Dibra nuk mbeti pa epidemiolog
[Recension: Dibra mbeti pa epidemiolog, kryetari i komunës Duka kërkon urgjentisht rritje të personelit mjekësor]
Titulli i tekstit që e recensojmë dezinformon, megjithëse, burimi i informacionit se spitali i Dibrës ka mbetur pa epidemiolog, është kryetari i komunës së Dibrës, Hekuran Duka. Informacioni u demantua edhe nga Ministria e Shëndetësisë, e cila tha se në spitalin e Dibrës kishte epidemiolog dhe se nuk mungonte personeli.
Linku deri te artikulli origjinal: Dibra mbeti pa epidemiolog, kryetari i komunës Duka kërkon urgjentisht rritje të personelit mjekësor
Data dhe koha e publikimit: 14.3.2020
Data e recensionit: 16.3.2020
Recenzues: Sillvana Zhezhova
Pasi që i vetmi epidemiolog dhe tekniku nga njësia e punës e Qendrën e Shëndetit Publik janë duke u testuar se a janë të infektuar nga koronavirusi, Dibra, e me këtë edhe Qendra e Zhupës mbetën pa epidemiolog, u konsatuar në mbledhjen e sotme të shtabit operativ të Dibrës, të cilin e udhëheq kryetar i komunës, Hekuran Duka.
Teksti është publikuar në Agjencinë Shtetërore të Lajmeve – MIA, dhe prej atje, kjo dezinformatë është marrë edhe nga disa media të tjera, e më pas Ministria e Shëndetësisë doli me demant. Të gjitha mediat, por veçanërisht MIA, nga e cila si agjenci shtetërore një numër i madh i mediave marrin dhe citojnë lajme, ka përgjegjësi të madhe të publikojë informata të sakta dhe të verifikuara, veçanërisht në lidhje me gjendjen me koronavirusin.
Titulli shkakton panik duke pasur parasysh faktin se në kohën kur u publikua teksti (14.03.2020), shumica e të infektuarve nga koronavirusi ishin nga Dibra, kur komuna e Dibrës dhe Qendra e Zhupës ishte në karantinë, e po ashtu ishte paralajmëruar edhe ekzaminim parandalues i 80 personave nga ky rajon. Prandaj, për të mos krijuar panik tek qytetarët, zyrtarët duhet të jenë të kujdesshëm gjatë dhënies së deklaratave ose më vonë ta korrigjojnë veten përmes korrigjimeve ose formave të ngjashme.
Në spitalin në Dibër ka epidemiolog dhe dy infektologë nga Shkupi, të cilët erdhën në ndihmë të punonjësve lokalë shëndetësorë. Për momentin nuk ka mungesë të punonjësve në spital. Ministria e Shëndetësisë është në komunikim të vazhdueshëm me spitalin në Dibër dhe nëse paraqitet mungesë e mjekëve ose e punonjësve – ata do të dërgohen me urgjencë nga spitalet ose klinikat e afërta në Shkup, thuhet në DEMANTIN e Ministrisë së Shëndetësisë.
Ministria e Shëndetësisë edhe një herë apeloi që të mos përhapen dezinformata dhe publiku të informohet ekskluzivisht nga institucionet relevante.
MIA e publikoi demantin, por nuk e tërhoqi tekstin. E si agjenci shtetërore, së bashku me Radiotelevizionin e Maqedonisë, Qeveria u rekomandoi që t’i publikojnë të gjitha konkluzionet, masat dhe rekomandimet e miratuara për parandalimin e përhapjes së koronavirusit. Institucionet kompetente dhe shoqatat e gazetarisë apelojnë vazhdimisht që mediat të raportojnë me saktësi dhe me informacione të verifikuara për koronavirusin, në mënyrë që të mos shkaktohet panik, mirëpo pikërisht titulli i tekstit që e recensojmë e bën këtë.
Përfaqësuesit e institucioneve në këtë periudhë duhet të jenë të kujdesshëm në dhënien e deklaratave, ndërsa gazetarët duhet t’u përmbahen parimeve profesionale të përcaktuara në Kodin Etik dhe t’i verifikojnë informacionet nga të paktën dy burime.
Ky artikull është pjesë e raportimit special të Krithink-ut për dezinformatat në lidhje me epideminë e koronavirusit Kovid-19. Klikoni në linkun për lajmet më të fundit dhe për informacione të verifikuara në këtë fushë.а извора.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari