Dezinformatat në Ballkan për virusin e ri korona “nuk shiten”

Në suaza të programit të saj për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme, me çka Ballkani shumë shpesh kalojnë kufirin dhe shpejtë merren nga mediumet e shteteve të tjera dhe ndonjëherë edhe në gjuhë tjetër, “Meta.mk” rregullisht publikon se çka ka aktuale në shërbimet simotra për verifikimin e fakteve dhe luftën kundër dezinformatave në rajon, gjegjësisht nga Kroacia në veri, deri në Greqi në jug.

Virusi i ri korona Covid-19 edhe më tej është top-temë e mediumeve ballkanike dhe temë e dezinformatave të njëpasnjëshme të cilat vazhdimisht zgjerohen.

Portali kroat për verifikimin e fakteve dhe luftës kundër lajmeve të rrejshme faktograf.hr shkruan për dezinformatat të cilat tashmë disa kohë shpërndahen në mediumet online dhe në blogje në gjuhën kroate, dhe lajmi më i ri është plasuar nga portali IstraIN – se vaksina kundër virusit të ri korona është krijuar para se të përhapet sëmundja. Se bëhet fjalë për një të pavërtetë, faktograf.hr e dëshmon me citate të Sistemit Kombëtar Shëndetësor dhe Organizatës Botërore Shëndetësore, të cilët informojnë se në këtë moment nuk ekziston vaksinë për Covid-19 dhe se është duke u punuar për krijimin e saj.

Dezinformata në mediumet nga Bosnja dhe Hercegovina për virusin korona janë të pranishme edhe në Sarajevë, të cilat u demaskuan nga shërbimi për luftën kundër dezinformatave dhe lajmeve të rrejshme raskrinkavanje.ba.

Televizioni BH me 21 shkurt publikoi në portalin e vet qëndrim me titullin “Korona virus iz Kine stigao u Sarajevo” (Virusi korona nga Kina arriti në Sarajevë), ndërsa përmbajta më pas është transmetuar në disa mediume-online, prej të cilave njëra pas një kohe të shkurtër fshiu lajmin e rrejshëm. Në tekstin e kontestueshëm pretendohet se tre persona të cilët kanë udhëtuar deri në Kinë në Kantonin e Sarajevës janë vendosur nën mbikëqyrje shëndetësore, por askund nuk thuhet se bëhet fjalë për persona të infektuar, gjegjësisht pretendimi i shprehur në titull, nuk gjenet në tekst brenda.

Shërbimi për luftën kundër lajmeve të rrejshme raskrinkavanje.ba rikujton se në kohën kur është publikuar lajmi i kontestueshëm nuk ka pasur asnjë verifikim pozitiv të virusit korona te tre individët, ndërsa për disa ditë dolën rezultatet se nuk ka të infektuar.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.