ANALIZË: Nga prilli në RMV luftë e vërtetë në frontin ekonomik kundër virusit korona!

Filloi numërimi i dëmeve të virusit korona në ekonomi. Sektori i hotelerisë ka njoftuar se është e mundur që 29,000 të punësuar të mbeten pa punë – do të thotë pa rroga dhe kontribute, që është një nga burimet për mbushjen e buxhetit, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk. Sipas ekonomistëve – me fillimin e prillit, fillon edhe lufta e ekonomisë kundër virusit korona. Të gjithë janë unanimë se janë të nevojshme masa urgjente dhe të zbatueshme për amortizimin e goditjes.

 

Shkruan: Анета Додевска Aneta Dodevska 

NUK DUHET TË RREZIKOHET LIKUIDITETI I BUXHETIT 

Me marrjen e huasë prej 600 milionë eurosh do të amortizohet kriza ekonomike në një moment të caktuar, por pasojat e krizës shëndetësore do të jenë të thella dhe ka mundësi të zgjasin. Kjo është arsyeja pse është e nevojshme të përgatiten të gjitha skenarët për masa të shpejta dhe efikase – thonë ekonomistët që i konsultoi “Portalb”-i. Nga njëra anë, është e qartë se të ardhurat buxhetore mbi baza të ndryshme do të “shkrihen” në tremujorin e dytë. Masat për uljen eventuale të rrogave në sektorin publik do të nënkuptojnë ulje të shpenzimeve publike, të cilat dukshëm e mbështesin rritjen ekonomike, thonë ekonomistët.

Nëse rrogat e administratës ulen në 14,500 denarë, do të përkeqësohet standardi, i cili edhe tani është i keq, i jetesës së punonjësve të sektorit publik, por edhe të familjarëve të tyre, numri i të cilëve është rreth 400.000. Çfarë do të fitonte qeveria me një masë të tillë, vetëm 20 milion euro  në muaj më shumë mjete në buxhet dhe asgjë më shumë. A duhet të bartet barra e krizës vetëm nga administrata, duke e rrezikuar kështu shëndetin e 400,000 qytetarëve tanë? Le të fusin një detyrim të ri tatimor, le të themi, tatim në të ardhura prej 2% dhe në atë rast barrën e krizës do ta bartin të gjithë qytetarët. Përveç që është e padrejtë, kjo masë është e edhe palogjikshme në të njëjtën kohë. Në fakt, ulja e të ardhurave të qytetarëve për 20 milion euro në muaj nënkupton uljen e fondeve për blerje të qytetarëve, që do të thotë ulje e kërkesës për mallra dhe shërbime, ndërsa ulja e kërkesës në treg do të thotë vetëm një gjë – hapje e rrugës për të hyrë në fazën e recesionit  – thotë profesori Sami Bislimi.

Kriza ekonomike kërkon një përgjigje të mençur dhe në kohë – thonë nga Instituti për Hulumtime dhe Politika Ekonomike “Finance Think”. Ata potencojnë disa pika kryesore:

Shpëtimin e pagesës së rrogave të kompanive. Ky grup masash ka të bëjë me ruajtjen e vendeve të punës dhe rrogat e punëtorëve, të cilët nuk punojnë në procesin e prodhimit për shkak të kontraksionit të induktuar dhe/ose që kanë rënie drastike të të ardhurave. Garantimi i të ardhurave që mund të jepen përmes skemave për sigurim social. Përkundër përqendrimit në mbrojtjen e vendeve të punës, ekonomia do të përballet me largime të punëtorëve nga puna. Për ta zbatuar propozim-masën me të cilën forcohet mundësia për të marrë kompensim në rast të papunësisë duhet të bëhet ndryshimi i Ligjit për Sigurim në Rast të Papunësisë, konkretisht të pezullohet paragrafi 2 i nenit 71, të paktën pikat prej 1 deri 5, gjë që do t’i mundësojë çdo personi që do humbë punën për shkak të krizës së virusit korona të ketë të drejtë për kompensim në para në kohëzgjatje prej të paktën gjashtë ose nëntë muaj; dhe Sigurimi i likuiditetit të nevojshëm të buxhetit.

KËSTE TË NGRITA TË KREDIVE – SI MBËSHTETJE PËR QYTETARËT DHE KOMPANITË 

Një avantazh në këtë situatë është sektori i qëndrueshëm bankar, i cili me Dekretin e ri të Qeverisë filloi t’i “ngrijë” kreditë dhe të ofrojë kushte të tjera lehtësuese për kreditim.

Përqindjet e interesit në sektorin bankar janë të ulëta (ato pasive) deri në masë të moderuar (ato aktive) dhe kjo shoqërohet me një vëllim të ulët të kredive me rrezik prej vetëm rreth 5%, që krijon një sektor bankar të qëndrueshëm dhe që ka likuiditet, që është i kapitalizuar mirë dhe që tregon rezultate të kënaqshme afariste dhe financiare. Megjithatë, kriza aktuale shëndetësore krijon shqetësime se cilat mund të jenë pasojat nga vazhdimi i epidemisë në periudha që janë të paparashikueshme – thotë për “Portalb”-in profesori universitar dhe ish-ministër i financave, Nikolla Popovski .

Është e qartë se në periudhën e ardhshme qytetarët dhe kompanitë do të përballen me likuiditet të ndërprerë – pamundësi për t’i paguar kreditë e tyre në kohë, faturat e shërbimeve, do të ketë ulje të shpenzimeve publike – dhe e gjithë kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në ekonomi.

Qeveria në asnjë mënyrë nuk duhet të lejojë ulje të kërkesës, veçanërisht të mallrave dhe shërbimeve me origjinë vendore, përkundrazi, ajo duhet të stimulojë kërkesën e përgjithshme për të mundësuar gjallërim të aktivitetit ekonomik. Një muaj pasivitet ekonomik do të thotë gati një miliardë euro vlerë e re e krijuar më pak, prandaj, e inkurajoj qeverinë që të marrë edhe më shumë hua, që ta inkurajojë konsumin publik dhe privat, sepse në të kundërtën hyrja në zonën e recesionit është pothuajse e pashmangshme. Ekonomia nuk futet në recesion për shkak të pamundësisë për të prodhuar më shumë mallra dhe shërbime, por për shkak të mungesës së fondeve të mjaftueshme blerëse për ta blerë atë që është prodhuar – thotë profesori Bislimi.

Ndërkohë, profesori Popovski konsideron se në rrethana të këtilla të jashtëzakonshme, mund të priten masa të reja, më të ashpra, të riorientimit të shpenzimeve publike në shëndetin publik, i cili është duke u mobilizuar në luftën kundër virusit korona.

Sigurisht që ka disa sfida, veçanërisht nëse klientët e bankave, veçanërisht sektori i korporatave dhe pjesë të caktuara të familjeve, e zvogëlojnë likuiditetin e tyre e me këtë edhe aftësinë për t’i përmbushur detyrimet e tyre ekzistuese ndaj bankave. Kjo mund të krijojë disa probleme serioze në planin afatgjatë, prandaj çdo masë nga ana e qeverisë ose e BPRM-së është e mirëseardhur. Masat fillestare tashmë janë njoftuar dhe besoj se nëse kriza shëndetësore dhe gjendja e jashtëzakonshme do të vazhdojnë edhe më tutje, ato do të plotësohen vazhdimisht. Nuk e përjashtoj mundësinë edhe për masa më të rrepta të politikës fiskale, që do të mundësojnë për riorientim të shpenzimeve publike në shëndetin publik në luftën kundër epidemisë dhe për zvogëlim të shpenzimeve të panevojshme ose të parëndësishme për politika të caktuara  për momentin, të cilat janë plotësisht anakronike në gjendje të jashtëzakonshme dhe në kohë epidemie – thotë profesori Popovski.

Për mbulimin e shpenzimet buxhetore është paralajmëruar marrja e kredisë prej 500 deri në 600 milion euro në tregjet financiare, të huaja dhe të vendit, e po ashtu është miratuar edhe një injeksion financiar prej 60 milion eurosh nga Bashkimi Evropian.

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.