ANALIZË: Sektori publik në RMV me llogari në borxhe prej 130 milion eurosh!

 

Të gjitha institucionet që bëjnë pjesë në sektorin publik, në nivelin qendror dhe atë lokal, përmes të gjitha institucioneve dhe sektorëve, vitin e kaluar raportuan detyrime të maturuara dhe të papaguara, sipas të gjitha bazave, në vlerë prej pothuajse 272 milion eurosh. Në tremujorin e fundit, krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2019, është regjistruar një ulje e borxhit prej shtatë milion eurosh. Portalb.mk tashmë e ka analizuar pozicionin e borxhit të sektorit publik në vitin e kaluar, dhe tani, si vazhdimësi, i publikon të dhënat përfundimtare dhe zyrtare nga Ministria e Financave për gjendjen në fund të vitit 2019.

 

Shkruan: Aneta Dodevska 

 

BORXHE MË TË MËDHA PËR FATURA, KOMPENSIME, NGROHJE 

Rritja e detyrimeve të maturuara, por të papaguara për taksat,komunale, transportin, komunikimin, ngrohjen, kompensimet, për shpenzimet e tjera rrjedhëse. Pasqyra e të dhënave mbi llojin dhe strukturën e borxheve që i kanë institucionet në nivelin qendror dhe lokal, tregon se kryesisht borxhet janë për shkak të faturave të papaguara për taksat komunale, energjinë elektrike, ngrohjen, ujin, transportin, komunikimet. Në fund të vitit 2019, mbi këtë bazë u raportua borxh prej 48.5 milion eurosh. Për materialet dhe inventarin e imët, borxhet e maturuara, por të papaguara, arritën në 30.0 milion euro. Një sasi më e madhe e borxhit u krijua në bazë të “punëve të tjera ndërtimore” në vlerë prej 25.0 milion eurosh dhe 2.2 milion euro të tjera detyrime të papaguara për punët e kryera ndërtimore.

Një nga zërat më të mëdhenj të borxhit janë “shpenzimet e tjera rrjedhëse”, të cilat, siç ka njoftuar tashmë “Portalb”-i, përfshijnë detyrimet e vjetra të cilat barten me dekada, por edhe detyrime të reja që nuk janë të përfshira në zërat e tjerë. Në fund të vitit 2019 në bazë të shpenzimeve të tjera aktuale, borxhi arriti në 51.2 milion euro, ndërsa në fund të vitit 2018 borxhi mbi këtë bazë ishte 45.0 milion euro, ndërsa rritje ka edhe në krahasim me gjendjen në tremujorin e tretë të vitit 2019.

Borxhet e papaguara sipas llojit:

Shërbime të tjera aktuale                                                        51,2 milion euro

Shërbime komunale, ngrohej, komunikim dhe transport    48,5 milion euro

Shërbimet kontraktuese                                                          30,4 milion euro

Materiale dhe inventari i imët                                                 30,3 milion euro

Objekte të tjera ndërtuese                                                      29,9 milion euro

Analiza tregon se nga shuma e përgjithshme e detyrimeve të maturuara, por të papaguara, pothuajse gjysma janë për shkak të borxheve ndaj sektorit publik. Në fakt, bëhet fjalë për borxhe dhe detyrimet ndërmjet vetë institucioneve, ndërmarrjeve publike, agjencive dhe organeve të tjera shtetërore në nivelin lokal dhe qendror. Konkretisht, borxhet ndaj sektorit publik arrijnë në 130 milion euro, e më pas vijnë detyrimet e maturuara, por të papaguara ndaj sektorit privat, shoqatave të qytetarëve dhe organizatave të tjera jofitimprurëse në vlerë prej 117,7 milion euro, detyrimet e raportuara të maturuara ndaj vendeve të jashtme janë 22.3 milion euro, ndërsa detyrimet ndaj personave fizikë në fund të vitit 2019 ishin 1.5 milion euro. Në krahasim me gjendjen në fund të vitit 2018, janë zvogëluar borxhet ndaj sektorit publik, detyrimet ndaj vendeve të jashtme, e po ashtu janë zvogëluar dukshëm detyrimet e maturuara, por të papaguara ndaj sektorit privat, ndërsa ka rritje të borxhit ndaj personave fizikë.

 

KOMUNAT DHE SHËNDETËSIA ME BORXHE MË TË MËDHA 

Edhe në listën e re të Ministrisë së Financave, sipas llojit të subjekteve që kanë borxhe, përsëri dominojnë detyrimet e maturuara, por të papaguara të komunave, shëndetësisë, ndërmarrjeve lokale të themeluara nga komunat.

Kështu, në fund të vitit 2019, borxhi i maturuar, por i papaguar i komunave arriti në 53.7 milion euro, i institucioneve shëndetësore publike 44.3 milion euro, ndërsa borxhi i maturuar i ndërmarrjeve lokale të themeluara nga komunat ishte 58.5 milion euro.

“Portalb”-i tashmë i ka analizuar të ardhurat buxhetore dhe shpenzimet e komunave, dhe disa prej tyre janë përfshirë edhe në “listën e re të borxhlinjve”. Konkretisht, komuna e Ohrit ka detyrime të maturuara, por të papaguara, prej 7.3 milion eurosh, komuna e Tetovës 7.2 milion euro, e më pas vjen komuna e Karposhit me detyrime prej 5.0 milion euro, e ndjekur nga komuna e Strugës me 3.1 milion euro, komuna e Sarajit 1.6 milion euro, komuna e Dibrës me borxh prej 1.4 milion euro, komuna e Studeniçanit me detyrime të maturuara, por të papaguara në vlerë prej 1.2 milion euro.

Nga institucionet shëndetësore, Spitali i Përgjithshëm i Qytetit “8 shtatori” ka detyrime të maturuara, por të papaguara prej 4.6 milion euro, Klinika për sëmundje kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”- Shkup me 2.6 milion euro, Instituti për Sëmundje të Mushkërive te Fëmijët – Kozle me detyrime në vlerë prej 2.3 milion eurosh, pastaj vjen IShP “Klinika Universitare e Kardiologjisë” me 2.1 milion euro, e ndjekur nga IShP “Klinika Universitare e Kirurgjisë Pediatrike me detyrime të maturuara, por të papaguara, në vlerë 1.7 milion euro.

Долгови на јавни претпријатија:

     NP “Hekurudhat e Maqedonisë -INFRASTRUKTURA”                10,8 milion euro

NP Sistemi i koleksionit Shkup                                                  9,9 milion euro

     NP “Ujësjellësi” Kumanovë                                                              7,2 milion euro

NP “RTM” – Shkup                                                                       6,6 milion euro

    NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup                                        3,9 milion euro

Ndërmarrja Publike Komunale – Tetovë                                3,2 milion euro

Sipas shumës së detyrimet e maturuara, por të papaguara, në vend të lartë janë renditur edhe ndërmarrjet publike, veçanërisht ato të themeluara në nivel lokal. Bindshëm në vendin e parë, me borxh prej 10.8 milion eurosh gjendet NP “Hekurudhat e Maqedonisë – INFRASTRUKTURA” – Shkup. Në lista e borxhlinjve gjenden edhe: NP Sistemi i Koleksionit – Shkup, NP “Ujësjellësi” – Kumanovë, NP “RTM” – Shkup, NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup, Ndërmarrja Publike Komunale – Tetovë.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.