Duke e kërkuar Zaevin nën flamurin shqiptar kanë harruar ta përfundojnë lajmin

[Recension: Nën flamurin shqiptar Zaevi nënshkruan koalicionin me Besën]

Një lajm me titull tendencioz dhe të pavërtetë nuk shërben për t’i informuar lexuesit, por për propagandë politike. Megjithëse përmban informacion të saktë në lidhje me ngjarjen për të cilën raporton, megjithatë, ky informacion vlerësohet negativisht në aspekt të standardeve të gazetarisë.

Linku deri te artikulli origjinal: Nën flamurin shqiptar Zaevi nënshkruan koalicionin me Besën

Data dhe koha e publikimit: 27.2.2020

Data e recensionit: 2.3.2020

Recenzues: Jugosllava Dukovska 

“Nën flamurin shqiptar Zaevi nënshkruan koalicionin me Besën”, është titulli i informacionit në lidhje me krijimin e koalicionit parazgjedhor midis Lidhjes Socialdemokratike të Maqedonisë dhe partisë Besa. Pohimi i titullit është i bazuar në një fotografi nga ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes së koalicionit midis dy partive, ku pas tryezës në të cilën janë të ulur liderët e dy partive, Zoran Zaevi dhe Bilal Kasami, janë gjithsej nëntë flamuj me madhësi të barabartë, nga të cilat: tre flamuj janë të aleancës së NATO-s, flamuj maqedonas dhe shqiptar – nga dy, si dhe flamuri i Bashkimit Evropian.

Kjo do të thotë se titulli përmban informatë të pasaktë, gjegjësisht dezinformatë, sepse Zaevi, thënë të vërtetën, marrëveshjen e koalicionit e nënshkroi pranë (e jo nën), madje katër flamujve të ndryshëm të shteteve dhe subjekteve mbishtetërore, e jo, siç pretendohet – nën flamurin shqiptar. Por, përveç që është i pavërtetë, titulli është gjithashtu edhe jashtëzakonisht i parëndësishëm për vetë informacionin në artikull, pasi lajmi i vërtetë është se për herë të parë është krijuar një koalicion parazgjedhor midis partive me prejardhje të ndryshme etnike, pasi në praktikën e deritanishme politike koalicionet midis, thënë kushtimisht, partive maqedonase dhe atyre shqiptare, janë realizuar pas zgjedhjeve.

Prandaj, është i qartë përfundimi se i gjithë artikulli ka natyrë manipuluese dhe se ka problem me objektivitetin, megjithëse informacioni në përgjithësi i përmban të gjitha elementët e nevojshëm të një lajmi. Megjithatë, nëse dihet se titulli është ai që e bën nxitjen fillestare që lexuesi ta klikojë në një postim të caktuar, kjo përpjekje për të krijuar një karrem për klikime, këtë e ka bërë plotësisht në dëm të së vërtetës.

Për t’i qartësuar dilemat eventuale në lidhje me përdorimin e flamurit shqiptar në një ngjarje publike, siç është nënshkrimi zyrtar i marrëveshjes ndërmjet LSDM-së dhe Besës, është e nevojshme të merren parasysh dispozitat e Ligjit për Përdorimin e Flamujve të Bashkësive në Republikën e Maqedonisë, neni 2 i të cilit thotë:

Bashkësitë në Republikën e Maqedonisë kanë të drejtë të përdorin flamur për ta shprehur identitetin dhe karakteristikat e tyre.

Flamuri, në kuptimin e paragrafit 1 të këtij neni, nënkupton flamur që bashkësitë e kanë zgjedhur dhe e përdorin si flamur për ta shprehur identitetin dhe karakteristikat e tyre.

Ndërsa neni 3 i të njëjtit ligj thotë:

Bashkësitë në Republikën e Maqedonisë, flamurin me të cilin e shprehin identitetin dhe karakteristikat e tyre, e përdorin në jetën publike, zyrtare dhe private, në mënyrën e përcaktuar me këtë ligj.

I njëjti ligj përcakton se pushteti lokal vendos se si do të përdoret flamuri i një bashkësie etnike që është mbi 50 përqind e popullsisë në atë komunë. Marrëveshja midis LSDM-së dhe Besës është nënshkruar në Muzeun e Arteve Bashkëkohore, pra në një ndërtesë publike në territorin e komunës së Çairit, ku, sipas të dhënave më të fundit të disponueshme për përbërjen etnike të popullatës, jetojnë rreth 57% shqiptarë etnikë.

Por, pavarësisht se vetë protokolli i ngjarjes a i ka respektuar plotësisht dispozitat në fuqi për vendosjen e flamurit shtetërorë dhe flamujve të tjerë, vërejtja se Zaevi e ka nënshkruar marrëveshjen nën flamurin shqiptar, mbi të gjitha, e pasaktë, e ky nuk është as qëllimi i artikullit, mirëpo do të bëhej fjalë për këtë element në raportimin nga vendi i ngjarjes, kjo duhet të të qëndrojë në fund të tekstit si një detaj më pak i rëndësishëm. Por, vetë artikulli nuk i përmend fare flamujt.

Përveç titullit tendencioz, ky artikull i shkurtër me vetëm katër fjali përmban një gabim teknik, më saktë një fjali që nuk ka asnjë kuptim dhe që është ndoshta nuk është përfunduar:

Liderët e LSDM-së dhe të Besës, Zoran Zaevi dhe Bilall Kasami, i harmonizojnë qëndrimet për programin, por bartësit e listave zgjedhore

Çka është dashur të thuhet në lidhje me bartësit e listave zgjedhore të koalicionit të ri, është e panjohur sepse mungon fundi i fjalisë. Me gjasë bëhet fjalë për lëshim, megjithëse fitohet përshtypja se e gjithë vëmendja është përqendruar në gjetjen e një titulli që “t’i vret sytë”, e shumë më pak në vetë lajmin që publikohet.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.