Azem Sadiki
Azem Sadiki, kryetar i Komunës së Studeniçanit
JETA PRIVATE
Azem Sadiki ka lindur më një shkurt të vitit 1971 në Studeniçani. Është i martuar dhe ka katër fëmijë.
SHKOLLIMI
Me profesion është ekonomist, gjegjësisht i diplomuar në degën biznes-menaxhment.
KARRIERA
Në periudhën nga 2000 deri më 2005 ka qenë kryetar i komunës Studeniçani, ndërsa në periudhën nga viti 2007 deri më 2009 ka qenë drejtor i Konviktit Shtetëror Studentor “Pelagonija”.Ka punuar si llogaritar në ndërrmarjen e vetë.
KARRIERA POLITIKE
Azem Sadiki është themelues i Degës së PDSH-së në Studeniçan. Aktualisht është kryetar i degës së PDSH-së në Studeniçan.
Njëkohësisht ai është edhe anëtar i bordit drejtues të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL).
Në zgjedhjet lokale të vitit 2017, qytetarët e Studeniçanit për herë të tretë e zgjodhën kryetar komune duke i ofruar mandat katërvjeçar.
BURIMI:
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari