Ka përfunduar rikonstruktimi i bulevardit “ASNOM” deri te ura “Binjakët”

Foto: skopje.gov.mk

Në fillim të mandatit të kryetarit të Komunës së Shkupit, Petres Shillegov në suaza të projektit për ndërlidhjen e komunave Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër me anë të komunikacionin, në fazën e partë njoftoi:

Rikonstruktim i bulevardit “ASNOM” 

[BURIME:  Netpres , data:23.03.2018]

 

ARSYETIM:

Rikonstruktim i bulevardit “ASNOM” në fillim të udhëkryqit të bulevardit “Vasko Karangeleski” deri te udhëkryqi me bulevardin “Serbija” te ura “Binjakë”, është premtim i realizuar i kryetarit Shkupit, Petre Shillegov. 

Zgjerimin e kësaj pjese Shillegov e njoftoi me konferencë për shtyp disa muaj pas ardhjes së funksion, si fazë e parë e projektit për korridorin e ri përmes lumit Vardar i cili do të lidh komunat Aerodrom, Gazi Babë dhe Qendër.

Rikonstruktimi i kësaj pjese të komunikacionit filloi pranverën e kaluar, përfundoi së fundmi. Në shtegun e përmendur është bërë zgjerimi i bulevardit “ASNOM” me 3 korsi, me shtigje për këmbësor dhe biçikleta në të dy drejtimet dhe në mes me gjelbërim.

Kjo faktikisht, është një prej tre faze për ndërtimin e këtij bulevardi, i cili në periudhën e ardhshme përmes urës së re në Vardar – e cila tashmë është në ndërtim, duhet të lidhet me bulevardin Goce Dellçev në Komunën Gazi Babë (te Qeramika), me çka Aerodrom do të ketë një relacion të ri të komunikacionit me Komunën Qendër.

Informacioni dhe fotografitë për bulevardin e zgjeruar janë publikuar në ueb-faqen zyrtare të Shkupit dhe në më tepër mediume.

BURIME11:

 

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

>Vërtetmatësit, projekt për rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjësisë të politikanëve dhe partive politike përpara qytetareve, i realizuar nga Fondacioni Metamorphosis Artikulli mundësohet me përkrahje të fondacionit jofitimprurës amerikan (NED - National Endowment for Democracy). .

Your email address will not be published.