BIRN Kosovë: Deputetja Balje me parti të re politike

Shërbimi për verifikimin e fakteve në Kosovë, BIRN Kosovë përveç premtimeve verifikon edhe deklaratat e politikanëve dhe funksionarëve publik dhe konsekuencën dhe vërtetësinë e këtyre deklaratave.

Më saktë, gjatë fushatës së zgjedhjeve parlamentare me 6 tetor të vitit 2019, përfaqësuesja e bashkësisë boshnjake në Kuvendin e Kosovës, Duda Balje ju përgjigj 44 pyetjeve të BIRN Kosovës (intervistë e publikuar me 18 shtator të vitit 2019). Pyetjes se nëse është e mundur që ajo të ndryshojë parti – Partinë Demokratike Boshnjake, Duda Balje u përgjigj: “Jo nuk besojë, asnjëherë.”

Duda Balje në zgjedhjet e fundit morri 2.751 vota dhe u zgjodh deputete. Pas zgjedhjeve gjërat ndryshuan. Së pari, me 9 nëntor të vitit 2019 Balje dha dorëheqje prej të gjithë pozicioneve në Partinë Demokratike Boshnjake, ndërsa me 14 janar të këtij viti (2020) ajo themeloi partinë e saj, Lidhja Socialdemokrate, e cila po ashtu është e regjistruar në Komisionin Qendror Zgjedhor (CIK). Me këto argumente, BIRN Kosovë përfundoi se deklarata e Balje është jokonsekuente. 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.