Dezininformata ruso-serbe për “shpëtimtarët rus nga virusi korona”

Фото: ОН

Pas panikut i cili u shpërnda në fundjavë në Ballkan prej kur u shpërnda lajmi për të infektuarit me virusin korona në Itali, edicioni në gjuhën serbe të agjencisë ruse Sputnjik, të shtunën ka publikuar lajm të pambështetur  ne fakte kinse shkencëtarët rus kanë zbuluar ilaçin për virusin korona, shkruan shërbimi i Bosnjës-Hercegovinës për luftën kundër dezinformatës raskrinkavanje.ba.

Teksti u publikua nga Radio Balkanfox, Bigportal dhe B92 me titullin “Ruski naučnici imaju spreman lek za borbu protiv novog kineskog virusa“ (Shkenctarët rus kanë përgatitur ilaç për luftën kundër virusit të ri korona), ndërsa “Informer” ka vendosur edhe një titull bombastik – tërësisht të pasaktë “SRBIJO, ODMAH ZOVI PUTINA DA TI POŠALJE LEK! Moskva ima rešenje za novi virus iz Kine, NAUČNICI SA URALSKOG UNIVERZITETA SPASLI SVET!“ (SERBI, THIRRE PUTININ MENJËHERË QË TË DËRGOJË ILAÇIN! Moska ka zgjidhje për virusin e ri nga Kina, SHKENCËTARËT NGA UNIVERSITETI URAL KANË SHPËTUAR BOTËN).

Në tekst, përndryshe, thuhet se shkencëtarët e Universitetit të Lidhjes Urale kanë propozuar se për të luftuar virusin e ri korona duhet të shfrytëzohet ilaçi “triazavirin”, të cilin e kanë zhvilluar ato. Por, kjo nuk është e saktë, sepse Organizata e Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi informacion me 10 shkurt se deri më tani nuk ka ilaç efikas për koronavirusin (Covid-19), gjegjësisht për preventimin ose mjekimin, dhe deri më tani nuk ka ndryshime në këtë qëndrim, shkruan raskrinkavanje.ba

(meta.mk)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.