A ka diçka me bazë juridike në vendimet e gjykatës Kushtetuese dhe në faljet e presidentit Ivanov?

Huti te presidenti dhe gjykata Kushtetuese. Foto: Presidenti dhe Gjykata Kushtetuese

Оживеаниот член од еден стар Закон од страна на Уставниот суд, кој подигна бран на незадоволства е неприменлив, бидејќи истиот не може да се „закачи“ за некој Закон. Тоа го објасни професорот Шкариќ, ама на тоа негово образложение малкумина обрнаа внимание. Сега, преку указите на претседателот на државата со една масовна аболиција се покажа како точна таа констатација, па претседателот мораше да се повикува на некои други „законски основи“ и прави фаули врз принципите на правната држава, констатира доцентот Беса Арифи

 

 

 Neni i rikthyer nga një ligj i vjetër nga ana e Gjykatës Kushtetuese, i cili shkaktoi një sërë pakënaqësish është i pazbatueshëm, nga se i njëjti nuk mund të bashkëngjitet në ndonjë ligj. Këtë e shpjegoi profesor Shkariq, por arsyetimit të tij shumë pak i kanë kushtuar kujdes.Tani, nëpërmjet dekreteve të  kryetarit të shtetit me një abolim masovik u vërtetua si i saktë ai konstatim, dhe presidenti ishte i detyruar të thirret në disa “baza tjera ligjore” dhe bëri ndërhyrje në shtetin juridik, konstatoi Besa Arifi.

 

Shkruan: Lubomir Kostovski

 

 

Ditët e fundit të muajit mars edhe zyrtarisht u publikua vendimi i Gjykatës Kushtetuese me të cilin kryetarit të shtetit i jepen ” duart e lira” në faljen e personave të dënuar për shumë krime, bile edhe për krime lidhur me procesin zgjedhor. Ai vendim është sjell me 16 mars në rrethana dramatike, kur një pjesë e opinionit protestonte për shkak të politizimit sa i përket faljes nga Gjykata Kushtetuese. Situata e tendosur ishte edhe në vet gjykatë- vendimi është sjell me shumicën e votave, për kundrejt katër votave. Përndryshe gjykata solli vendim për shfuqizimin e ligjit për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje nga viti 2009.

 

 NENI I NGJALLUR NË “TRUP TË VDEKUR”

Sipas profesorit Shkariq por edhe sipas logjikës me të cilën ai na njoftoi, e cila është e thjeshtë, por gjatë kohë e pa hetuar, ngase paraqet ringjallje profesionale në analet e së drejtës, pushteti me këtë dispozitë morri në duar dispozitë ligjore të cilën nuk do të di ku ta vendos. Ajo është sikur dikush kur do të vendos xhaketën në një dhomë ku nuk ka varëse: në dhomë (në sistemin juridik) nuk ka varëse (ligj) në të cilin do të mund të vendosej vendimi i rikthyer nga viti 2009. Ky është ai vendim të cilin më herët Gjykata Kushtetues e ka refuzuar me shfuqizimin  të 10 nga gjithsej 17 nene të Ligjit!

Gabimi qëndron në atë se Gjykata Kushtetuese ka menduar që me shfuqizimin e ligjit të vitit 2009,të gjithë dispozitat e shfuqizuara nga ligji i vitit 1993 do të rikthehen. Megjithatë, në mënyrë teorike dhe profesionale ajo është e pamundur, ngase një dispozitë e shfuqizuar është e vdekur përgjithmonë. Atë mund ta ringjall vetëm Kuvendi me ligj të ri. Këtu Gjykata Kushtetuese gaboi dhe nuk pati sukses jo vetëm t’i jap hapësirë kryetarit të shtetit të fal, përkundrazi e bllokoi tërësisht procedurën e tij për falje për çdo vepër penale për shkak se nga ai ligj i vitit 1993 nga 17 nene, 10 nene janë shfuqizuar dhe një nen është fshi. 6 Nenet e ngelura në fuqi, janë të papërshtatshëm për ngritjen e procedurës për falje për çfarëdo vepre penale. Thirrur nga kjo, nga ato 6 deri 7 dispozita që mbetën në fuqi, ka edhe një dispozitë,edhe ajo është neni 3 me të cilën parashihet e drejta, kur është në pyetje abolimi, procedura për abolim të zhvillohet “eks oficio”, listën mund ta bëj vetëm Ministria e Drejtësisë. Që do të thotë , pa iniciativën e Ministrit të Drejtësisë, kryetari i shtetit nuk mund të bëj asgjë. Kjo është pengesa e dytë dhe në këtë mënyrë kryetari, në të vërtetë, mbetet pa asnjë kompetencë për sa i përket faljes. Pra Gjykata Kushtetuese me vendimin e vet ka shkaktuar efekte të kundërta-  ” – sqaron profesor Shkariq në intervistën e dhënë për Radio “Ilinden“.

 ABOLIMI ËSHTË NJË GJË, NDËRSA FALJA DIÇKA TJETËR

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është mjaftë kontradiktor,mendon profesori. Nga një anë gjykata Kushtetuese insistonte t’i jap hapësirë presidentit që të mund të shfrytëzoj të drejtën e abolimit. Kjo është diçka më shumë se e drejta për falje- nënvizoi ai. E drejta për falje nga vet kuptimi i fjalës do të thotë dikush të falet pasi është gjykuar, ose pasi ka kaluar një kohë të caktuar nëpër burgje. Nga ana tjetër, abolimi, do të thotë të lirohet personi nga ndjekja për veprën e kryer penale. Të abolohet, do të thotë t’i falet vepra penale, e ajo është veç formë më e rëndë e faljes e cila është përdorur dy herë.

Tani gjykata Kushtetuese bën përpjekje që t’i mundësoj presidentit të shtetit të veproj edhe ai si ata të mëparshmit, por, ndërkohën në vitin 2006 me ndryshimin e qeverisë, kur VMRO vinë në pushtet bashkë me PDSH-në, të mësuar nga përvoja negative të dy abolimeve të mëparshme, me propozim të qeverisë në krye të së cilës ishte Gruevski, ngriti procedurën për shfuqizimin e të drejtës së abolimit dhe kjo e drejtë ju ndërpre edhe presidentit. Kështu, me atë ligj presidenti si i pari i shtetit nuk mund të bëj abolim, nga kjo arsye e thjeshtë, këto ishin fjalët e  Gruevskit…”Nëse presidenti i shtetit mund të aboloj persona të caktuar për vepra të kryera penale atëherë lehtë mund të vij deri tek marrëveshja (deal) mes presidentit dhe atij personi dhe në atë mënyrë t’i ndajnë benificionet. Mu nga kjo arsye ajo u ndërpre dhe mendojë se është bërë mirë, me shfuqizimin e asaj dispozite, nga se në këtë mënyrë falja është në korniza reale, kjo do të thotë që i pari i shtetit mund të fal person të gjykuar, a kështu është intenca e Kushtetutës… “. Por,tani Gjykata Kushtetuese është nën presion të Prokurorisë Speciale dhe proceset që do të zhvillohen pas akuzave për disa ministra të qeverisës së Gruevskit për vepra të kryera penale, të cilat janë në fazë të dyshimit, gjithashtu Prokuroria Speciale kërkoi edhe paraburgim për disa ministra ….(intervista e integruar mund të shihet këtu ).

 

 KUSH SHPEJTON, GABON MË SHUMË

A e ka shfrytëzuar presidenti Ivanov këtë të drejtë menjëherë me aktin e përgjithshëm të abolimit ( ka elemente të faljes, ngase një person është “liruar” nga burgu)? Të gjithë komentet janë në këtë drejtim, por një gjë është përshtypje e parë, ndërsa diçka tjetër baza juridike me dekretet e publikuara në të cilat thirret presidenti.Për këtë ka një mendim shumë interesantë Besa Arifi, docent në fushën e të drejtës penale në Fakultetin Juridik pranë Universitetit të Evropës Juglindore në Tetovë. Vërejtja thelbësore e dekreteve për falje me të cilat presidenti i shtetit bën falje, është se kryetari Ivanov në vendimet e tij mbështet në dispozita jo ekzistuese gjatë faljes, mendon docentja ( mund të shihet i tërë teksti i saj këtu)

Sipas Arifit, vendimi i përgjithshëm i presidentit Ivanov për faljen e 57 personave me 41 vendime të posaçme për falje të sjella për një ditë, të publikuara në mënyrë tejet konfuze, juridikisht të pa përpunuara dhe me paraqitje publike shumë kontradiktore, është skandaloze në aspektin juridik. E para, paraqet veprim kundër Kushtetues dhe jo ligjor të presidentit për çka ai bart përgjegjësi penale dhe juridike për vepra konkrete penale ( Neni 353 dhe 359 nga Kodi Penal i RM-së). Skandali juridik i këtij vendimi, ose thënë më saktë, vendimet, paraqesin më shumë probleme të natyrës materiale dhe formale lidhur me praktikën e institutit për falje me 41 vendimet për falje.

 E para, presidenti në mënyrë të pafalshme i ka ngatërruar institutet të cilat parashohin situatat kur jepen amnesti, falje ose abolim. Më duket presidenti goxha moti e ka dhënë provimin e të drejtës penale dhe ka harruar se amnestimi është akt i përgjithshëm të cilin e sjell parlamenti i RM-së në formë të ligjit, ndërsa falja jepet personalisht dhe për vepra konkrete penale dhe sipas procedurës së përcaktuar me Ligjin për falje. Ky dallim nuk është fare kontestues as edhe për Gjykatën Kushtetuese e cila në vendimin e famshëm për shfuqizimin e Ligjit për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për falje, në paragrafin pesë , thotë – “falja është e lidhur me individin që i ka kryer veprat penale dhe jo në mënyrë të përgjithshme të veprave penale të cilat eliminohen nëpërmjet faljes”, sepse falja e përgjithshme është element i amnestisë, a jo i faljes”.

Arifi, theksoi, se ajo në të cilën thirret Ivanovi nuk është ajo që i ka mundësuar gjykata, madje edhe me vendim tejet problematik, një gjë e tillë është e pazbatueshme!

TË KËRKOJMË BAZË TË RE JURIDIKE

E dyta, të gjithë vendimet e publikuara thirren në bazë të njëjtë juridike: Neni 84, paragrafi 1 alineja 9 nga Kushtetuta e RM-së, neni 1 dhe 11 nga Ligji për falje nga viti 1993, lidhur me nenin 114 paragrafi 1 të Kodit Penal të RM-së. Duke marrë parasysh se në të gjitha rastet bëhet fjalë për vendime për falje- lirim nga ndjekja pa zbatim të procedurës, është e qartë se neni 11 është baza kryesore juridike në të cilat bazohet çdo vendim. Arifi në këtë rast sqaron që përpara se të arsyetoj se ai nen është aprovuar dhe është anuluar, dhe me këtë  dhe vetë vendimi është i paqenë, krijohet një situatë ku presidenti me këto vendime e ka shkelë vetë nenin në të cilin thirret, dhe në të cilin ai nuk  ka të drejtë të thirret. Në fakt, në nenin 11, i cili ishte më parë në Ligjin për falje të vitit 1993 thuhet :

 Presidenti i shtetit me përjashtime mund të fal edhe pa zhvillimin e procedurës për falje e paraparë me këtë ligj kur ajo është në interes të Republikës, ose kur rrethanat e posaçme të cilat i referohen personit dhe veprës penale tregojnë që është e arsyeshme. Thuhet “me përjashtim”!

 

E treta, thotë ajo, nuk është e rastit që pikërisht neni 11 nga të gjithë nenet të Ligjit për falje të vitit 1993 ishte tërësisht i shfuqizuar me Ligjin për ndryshim dhe plotësim të Ligjit për falje të vitit 2009 ( Nenet tjera vetëm pësuan ndryshime). Ky vendim arbitrar i presidentit e vendos atë mbi pushtetin gjyqësor dhe rivendos situata kur nuk ka asnjë mekanizëm kontrollues, me të cilët presidenti i shtetit do të parandalohej që të mos e keqpërdor të drejtën e faljes. Në vendimin e gjykatës Kushtetuese për abrogimin e LND të Ligjit për falje shumica e gjykatësve të cilët votuan për vendimin,  në asnjë pjesë të arsyetimit të tyre nuk u mbështetën në nenin 11. ( Ky nen përmendet në mendimet e ndara të katër gjykatësve të cilët e nënshkruan këtë vendim të turpshëm). Megjithatë,  nënshkruesit e mendimeve të ndara janë në lajthitje që në të vërtetë neni 11 rikthehet në fuqi. Profesori Shkariq në paraqitjet e tij nga aspekti  teorik sqaroi se ajo nuk është ashtu, se gjykata Kushtetuese nuk mund të ringjall norma juridike të cilat janë shfuqizuar më parë me ndryshime në legjislaturë- i ndërlidh veprimet docente Arifi.

Kështu, erdhi deri tek vërejtjet profesionale të operacionit të qeverisë “Gjykata Kushtetuese”, në përgatitjen e abolimi ku pjesë janë personat e parë të një partie dhe të pushtetit të cilët janë të akuzuar për qindra vepra penale. Gjithsesi, për shkak të hapësirës, do të përfundojmë këtu, edhe pse për kakafoninë e sistemit juridik dhe me vendimin e gjykatës Kushtetuese dhe zbatimim nga presidenti do të jetë temë për të cilën ka shumë për të thënë. Jemi të detyruar që të  parashtrojmë pyetjen- a ka diçka juridikisht të qëndrueshme në të gjithë këtë shfaqe të Goshevës dhe Ivanovit?

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.