ANALIZË: RMV, Torta buxhetore 2020 – detaje se mbi çfarë baze dhe si do të shpenzohen paratë?

Më shumë para për Kryetarin e shtetit, Ministrinë e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme, Punëve të Jashtme, Drejtësisë, Punës dhe Politikës Sociale, Arsimit, Shëndetësisë, Ekonomisë, madje edhe dy herë më shumë para për Ministrinë e Financave – funksionet e shtetit. Me Buxhetin e ri për vitin 2020 një pjesë e institucioneve, ministrive, agjencive, inspektorateve do të marrin më shumë para sesa buxheti bazë i këtij vjetor, por një pjesë tjetër – me shpenzime të zvogëluara. Buxhete të reja do të kenë edhe institucionet e reja: Agjencia për Siguri Kombëtare, Agjencia për Përdorimin e Gjuhëve dhe Inspektorati për Përdorimin e Gjuhëve. “Portalb.mk” i analizon shpenzimet e shfrytëzuesve buxhetorë – kush dhe sa do të marrë nga torta e re e buxhetit dhe mbi çfarë baze do të shpenzohen paratë?

 

Shkruan: Aneta Dodevska 

 

VARFËRIA, REFORMA NË ADMINISTRATË, INVESTIMET NË ARSIM

Për njëmbëdhjetë (11) programet qeveritare të përcaktuara në buxhet janë planifikuar mjete në vlerë prej 670,000,000 euro ndërsa për pjesën zhvillimore të buxhetit do të ndahen 461,000,000 euro.

Kështu, përmes programit qeveritar të “decentralizimit” janë planifikuar fonde në vlerë prej pothuajse 350 milioneuro, 62.2 milion euro për zbatimin e masave për uljen e varfërisë, 97.7 milion euro janë planifikuar kryesisht për zhvillimin ekonomik për programet qeveritare, më pas për integrimin në BE për këtë vitit janë planifikuar mjete gati katër herë më shumë, duke arritur në 73.6 milionë euro, për reformën në administratën publike 9.8 milion. Për përmirësimin e mjedisit jetësor nëpërmjet programit qeveritar janë ndarë 5.1 milion euro, ndërsa investimet në arsim përfshijnë ndërtimin dhe rindërtimin e shkollave fillore dhe të mesme, ndërtimin e  sallave sportive shkollore, rindërtimin e konvikteve të nxënësve, kurse për ndërtimin dhe rindërtimin e konvikteve studentore janë planifikuar 13.3 milion euro.

Në pjesën e zhvillimit të buxhetit, shumica e parave janë planifikuar të ndahen për:

  • -Ministria për Transport dhe Lidhje – 82,4 milion euro
  • -Ministria e financave – funksione në shtet  – 66,5 milion euro
  • -Ministria e mbrojtjes – 37,6 milion euro
  • -Ministria e Shëndetësisë – 22,2 milion euro
  • -Agjencia për punësim në Republikën e Maqedonisë së Veriut – 21,3 milion euro
  • -Ministria për Arsim dhe Shkencë – 16,6 milion euro
  • -Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe në zhvillim rural – 13,3 milion euro. 

 

NDARJA E KULAÇIT ZGJEDHOR

Me buxhetin themelor të vitit 2020, i cili nuk i përfshin burimet e vetëfinancimit, kreditë  dhe donacionet, në krahasim me buxhetin themelor aktual, disa ministri dhe agjenci do të marrin më pak para. Përpiluesit e buxhetit 2020 njoftuan se në buxhetin e ri prioritet do të kenë shëndetësia, arsimi dhe mbrojtja sociale përmes “investimeve në kapitalin njerëzor”.

Sidoqoftë, për disa buxhete, parashikohen shpenzime, gjegjësisht harxhime më të vogla. Në këtë grup janë: Komisioni për Mbrojtje nga Diskriminimi, i cili vitin e ardhshëm do të ketë një buxhet prej 245,500 euro, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut në buxhetin themelor do të ketë në dispozicion 60,2 euro, Këshilli i Inspektimit do të ketë  buxhet prej 350,000 euro. Për Agjencinë për Investime të Huaja dhe Promovim të Eksportit ndjeshëm janë ulur shpenzimet në 934,000 euro, krahasuar me 3 milion euro për vitin aktual. Buxheti i Entit Statistikor është ulur në 4.9 milion euro.

Edhe Ministria e Transportit ka një ulje në krahasim me buxhetin themelor të këtij viti, kështu që ky sektor përmes buxhetit themelor do të jetë në gjendje të shpenzojë 30.1 milion euro, por për vitin e ardhshëm për këtë ministri janë paraparë edhe kredi në shumën prej 52.8 milion euro, e po ashtu janë planifikuar edhe 11.4 milion euro donacione, kështu që shpenzimet totale të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve vitin e ardhshëm do të jenë 94.4 milion euro.

Në buxhetin e ri është planifikuar rritje e konsiderueshme e shpenzimeve të Agjencisë për zbatimin e gjuhës, e cila gjithsej do të ketë në dispozicion rreth 100.000 euro, për Agjencinë për sigurinë kombëtare janë planifikuar shpenzime totale prej 7.6 milionë, gati pesë herë më shumë se sa në vitin aktual. Inspektorati për përdorimin e gjuhëve do të ketë buxhet të dyfishuar në vitin 2020 prej 170,000 eurosh. Buxheti prej 9.5 milion euro do të jetë në dispozicion për Ministrinë e re për Sistem Politik.

Sipas lartësisë së shpenzimeve të përgjithshme kryesojnë: Ministria e Financave – funksionet e shtetit, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria e Transportit dhe Lidhjeve, Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.