Recension: Shumaheri nuk është më në komë dhe e lëshoi spitalin

 

24-0987609-098-crop-resize

Pse recension? Për shkak se ka fotografi krejtësisht të gabuar, e cila publikut i plasohet sikur bëhet fjalë për kampionin e mëparshëm të Formula 1, Mihael Shumaher, pas fatkeqësisë së skijimit, për shkak të të cilit ai kaloi disa muaj në komë dhe në përkujdesje intensive. Domethënë, kemi një foto-dezinformatë klasike të publikut.

2Linku deri te artikulli origjinal: Shumaheri nuk është më në komë dhe e lëshoi spitalin

Data dhe koha e publikimit: 16.06.2014, 16:31

Data e recensionit: 24.06.2014

Recensues: Vlladimir Mirçeski

 

FOTOGRIA NUK ËSHTË VETËM “SHOQËRIM”, POR NEVOJË E GAZETARISË

Me vërtetësinë nuk ka probleme vetëm pjesa tekstuale e lajmit, e cila, të jemi precizë, është marrë nga një informatë agjencie. Po, është e saktë se Shumaheri pas një beteje të gjatë e lëshoi spitalin dhe shkoi për shërim në shtëpi. Mirëpo, pjesa fotografike e këtij lajmi është një çështje tjetër. Më saktë, ndoshta për shkak të shpejtimit, për shkak të pakujdesisë, për shkak të mosdijes, informata për përmirësimin e gjendjes shëndetësore të asit të Formula 1 është “shoqëruar” me një fotografi krejtësisht të gabuar. Domethënë, jo vetëm që është ofruar, më së pakut thënë, një fotografi e pahijshme e një njeriu pas ndërhyrjes operative në kokë, por ai njeri nuk është Shumaheri. Nga njëra anë thuhet se Shumi ka dalë nga spitali, e nga ana tjetër është vënë fotografi e dikujt tjetër? E çuditshme, joprofesionale dhe e palejueshme. Në kohën digjitale të mediave kur videoja dhe fotografia shumë shpesh kanë domethënie më të madhe se sa vetë teksti, veprimi i këtillë është i pakuptueshëm.

“Që një fotografi të jetë lajm, ajo duhet t’i plotësojë të gjitha kushtet që vlejnë edhe për tekstet, por edhe disa kushte të tjera: të jetë informative, aktuale, e rëndësishme, interesante, ndërsa në aspekt teknik së paku korretke” – Enciklopedia e gazetarisë.

 

“Një komponentë tjetër e rëndësishme e foto-lajmit është saktësia. Kjo do të thotë se ajo që është në “frejm”, ajo edhe ka ndodhur. Fotografia është e obliguar në aspekt etik të mos e ndryshojë tregimin. Nuk duhet shtuar më tepër tym në skenën me zjarr. Fotografia duhe të jetë dritare për ta parë ngjarjen” – Liz Masoner.

Ose shkurtimisht – fotografitë e tregojnë tregimin.

Para 5 vitesh, gazeta “Telegraf” e Londrës, për nder të 170 vjetorit nga hyrja në përdorim e fotoaparatit në përdorim publik e publikoi këtë listë të 10 fotografive që e kanë ndryshuar botën. Duam të tregojmë se çfarë rëndësie mediat botërore i japin të shprehurit nëpërmjet videos në gazetari.

Si përfundim, mund të thuhet se në kohën e sotme nuk duhet të tolerohet “arsyetimi” se një material ka tekst të mirë, por fotografi të dobët, për shkak se standardet botërore tregojnë se fotografia e gabuar nënkupton edhe produkt të gabuar mediatik, mu sikurse ky artikull.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.