Dezinformata: Vitamina C dhe propolisi nuk janë ilaç për korona virusin

Claudius Tesch 2, CC BY-SA 3.0 , via Wikimedia Commons

Shërbimi kroat për verifikimi e fakteve dhe luftën kundër dezinformatave “Faktograf” analizoi pretendimin pubblikuar në faqen në Facebook “Valdeuto-Nenad Roso”, se korona virusi mund shërohet me doza të mëdha të vitaminës C.

Nuk është i saktë pretendimi, sepse nuk ka fakte për këtë. Naturopatija është  pseudoshkencë që injoron njohuritë mjekësore, dhe për të cilën mjekët e konsiderojnë si joefikase, të dëmshme dhe joetike”, shkruan “Faktograf”.

Shërbimi kroat për verifikimin e fakteve shton se shkrimi në faqen e Facebook-ut “Valeduto – Nenad Roso“ thirret në publikimin e Spitalit të dytë të Universitetit kinez Sjian Gjiaotong, ku hulumtohen efektet e vitaminës C te personat e infektuar me korona virus dhe se rezultatet e deritanishme janë premtuese.

Por, kjo nuk është fakt se vitamina C mjekon korona virusin, shkruan “Faktograf”, ku shton edhe deklaratën e Ruan Guangfeng nga Qendra kineze për informacione rreth ushqimit e cila për gazetën e përditshme kineze në gjuhën angleze “China Daily” ka thënë se nuk ka asnjë fakt se vitamin C ndihmon në trajtimin ose mjekimin e gripit, si dhe një besim i tillë nuk mbështetet nga shkenca.

Një pretendim të ngjashëm, se propolisi mund të mjekojë personat e infektuar me korona virus, e ka analizuar edhe shërbimi nga Bosnja dhe Hercegovina për luftën kundër dezinformatave raskrinkavanje.ba.

Bëhet fjalë për tekstin e publikuar në portalin “Aura”, në të cilin ka deklarata të Samir Baralija “apiterapeuti nga Sarajeva”, i cili ka vërtetuar se me një emulsion i propolisit mjekohen lloje të ndryshme të gripit dhe sëmundje të tjera virusale. Apiterapia, po ashtu si naturopatija, është formë e mjekësisë alternative e cila trajton sëmundjet dhe lëndimet me prodhime të mjaltit.

Tekstin të cilin e analizoi raskrinkavanje.ba përmban edhe mendime të Baralija se “virusi korona është i ngjashëm me bronkitisin dhe se të dy hyjnë në një familje”.

Këtë pretendim të analzuar nga shërbimi boshnjak për luftën kundër dezinformatave e kundërshton edhe informacioni i Organizatës Shëndetësore Botërore (OSHB) që konstaton se momentalisht nuk ekziston ilaç i cili ndalon ose mjekon virusin korona COVID-19. Po ashtu, raskrinkavanje.ba shton që është tërësisht i pasaktë pretendimi i bletarit se virusi i ri korona është i familjes së njëjtë me “virusin e bronkitisit”, sepse bronkitisi është ndezje e bronkeve, të cilën e shkaktojnë viruse dhe bakterie të ndryshme, ndërsa prej viruseve më të shpeshta është virusi i gripit.

Për në fund, shkruan shërbimi për luftën kundër lajmeve të rrejshme, në tekstin e  “Aura” jepet pretendimi i Beralija se virusin i ri korona dhe gripin H1N1 ai i mjekon për pesë deri në shtatë ditë.

“Pasi deri më tani nuk ka raste të COVID-19 në Bosnjë dhe Hercegovinë, është e paqartë se si “terapia” e përshkruara me prodhimet e bletës është efikase”, theksojnë nga raskrinkavanje.ba.

(meta.mk)

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.