BIRN Kosovë: Ish-ministri i arsimit Bajrami kishte pritshmëri joreale për PISA 2018

Rezultate e testimit të PISA në vitin 2015 shokuan opinionin në Kosovës, ekspertët, por edhe politikanët. Kosova u radhit në në vendet e fundit mes 72 vendeve në botë për lexim, matematik dhe shkencë për 15-vjeçarët. Atëherë ministri, Arsim Bajrami me 5 dhjetor të vitit 2016 rezultate i cilësoi si të “pritshme”, duke shtuat se ato nuk pasqyrojnë punën e tij, por të qeverive paraprake dhe se me të në krye në vitin 2018 Kosova do të jetë në vend më të lartë, gjegjësisht në nivel evropian. Bajrami një deklaratë të tillë e dha edhe me 19 shtator në emisionin e BIRN Kosovës “Jeta në Kosovë”.

BIRN Kosovë i vlerësoi deklaratat e Arsim Bajrami edhe sipas informacioneve, nxënësit e Kosovës dolën nën mesataret e paraparë nga Bajrami ( së paku 400), duke arritur vendin e 353 në lexim, 366 në matematik dhe 365 në shkencë. Nga ana tjetër, në vitin 2015 Kosova kishte vendin e 347 në lexim, 362 në matematik dhe 378 në shkencë. Sipas këtij vlerësimi të BIRN deklarata e Bajramit që Kosova do të radhitet si vendet e Bashkimit Evropian dhe rajonit, është e pavërtetë, sepse rezultate nuk e afrojnë Kosovën me asnjërin prej këtyre vendeve.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.