Artikull i pakuptimtë, gazetari nuk sqaron se si është amnistuar Gruevski nga Zaevi

Titull bombastik por një tekst i varfër, pa strukturë dhe i paqartë – ky është lajmi që recensojmë. Në tekst nuk dihet se ku fillon dhe ku përfundon citati, kush çfarë ka thënë dhe si është amnistuar Nikolla Gruevski. Nuk dihet nëse qëndrimet janë të autorit ose ai u referohet burimeve. Shkrimet si ky, aspak nuk i ngjajnë lajmit.

Fotografi nga lajmi që recensohet

Linku deri te artikulli origjinal: Zoran Zaev dhe LSDM e amnestuan Gruevskin

Data e publikimit: 16.02.2020

Data e recensionit: 16.02.2020

Recension: Fatlume Dervishi

Supozojmë se autori në tekst i është referuar miratimit dhe pasojave që do të sjellë ligji për Prokurorinë publike në funksionimin e organeve të hetuesisë dhe në proceset gjyqësore. Por, ligji në fjalë nuk është përmendur nga autori në tekst qoftë edhe një herë të vetme.
Shkrimi fillon me një deklaratë të kreut të LSDM-së, Zaev, për vazhdimin e proceseve demokratike dhe krejt papritur përmendet Nikolla Gruevski. Si dhe pse, nuk sqarohet. Zaevi citohet të ketë thënë se Gruevski “këtë që e bën, e bën që të bëjë pazar për amnesti”, por nuk sqarohet se çfarë, në fakt, është ajo që ka bërë Gruevski për amnisti. Krejt pa pritur, me të përfunduar citati i Zaevit fillon pjesa më konfuze e tekstit. Paragrafi fillon me thonjëza që nuk mbyllen kurrë dhe me komente dhe akuza që nuk i atribuohen askujt. Fjalët më poshtë nuk sqarohet se kush i ka thënë për gazetarin.

 “Prandaj, Zoran Zaev gënjen dhe shpif. VMRO-DPMNE as ka kërkuar amnisti, as nuk ka pasur arsye të kërkojë amnisti. VMRO-DPMNE gjithmonë ka qenë në anën e popullit dhe shtetit. Ky është dallimi i kriminelit Zaev qe po luan me popullin.

Kësaj radhe, rreziku është që e gjithë Maqedonia të bëhet viktimë e sjelljes antishtetërore të Zaevit. Ai përpiqet që të gjithë shtetin ta mbajë si rob që të shpëtohet nga krimet në të cilat ai është bllokuar deri në fyt”dhe ka ndihmuar Gruevskin – shkruan në tekstin që recensojmë.

Fjalitë e papërfunduara dhe gabimet e tjera sintaksore e vështirësojnë kuptimin e tekstit. Por, në mënyrë plotësuese, mungesa e një strukture të zakonshme lajmi dhe mungesa e identifikimit të burimeve, e shtojnë konfuzitetin. Nëse pjesët e cituara janë të një pale, burimi duhet të ishte theksuar. Nëse janë komente të gazetarit, nuk e kanë vendin në lajm dhe aq më pak në formatin që janë përdorur, duke mos u dalluar nga pjesa faktike e lajmit.

Interpretimi i ligjit si fakt plotësues

Nëse ligji i ri për Prokurorinë publike siguron amnistimin e figurave të caktuara nga përgjegjësia për vepra joligjore, është përfundim i vështirë për t’u sjellë nga gazetari. Kemi lexuar ekspertë të shumtë dhe persona të fushës që nuk kanë nxjerrë një konkluzion të saktë nga përmbajtja e ligjit. Në këtë rast, autori duhet të kishte cituar ndonjërin prej tyre dhe të mos dilte me titull kaq të guximshëm dhe përfundim kaq troç.

Teknikat e manipulimit

Duke u bazuar në bindje, në vend të fakteve, në mënyrë që të ngjallë më shumë emocione të bashkëbiseduesi, autori e konsideron Gruevskin të amnistuar nga Zaevi. Kjo metodë manipulimi bëhet duke u thirrur në emocione, në këtë rast, në emocionet e lexuesve. Reagimet do të ishin normale, përderi sa Gruevski vazhdon të jetë i akuzuar dhe i dënuar për vepra joligjore. Kjo metodë manipulimi sqarohet në Doracakun e Crithink-ut.

Për lexuesit

Informimin e drejtë dhe objektiv mund ta ndihmojnë vetëm lajme të sakta, të qarta dhe të verifikuara. Sa më shumë burime të konsultuara dhe të cituara, aq më profesional është lajmi. Mungesa e burimeve dhe paqartësia e bën lajmin të pavlerë dhe jorelevant. Në këtë lajm, autori u detyrohet lexuesve që të paktën të kishte pyetur partitë relevante nëse ligji i Prokurorisë publike siguron amnistinë e Gruevskit.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Projekti “Të menduarit kritik për qytetarët me aftësi mediatike – CriThink” zbatohet nga Metamorfozis dhe Eurothink. Projekti financohet nga Bashkimi Evropian. Kjo ueb-faqe crithink.mk është krijuar dhe mirëmbahet me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian. Përmbajtjet e kësaj ueb-faqeje janë përgjegjësi vetëm e Fondacionit Metamorfozis dhe e Eurothink, dhe nuk i shprehin domosdoshërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.