Titull komentues ku thuhet se për Zaevin është më i rëndësishëm pushimi se sa qeveria e re
Shkruan: Vesna Kollovska
Media digjitale “Deneshen” publikoi një tekst në të cilin është shkruar për planet e koalicionit “Mundemi” për periudhën deri në përfundimin e punës së Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ).
Teksti paraqet një deklaratë të përcjellë nga Plusinfo, ku është theksuar burimi , por pa link. Megjithatë, teksti nuk prezanton më shumë informacion, por komenton, madje edhe hedh akuza që në titull. Si pjesë e tekstit është bashkëngjitur një foto e liderit të LSDM-së, Zoran Zaev nga pushimi i tij i shkurtër në Halkidiki, Greqi, në vitin 2018, të cilën asokohe e publikuan mediet greke.
Teksti thotë se për Zaevin më shumë rëndësi ka pushimi se sa formimi i qeverisë së re, edhe pse në vazhdim të tesktit jepen sqarime se përse koalicioni ka marrë pushim.
Koalicioni “Mundemi” i LSDM-së në pritje të rezultateve përfundimtare zyrtare të zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, nga sot do fillojë me pushimet deri në datë 2 gusht, publikuan një numër i madh i medieve. Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, bisedimet për përbërjen e qeverisë së re do i fillojë më 2 gusht, thotë për Plusinfo një funksioner i lartë i LSDM-së.
Në një kohë kur 80% e përdoruesve të rrjeteve sociale i lexojnë vetëm titujt, pa u munduar ta hapin linkun dhe ta lexojnë tekstin në vazhdim, shihet qartë qëllimi i autorit për ta dezinformuar dhe për ta manipuluar lexuesin.
Gjatë shkrimit të lajmit gazetari duhet të mbajë pozitë neutrale, i lirë nga detyrimet ndaj një strukture të caktuar, por njëkohësisht detyra e tij e vetme është detyrimi që ka ndaj publikut, ta informojë sipas parimeve themelore etike dhe të gazetarisë.
Në Коdin etik të gazetarëve në pjesën për parimet e punës, theksohet:
E drejtë dhe detyrë e gazetarëve është të përpiqen të parandalojnë censurën dhe shtrembërimin e lajmeve.
Në Kodin etik të gazetarëve është paraparë edhe një pjesë për raportimin gjatë proceseve politike:„ veçanërisht për zgjedhjet, duhet të jetë i paanshëm dhe i balancuar. Gazetari patjtetër duhet të sigurojë distancë profesionale nga subjektet politike“.
Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari