Arratisja e Gruevskit mund të ndalohej, edhe nëse ka qenë “qytetarë i lirë”

Zoran Zaev (arkiva). Foto: META

 

Kryeministri Zoran Zaev dha deklaratë-përgjigje në pyetjen e gazetarit në lidhje me arratisjen dhe moszbatimin e dënimit të burg të ish kryeministrit, Nikolla Gruevski, të cilën e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë: 

Përse ndodhi? Për shkak se Nikolla Gruevski ishte qytetar i lirë deri në momentin kur gjykata nuk jep urdhër për vuajtjen e dënimit, por dy ditë para ai lëshoi shtetin. Bota është një fshatë global, askush nuk mund t’i ik dënimit, përgjegjësisë së tij ose ngjashëm. Unë besojë se shumë shpejtë do të jetojmë momentin kur çdo kush do të vuaj dënimin, po ashtu edhe Nikolla Gruevski.

[Burimi: Plus Infor – Zaev për Gruevski-n: Bota është…, data 07.11.2019]

 

ARSYETIM:

Kryeministri Zoran Zaev, jo për të parën herë, deklaron se nuk ka qenë e mundur të ndalohet arratiset ikja e Nikolla Gruevskit, mes tjerash edhe për shkak se ai ka qenë qytetarë i lirë (për këtë nuk kanë mundur të ndërmarrin masa të ndjekjes ose mbikëqyrjes speciale të tij dhe se nuk ka pasur urdhër nga gjykata për vuajtjen e dënimit). Ky konstatim i Zaev për Gruevski si qytetar i lirë është i vërtetë në dukje, por është gjysmë i vërtetë në thelb, ja përse.

Nikolla Gruevski mori aktgjykimin fajtor dhe dënim me dy vite burg në rastin “Tenk” të cilin e udhëhiqte Prokuroria Speciale Publik. Para hyrjen në fuqi të dënimit, sipas Kushtetutës tonë dhe legjislacionit penal, është e saktë se çdo qytetarë është i lirë, ndërsa supozimi për pafajësi duhet të respektohet.

Por, Nikolla Gruevski, së pari, ishte qytetarë i lirë me të drejta të kufizuara qytetare, atij ju ndalua dalja nga shteti, ndërsa dy pasaportat, personale dhe diplomatike ju morr si mas për siguroi. Këtë e vërtetoi edhe kryetari i gjykatës penale në Shkup Ivan Xholev menjëherë pas arratisjes së Gruevskit dhe fërkimet me Ministrinë për Punë të Brendshme Oliver Spasovski i cili drejtoi gishtin ka gjykata.

Së dyti, një hulumtim i detajuar i “Vërtetmatësit” menjëherë pas arritjes, tregoi se sipas kompetencave të ka Ministria për Punë të Brendshme, ka mundur që “mbi qytetarin e lirë” të implementojë “mbikëqyrje operative” edhe pa urdhër nga gjykata, si person siguria e të cilit është e nevojshme, para së gjithash nga aspekti i sigurisë së tij personale, e cila nuk është sikurse e ajo e “qytetarit të thjeshtë” por për persona të funksioneve të larta publike, ish kryeministër prej më shumë se 9 vitesh dhe i cili nuk ishte i prekur vetëm nga kjo lëndë, por edhe nga shumë të tjera, me interes të lartë publik. Sepse drejtësia e barabartë dhe zbatim i ligjeve për të gjithë, është e drejtë themelore universale, por edhe parim themelor i këtij shteti sipas Kushtetutës dhe ligjeve ekzistuese.

Fundja, sipas kryetarit të përmendur të gjykatës Xholev, në deklaratën e tij të atëhershme, po ashtu, vërtetoi se MPB ka mundur edhe vetë të veprojë:

Është e saktë se MPB vepron në pajtim me urdhrat dhe vendimet të cilat i merr Gjykata, megjithatë nuk duhet të harrojmë se vepron edhe në pajtim me urdhrat të cilat jepen edhe nga ana e Prokurorisë, si dhe me vetëiniciativë kur bëhet fjalë për ndalim të krimit ose ndalimit në rastin për konkret të personit i cili pa pasaportë ka lëshuar shtetin në mënyrë ilegale, nëse supozohet se një gjë e tillë ka ndodhur. 

Por,  opinioni mundi të verifikojë se kjo nuk është zbatuar, ndërsa hetimi edhe pse formalisht nuk ka mbaruar, u mbështet në konstatimin e Prokurorisë se asnjë individ apo institucion nuk ishte shpallur fajtor për ndonjë vepër penale.

Për shkak të argumenteve të lartshënuara të kryeministrit Zaev se Gruevski ” ka qenë qytetarë i lirë deri në momentin derisa gjykata nuk jep urdhër për vuajtjen e dënimit, por dy ditë më parë ai ka lëshuar vendin”, e vlerësojmë si gjysmë të vërtetë. 

 

BURIME:

 

Vlerësoi: Teofil Bllazhevski

 

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.