ANALIZË: Pronësitë e deputetëve të bllokut shqiptarë: ndërtesa, kredi, ar, armë

Disa pa llogari bankare, disa të tjerë me llogari kursimi, disa nuk kanë shtëpi ose banesë të veten, të tjerët posedojnë ndërtesë. “Portalb.mk“-i publikon detaje edhe për gjendjen pronësore të raportuar nga deputetët e bllokut shqiptar 

 

Shkruan: Aneta Dodevska 

 

Bashkimi Demokratik për Integrim

Deputeti Arben Ziberi posedon llogari devizore dhe pasuri të patundshme, dhe kështu në fletën anketuese ai raportuar një banesë prej 80m2 në Shkup me vlerë të parashikuar prej 70,000 euro, llogari devizore me 24,000 euro, llogari në denarë me 1,200,000 denarë, si dhe Institucionin Shëndetësor Privat “Shandem” në fshatin Llaskarcë në vlerë prej 15,000 euro, e njëjta shumë është raportuar përmes ordinancës private është raportuar edhe si pronë e prindërve, të cilët gjithashtu kanë shtëpi me vlerë prej 30,000 eurosh në Llaskarcë dhe një banesë prej 61 m2 në Shkup me vlerë prej 40,000 eurosh. Ziberi gjithashtu e ka paraqitur edhe rrogën me vlerë prej 22,000 denarësh.

Deputetja Arbana Pasholli, sipas fletës anketuese nuk ka pronë në emrin e vet. Ajo ka raportuar katër parcela toke, të gjitha në Dibër, njëra si pronë e burrit të saj, ndërsa për të tjerat nuk ka informacion, si dhe një shtëpi me vlerë prej 8,000,000 denarësh dhe një automobil me vlerë prej 200,000 denarësh, gjithashtu në emër të burrit të saj. Ai gjithashtu ka edhe kursime në denarë në vlerë prej 3,900,000 denarësh. Ka raportuar edhe një llogari tjetër me 1,850,000 denarë, por pa deklaruar kush është pronari i saj.

Deputetja Arta Bilalli Zendeli nuk posedon pasuri të patundshme, por ka raportuar stoli prej ari me vlerë prej 600,000 denarësh, ka autmobil Mercedes B me vlerë prej 420,000 denarësh, ka honorar vjetor prej 54,000 denarësh dhe një depozitë kursimi në vlerë prej 192,153 denarësh. Bashkëshorti i deputetes gjithashtu ka Mercedes A me vlerë prej 150,000 denarësh, rrogë prej 56,000 denarësh, prindërit kanë një shtëpi në Gostivar me vlerë prej 9,000,000 denarësh, ndërsa në emër të fëmijëve ka raportuar depozita në vlerë prej 223,000 denarësh.

Deputeti Bajram Kadrija si pronë personale raportoi vetëm rrogën prej 62,000 denarëve, ndërsa gruaja e tij ka rrogë prej 14,000 denarësh dhe një kredi prej 5,000 eurosh. Prindërit e deputetit Kadrija posedojnë shtëpi dhe tokë bujqësore në Vrapçisht, pa e deklaruar shumën e vlerësuar. Familja gjithashtu posedon edhe veturë me vlerë prej 6.000 eurosh, modeli Mercedes E 320 viti 2005.

Pothuajse gjithçka që është raportuar në Fletën anketuese të deputetit Bajram Rexhepi është në emrin e tij personal, dhe kështu ai ka raportuar tre parcela tokë bujqësore në rrethinën e Tetovës në vlerë totale prej 180,000 eurosh, një shtëpi prej 270 m2 në Sellcë me vlerë prej 8,000,000 denarësh, një banesë prej 74 m2 me vlerë të raportuar prej 2,300,000 denarësh, një automobil Mercedes A prej 170,000 denarësh dhe një pjesë me vlerë 7,500,000 denarësh. Bashkëshortja e deputetit posedon aksione në vlerë prej 500,000 denarësh.

Sipas Fletës anketuese, deputeti Berat Ajdari ka automobil personali me vlerë prej 360,000 denarësh, ndërsa së bashku me gruan e tij ata kanë tokë bujqësore prej 15,000 m2 në Likovë të fituar me trashëgimi, pa e deklaruar vlerën e vlerësuar. Prindërit kanë një shtëpi prej 6,000,000 denarësh në Likovë dhe një automobil prej 60,000 denarësh.

Deputetja Vjollca Ademi posedon dy vetura me vlerë të raportuar prej 11,000 eurosh dhe një kredi bankare prej 2,000,000 denarësh. Në fletën anketuese ajo ka raportuar edhe një banesë prej 87 m2 në Gostivar, si pronë e burrit.

Deputeti Izet Mexhiti në krahasim me gjendjen e mëparshme pronësore të raportuar si kryetar komune, tani si deputet ai ka paraqitur një veturë të re Volvo me vlerë prej 2.149.000 denarësh ose 35.000 euro, ndërsa si pronë personale ai ka raportuar edhe një veturë tjetër prej 600.000 denarësh dhe pronën e prindërve, një shtëpi prej 516 m2 në Shkup me vlerë të vlerësuar prej 9,200,000 denarësh ose 150,000 euro. Nuk ka të dhëna për llogaritë bankare.

Qira, kërkesa në bazë të një huave, shtëpi, banesë, tokë – fleta anketuese e deputetit Ismail Jahoski është një nga “më të gjatat”, por jo të gjitha pronat e raportuara janë shënuar me vlerë. Kështu, Jahoski posedon dy lokale afariste, një në Makedonski Brod prej 55 m2 pa vlerë të shënuar, dhe tjetri në Kërçovë prej 362 m2 me vlerë prej 94,000 eurosh. Si pronë personale ai ka paraqitur një ndërtesë me oborr në Makedonski Brod prej 940 m2 dhe ndërtesa (në ekonomi tjetër) në Kërçovë prej 329 m2 – pa e shënuar vlerën e pronës, dy shtëpi, njëra në Shkup prej 189 m2, tjetra në Makedonski Brod prej 376 m2, por edhe një banesë prej 69 m2 në Shkup. Ai ka raportuar edhe tre parcela toke në Shkup dhe Makedonski Brod, pa e deklaruar shumën e vlerësuar. Jahoski gjithashtu raportoi edhe pesëmbëdhjetë kërkesa në bazë të një huaje në shumë prej miliona denarëve, disa prej të cilave arrijnë edhe deri në 160,000 euro, si dhe pesë qira individuale që arrijnë edhe deri në 4,500 euro në muaj. Deputeti gjithashtu raportoi edhe tre llogari bankare me rreth 3,000,000 denarë dhe dy hua të tjera prej 4,100,000 denarëve. E gjithë prona është raportuar si personale.

Deputeti Merita Kolçi – Koxhaxhiku raportoi tre pozicione, tokë prej 7,000m2 në Shkup me vlerë prej 11,377,000 denarë dhe banesë prej 58 m2 në Shkup prej 2,460,000 denarëve – në emër të burrit të saj, si dhe një kredi prej 350,000 denarëve.

Për deputetin Bedri Fazli deri në kohën e përfundimit të kësaj analize, nuk ishte publikuar fleta e tij anketuese.

Partia Demokratike Shqiptare

Deputeti Menduh Thaçi, kryetar i PDSH-së, në fletën e tij anketuese, si pronë personale ka raportuar një shtëpi me një oborr prej 13,000,000 denarësh në Tetovë, kërkesë në bazë të huasë prej 22,300 eurosh, depozitë në valutë prej pothuajse 105,000 eurosh dhe dy llogari bankare me një total prej 64,300 eurosh, si dhe hipotekë prej rreth 900,000 denarësh. Bashkëshortja e Thaçit posedon një veturë me vlerë prej 180,000 denarësh, depozitë në valutë të huaj prej 54,100 eurosh, si dhe një llogari transaksioni me 9,242,000 denarë.

Aleanca për Shqiptarët

Abdulla Sadiu, deputeti nga Aleanca për Shqiptarët si pronë personale posedon një shtëpi prej gati 200m2 në Saraj dhe tokë ndërtimi prej 400 m2. Sadiu raportoi dy vetura të markës Pasat në fletën e tij anketuese, por jo edhe se kishte ndonjë llogari bankare.

Deputetja më e re në Kuvend vjen nga radhët e Aleancës për Shqiptarët. Artina Qazimi në moshën 23 vjeçare, deklaroi si pronë personale një shtëpi prej 100 mijë eurosh dhe oborr prej 1,600 metrash katrorë, me vlerë 200 mijë euro në Dobërdoll, e poashtu ka edhe automobil të markës Renault Megane me vlerë prej 3.200 eurosh. Ajo gjithashtu deklaroi edhe tokë bujqësore si pronë të prindërve të saj, të fituar nga trashëgimia.

Deputeti Elmi Aziri nuk ka ndonjë llogari bankare, në emrin e tij personal ka raportuar një banesë prej 106 m2 në Kumanovë me vlerë prej pothuajse 70,000 eurosh dhe një automobil të markës Mercedes të klasës C me vlerë prej 614,000 denarësh. Gruaja e tij posedon ar në vlerë prej 614,000 denarësh dhe të ardhura mujore për fëmijën e tretë prej 8,350 denarësh. Në emër të prindërve, deputeti raportoi një shtëpi prej 160 m2 në Kumanovë, me vlerë prej 90,000 eurosh.

Deputetja Ilire Dauti si pronë në emër të burrit të saj raportoi një shtëpi prej 341 m2 dhe tokë ndërtimi prej 943 m2 në f. Strimnicë, të fituara si dhuratë këtë vit, ndërsa si pronë personale ajo raporti stoli dhe ar në vlerë prej 20,000 eurosh, një automobil Audi A4 me vlerë prej 11,000 eurosh dhe depozitë në denarë prej 984,000 denarësh.

Surija Rashidi në fletën e tij anketuese si pronë personale raportoi një librezë kursimi me 500 euro dhe një tokë ndërtimi prej 439 m2 në Strugë. Si pronë të përbashkët ai ka raportuar livadh, vresht, pyll, tokë në Ladorisht, një makinë me vlerë 123,000 denarësh në emrin e gruas dhe një librezë kursimesh për fëmijë me 4,000 euro.

Deputeti Halil Snopçe sipas të dhënave nga fleta e tij anketuese, duket se i ka dhënë të dhënat më të hollësishme për statusin e pasurisë jo vetëm të tij, por edhe të familjes së tij. Kështu, prindërit e Snopçes kanë dy shtëpi në Gostivar prej 110 m2 dhe 92 m2, si dhe dy oborre së bashku me një rrugë prej 58 m2, të gjitha në Gostivar, si dhe pension prej gati 17,000 denarësh. Bashkëshortja e Snopçes ka stoli (pa e specifikuar vlerën), rrogë prej 40,000 denarësh, llogari transaksioni me 550,000 denarë, si dhe dy kredi në vlerë prej 8,500 eurosh. Fëmijët kanë llogari transaksioni në tre banka. Deputeti në emrin e tij personal ka raportuar dy atomobila në vlerë prej gati 16,000 eurosh, vepra artistike dhe koleksione me vlerë prej 180,000 denarësh, kompensim prej 10,500 denarësh, dy llogari transaksioni, dy kredi dhe vepra letrare me vlerë prej 163,750 denarësh.

Alternativa 

Deputeti Afrim Gashi nga radhët e Alternativës në fletën e tij anketuese si pronë personale raportoi vetëm dy gjëra: automobil Mercedes E me vlerë prej 15,000 eurosh dhe dy llogari transaksioni, pa e specifikuar shumën. Prindërit e tij kanë shtëpi prej 257m2 dhe një banesë prej 60m2 në Shkup, pension prej 11,000 denarësh, si dhe tokë që është në procesin e transformimit. Bashkëshortja e Gashit posedon stoli në vlerë prej 120,000 denarë dhe një veturë me të njëjtën vlerë si stolitë, si dhe një kredi prej 3,000 eurosh.

Deputeti Safije Sadiki – Shaini nga radhët e Alternativës, sipas fletës anketuese nuk posedon asgjë, madje as llogari bankare. Në emrin e bashkëshortit të saj, ajo ka raportuar një banesë prej 67 m2 në Kumanovë dhe një automobili të markës Golf 4.

Skender Rexhepi, deputeti nga radhët e Alternativës ka raportuar se ka tre automobila me vlerë të përgjithshme prej 27,000 eurosh dhe një shtëpi në Shkup në vlerë prej 55,000 eurosh.

Duke gjykuar sipas fletës anketuese, deputeti Hysni Ismaili është një nga “më të pasurit”, që posedon banesa, shtëpi, tokë. Kështu, deputeti nga radhët e Alternativës deklaroi si pronë personale dy lokale afariste në Tetovë me një vlerë të përgjithshme prej 40,000 eurosh, tokë prej 68m2 në fshatin Lisec, dy shtëpi në Tetovë me një vlerë të përgjithshme prej 375,000 eurosh, tre banesa, dy në Tetovë dhe një në Strugë me vlerë të raportuar prej 138,400 eurosh, tre automobila dhe një varkë, si dhe stoli, gjegjësisht metale të çmuara me vlerë 30,000 eurosh. Një pjesë e pasurive të patundshme është fituar përmes blerjes, dhe një pjesë si trashëgimi.

Lëvizja Besa

Deputeti Bastri Bajrami nga Besa raportoi vetëm dy llogari transaksioni dhe tre armë me vlerë prej pothuajse 2,000 eurosh si pronë të tij personale në fletën anketuese. Në emrin e bashkëshortes së tij ai ka raportuar lokale afariste me vlerë gjysmë milionë euro në Shkup, tokë prej 5,300 m2 në Shkup, një automobil Leksus me vlerë 10,000 euro, një qira prej 147,000 denarësh në muaj dhe dy llogari transaksionesh. Prindërit kanë një shtëpi dhe oborr në Shkup, automobil prej 4,500 eurosh dhe qira prej 12,300 denarësh në muaj, ndërsa fëmijët kanë automobil prej 5,000 eurosh. Familja Bajrami ka një kredi prej 3,000,000 denarësh.

E gjithë pasuria e deputetit Bilall Kasami është në emër të prindërve dhe bashkëshortes së tij, përveç kërkesave në bazë të huasë në vlerë prej 2,600,000 denarësh dhe llogarive të transaksioneve në dy banka. Familja Kasami posedon oborr, tokë dhe shtëpi në Tetovë, në vlerë totale prej 200,000 eurosh, stoli ari në vlerë prej 1,200,000 denarësh, automobil, si dhe kërkesa në bazë të huasë, qirasë, investimit themelues dhe pjesëmarrje në fitim dhe pjesë.

Deputeti Kastriot Rexhepi në emrin e tij personal ka raportuar se posedon tokë në Saraj prej 1,054m2 dhe një banesë prej 211 m2 në Shkup me vlerë prej 160,350 eurosh, ndërsa në emër të prindërve të tij ka raportuar një banesë prej 91m2 në Shkup, shtëpi prej 222m2 në Resnjë dhe garazh në Shkup. Familja gjithashtu ka një kredi prej 4,612,500 denarësh.

Deputeti Fadil Zendeli raportoi tre kredi në emër të tij dhe në emër të gruas së tij, se posedon një automobil me vlerë prej 600,000 denarësh dhe tokë në Mavrovë-Rostushë me sipërfaqe prej 1,077 m2. Prindërit e Zendelit kanë shtëpi prej 450 m2 dhe një banesë prej 60 m2 në Gostivar.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.