Recension: Daniel Kajmakoski: Fama e ka mbisunduar patriotizmin?!

03252014-Patriotizmot-na-Da-crop-resize

Tekstin të cilin e recensojmë është një nga përfaqësuesit e gazetarisë “online”, për të cilët asnjëherë nuk e di se çfarë janë, cilit zhanër i përkasin: i ngjanë kolumnës, opinionit, komentimit, por, përveç se nuk ka nënshkrim të autorit, që është një nga elementet bazë të këtyre zhanreve, nuk ka as edhe paraqitje grafike se bëhet fjalë për kolumnë. Pra nuk është vendosur në ndonjë rubrikë. Kështu sugjeron neni 13 i Kodit të gazetarëve:

“Gazetarët duhet të bëjnë dallim ndërmjet faktit dhe opinionit, ndërmjet lajmit dhe komenteve.”

03252014-Patriotizmot-na-DaLinku deri te artikulli origjinal: Daniel Kajmakoski: Fama e ka mbisunduar patriotizmin?!

Data dhe koha e publikimit: 24.03.2014, 17:20

Data e recensionit: 27.03.2014

Recensues: Zoran Bojarovski 

Mospërfillja dallimeve në mes fakteve dhe opinioneve të gazetarisë nuk është as etike dhe as i lejuar. Kur dikush prezanton opinion, kur komenton, atëherë ato opinione duhet të nënshkruhen. Veçanërisht kur kanë të bëjnë me njerëz. Kjo është një virtyt i cili duhet të manifestohet. Si do të duket, nëse dikush prezanton vlerësime të tilla serioze për dikë, kurse të fshihet, pas anonimitetit ose pas logos së mediumit?

Kur publikut i ofrohet kësi lloj formash gazetareske amorfe dhe të paidentifikuara, nuk është e mundur as edhe ndonjë analizë më serioze, vetë se të kundër vihen opinionet, ose të tregohen aspekte të reja për këtë “kolumnë”, çka nuk është asgjë tjetër vetë se “drunj dhe gurrë” dhe thirrje për bojkot. Për më shumë, autori i këtyre reshteve i shpall gjykimin të një personi i cili këto ditë u bë yll rajonal falë një shou real televiziv prë zgjedhje të talenteve. Si ndryshe të vlerësohet kjo fjali:

„Atdheu  ia hapi krahët pasa se ai të bëhet yll. Kurse ylli filloi të shuhet edhe para se të shkëlqej.”

Përveç se nuk i ngjan ky ton ndokujt që quhet gazetar, ky është në kundërshtim me nenin 7 të kodeksit të gazetarëve:

Gazetari do të respektojë jetën private të personit, përveç në qoftë se është në kundërshtim me interesin publik.“

Të famshmit mbajnë me veten e tyre dhe veprimet e tyre diçka që disa prej tyre nuk janë shumë të lumtur – pjesë e intimitetit të tyre bëhet një shqetësim për publikun dhe mediat. Pro kjo nuk do ët thotë “se të ju hipim mbi kokë” ose ti paragjykojmë për arsye ata nuk i kanë përmbushur pritjet tona. Ja një vërejtje e ilustruar e treguar në një forum në Institutin prominent PointerË

„U bëmë shoqëri voajere. Por, duhet të bëjmë kujdes dhe qartë të bëjmë dallimin në mes asaj informate që është e vlefshme për të qenë lajm nga ajo që është rezultat i “pornografisë gazetareske” .“

Në mes tjerash, pornografia gazetareske është të tallesh dhe të manipulosh me ndenja të ulëta, kurse patriotizmi i tabloizuar është një “arë për lëvrim” për gazetarët që patriotizmin e identifikojnë me sintagmën “nëse nuk është me ne, atëherë është kundër nesh“.

Më mirë është këtu ta përfundojmë këtë recension, ndoshta me një mesazh deri te “patriotët” si për fillim, ta mësojnë gjuhën maqedonase: nuk thuhet „воглавном”, por „главно” ose  „претежно”.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.