë zgjedhjet e treta në të cilat ka marr pjesë e Majta. Më pas, ai tha një të pavërtetë – se kanë kapërcyer zgjedhjet presidenciale në vitin 2019.

E Majta u riregjistruar, në çdo katër vjet duhet të ri regjistrohemi, dhe tani kemi marr vendim gjyqësor me të cilin është kryer regjistrimi, tani jemi në periudhën e fushatës zgjedhore, edhe pse akoma nuk ka filluar, por partitë e mëdha e kanë filluar që moti. Tani jemi në periudhën e krijimit të listave, krijimin e programit. Këto janë zgjedhjet tona të treta në të cilat marrim pjesë, përkrah atyre parlamentare në vitin 2016 dhe atyre lokale në vitin 2017, zgjedhjet presidenciale i kapërcyem dhe tani shkojmë në këto zgjedhje, ashtu që të do të shohim se çka do të ofrojnë. 

[Burimi: YouTube – Vetëm e vërteta, Kana  5 (04:20-05:00) – data: 14.02.2020]

 

ARSYETIM:

Deklarata e liderit të së Majtës, Dimitar Apasiev, se “kanë kapërcyer zgjedhjet presidenciale”, nuk është e vërtetë, sepse partia në zgjedhjet presidenciale në vitin 2019, në rrethin e dytë, mbështetin kandidaten e VMRO-DPMNE-së, profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova.

Me 30 prill, në vitin 2019, Apasiev, si anëtar i Presidiumit të së Majtës, u takua me Siljanovska Davkova, e cila, siç transmetoi 1TV, deklaroi se pret mbështetjen e të Majtës, sepse kanë qenë në të njëjtën linjë politike.

Apasiev vërtetoi konstatimin e Siljanovska se janë në të njëjtën linjë politike nga koha e Plenumit të profesorëve të në cilin kanë qenë që të dy anëtarë, ndërsa po ashtu, kanë qenë në kampanjë kundër Marrëveshjes së Prespës.

Ne nuk mund të japim mbështetje blanco, ne kemi organe në parti dhe shpresojmë se deri te heshtja parazgjedhore do të kemi qëndrimin tonë definitiv, deklaroi Apasiev në takim me Siljanovska Davkova. 

Disa ditë pas, gjegjësisht me 03.05.2019, e Majta, përmes faqes së saj zyrtare, komunikoi se partia ka vendosur t’i jep mbështetje të Siljanovskas.

Presidiumi i të Majtës, në seancën e mbrëmshme të zakonshme (2 maj 2019), vendosi të mbështes profesoreshën Gordana Siljanovska Davkova si kandidat për president në Republikën e Maqedonisë. Siljanovskan e konsiderojmë si kandidat tipik presidencial. Edhe përkrah mospajtueshmërive tona në disa çështje, e dimë se ajo është një person i ndërtuar me kredibilitet të pakontestueshëm, e cila me efikasitet do t’i kundërshtojnë politikat e koalicionit LSDM-BDI, person e cila udhëhiqet sipas parimit të së drejtës, drejtësisë dhe etikës dhe nuk do të lejojë kompromise në integritetit të saj. Në prag të rrethit të dytë të zgjedhjeve presidenciale, e kuptojmë se është e vështirë të participohet në ngjarjet politike të instrumentalizuara të qeverisë, por pikërisht tani duhet të qetësojmë pasionet dhe të mendojmë me kokë të ftohtë. Sa do rezultojë i arsyeshëm inati kundër elitave të korruptuara, përsëri në këtë zgjedhje – ku zgjedhim personin, dhe jo partinë – bojkotimi do të jetë vetëm në të mirë të zyrtarëve të qeverisë dhe do të mundësohet që spikeri aktual i Kuvendit të kryejë detyrën e presidentit, thuhet mes tjerash në komunikatën e të Majtës. 

Është e vërtetë se e Majta nuk ka pasur kandidatin e saj në zgjedhjet presidenciale, por partia mbështeti kandidatin e VMRO-DPMNE-së dhe me këtë u kyç në garën zgjedhore. Duke pasur parasysh, deklarata e Apasiev se “E Majta ka kapërcyer zgjedhjet presidenciale”, e vlerësojmë si të pavërtetë. 

 

BURIME:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.