As Mizrahi e as Çulevi nuk janë shkarkuar me një ,,skenar të dhunshëm”.

Shkruan: Vane Trajkov

Portali Republika publikoi një shkrim me titull ,,Mizrahi: Të njëjtin skenar për shkarkim, pushteti po provon ta bëjë edhe me Çulevin”  në të cilin ish ministrja e punës dhe politikës sociale, Rashella Mizrahi, pretendon se pushteti po tenton ta shkarkojë Naqe Çulevin në të njëjtën mënyrë siç e kanë shkarkuar atë. Siç thuhet në tekst, bëhet fjalë për një deklaratë të përcjellë nga një pjesëmarrje në një emision televiziv.

Por nuk është e vërtetë që shkarkimi i Mizrahit ishte i dhunshëm, por u bë me një procedurë të rregulllt parlamentare.

Mizrahi e cila në fillim të këtij viti u emërua në postin e ministres së punës dhe politikës sociale, në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës për Qeverinë teknike, u shkarkua nga Kuvendi me propozim të Kryeministrit Oliver Spasovski. Siç u tha në atë propozim, shkarkimi i kërkua për shkak të shkeljes së Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut pas notës verbale të dërguar nga Greqia.  Kuvendi me 62 vota ,,pro” dhe 26 ,,kundër” vendosi për shkarkimin e Mizrahit dhe nga VMRO-DPMNE-ja u kërkua që të  propozojë kandidat të ri për atë post. Në këtë procedurë nuk ka asgje të ,,dhunshme”.

Duke pasur parasysh që filloi fushata parazgjedhore për zgjedhjen e një përbërjeje të re parlamentare në Kuvend,  dhe me këtë edhe të një Qeverie të re, nuk ka mundësi që ministri teknik i punëve të brendshme, Naqe Çulev, të shkarkohet në asnjë lloj mënyre, e aq më pak me një ,,skenar të dhunshëm”. Çulevit mandati i përfundon me zgjedhjen e Qeverisë së re. Prandaj edhe deklarata e ministres së mëparshme të punës dhe politikës sociale, Mizrahi, e dhënë gjatë pjesëmarrjes së saj në televizionin Alfa, e për të cilën shkruan Portali Republika, është një shtrembërim i të së vërtetës për shkarkimin e saj dhe aludim se po përgatitet skenar i njëjtë për Çulevin me qëllim që pushteti ekzekutiv të prezantohet si i dhunshëm ndaj atyre që mendojnë ndryshe.  Teksti i dhënë me titullin e tij i manipulon lexuesit dhe u krijon një pasqyrë të shtrembëruar për mënyrën se si është shkarkuar ish ministrja e punës dhe politikës sociale dhe se një skenar i njëjtë po përgatitet edhe për ministrin e punëve të brendshme.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.