Askush nuk thotë se aktivistët e BDI-së kanë shkruar grafite për VMRO-në në Tetovë

Foto nga lajmi që e recensojmë.

Foto nga lajmi që e recensojmë.

 

Shkruan Ardit Ramadani.

 

Gjatë fushatës parazgjedhore, nxirren nga konteksti madje edhe kumtesat e institucioneve zyrtare. Është e vërtetë se policia ka arrestuar personat të cilët kanë shkruar grafite në Tetovë. Megjithatë, askund nuk thuhet se këta të fundit janë aktivistë të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), përkundër faktit se lajmi që e recensojmë e thotë këtë.

Edhe pse për këtë rast nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë kanë dërguar kumtesë në ditën që ndodhi, kjo nuk bën pjesë në shkrimin e publikuar.

Është plotësisht legjitime që gazetari për një lajm të përdorë burime anonime, por në këtë rast i gjithë lajmi është bazuar në to dhe burimet zyrtare janë anashkaluar plotësisht. Minimumi që duhej bërë është verifikimi i fakteve.

“Gazetari do ta publikojë burimin e informatave, mirëpo, nëse burimi kërkon të mbetet anonim, gazetari do ta mbrojë” thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve.

Megjithatë, puna elementare të cilën duhet ta bëjë çdo gazetar i cili vendos të përdorë informacione nga burime anonime është të bëjë verifikimin e të njëjtave, ose të paktën ta theksojë në lajm se bëhet fjalë për spekulim apo supozim.

“Nëse informata nuk mund të konfirmohet, ose nëse bëhet fjalë për supozim, respektivisht spekulim, kjo gjë duhet të thuhet dhe të publikohet. Saktësia e informatës duhet të provohet sa më shumë të jetë e mundur” thuhet në Kodin Etik të Gazetarëve.

 

Si qëndron e vërteta dhe përse është shtrembuar e njëjta?

Për Vërtetëmatës.mk, nga Sektori për Punë të Brendshme (SPB) në Tetovë na konfirmuan se njëri nga personat e përfshirë në këtë rast është polic.

“Me datë 27,06,2020 punonjësit e policisë të Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë, në rrugën “Marshall Tito”-Monopol, në hyrjen e kompanisë, kanë kapur disa persona të cilët në murë kanë shkruar grafite për një parti politike. Aktualisht punohet në zbardhjen e rastit” thuhet në kumtesën e SPB-së.

Duke marrë parasysh se jemi në periudhë parazgjedhore, animi i mundshëm politik sjell deri në publikimin e informacioneve që janë pjesërisht të sakta, dhe jo plotësisht të sakta, e gjithë kjo për ta ulur vlerën e partisë tjetër politike në sytë e votuesve.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .
Source Lajmpress

Your email address will not be published.