Recension: Ekspertët: Porositë e Zaevit për Thaçin janë goditja më serioze për kredibilitetin e tij

www_kurir_mk_makedonija_vesti_151858-Eksperti-Porakite-na-Zaev-do-Taci-se-najseriozen-udar-crop-resize

Bëhet fjalë për një nga ato tekste kur merren një ose dy bashkëbisedues, të cilët zakonisht janë të njëjtët ose të ngjashëm, dhe të cilët kanë qëndrim për gjithçka. Me këtë rast, teksti i këtillë “shitet” si qëndrim i përgjithshëm i ekspertëve ose analistëve, në ç’mënyrë bëhet manipulimi kryesor, për shkak se as nuk është objektiv, as i paanshëm, e as që është i balancuar. Në mënyrë plotësuese përzihet komenti i gazetarit me qëndrimin e bashkëbiseduesit dhe e gjithë kjo shoqërohet me fotografi sugjestive që ka ton diskreditues ndaj subjektit të cilit i është kushtuar teksti.

www_kurir_mk_makedonija_vesti_151858-Eksperti-Porakite-na-Zaev-do-Taci-se-najseriozen-udarLinku deri te artikulli origjinal: Ekspertët: Porositë e Zaevit për Thaçin janë goditja më serioze për kredibilitetin e tij

Data dhe koha e publikimit: 21.03.2014, 14:43

Data e recensionit: 24.03.2014

Recensuese: Теоfill Bllazhevski

 

PREJ KUR DY EKSPERTË JANË TË GJITHË EKSPERTËT

Teksti që e recensojmë ka problem me vërtetësinë në kuptim të përgjithësimit të gjërave. Vetëm në titull, edhe atë vetëm aty, është përdorur formë e fjalës që i përgjigjet të vërtetës: “Еkspertët: Porositë e Zaevit për Thaçin janë goditja më serioze për kredibilitetin e tij”. Çdokund më poshtë janë përdorur forma të përgjithësuara siç janë “analistët”, “ekspertët”, etj., që mund të shkaktojë përshtypje të gabuar se qëndrimet janë të përgjithshme dhe të përbashkëta për publikun e ekspertëve të vendit:

“Ananlistët komentojnë se më skandaloz është vetë qëndrimi i liderit të një partie politike, i cili nëpërmjet porosive nënshtruese dhe flirtuese dëshiron të vendosë raporte me një parti tjetër më të vogël politike, dhe e gjithë kjo për të realizuar ndonjë përfitim partiak”.

Gazetari, i udhëhequr nga standardet profesionale, duhet në mënyrë të qartë të bëjë dallim kur shkruan ndonjë qëndrim personal, e kur transmeton mendim të të tjerëve. Në këtë rast nuk është vepruar ashtu. Kështu, vihet në situatë kur lexuesi mund vetëm t’ia qëllojë se paragrafet që i lexon a janë koment i lexuesit, apo janë mendime të analistit ose ekspertit të theksohen në tekst:

“Kjo flet edhe për mënyrën e sjelljes dhe konstruktin mental të Zaevit, i cili sillet në këtë mënyrë që të realizojë përfitim të imët politik, e si do të sillet në qoftë se vjen në mundësi që të vendosë për çështje kyçe shtetërore, siç është çështja e emrit, apo fushat kur preket në interesat nacionale dhe shtetërore”.

Që të arrihet dallim i qartë ndërmjet pikëpamjes gazetareske dhe qëndrimit të transmetuar të ndonjë personi të tretë, gazetari është i obliguar ose këtë ta ndajë në një kornizë, duke ia atribuar personiot të tretë që e thotë atë qëndrim ose gjithë qëndrimin ta vë në formë të citimit, ose, në çdo paragraf të veçantë, në qoftë se parafrazon ose paraqet qëndrim të huaj, të vë shtesë të llojit – “konsiderojnë ekspertët të cilët i pyetëm” ose “thotë ai”, etj.

Komentim që shumë i ngjan atij gazetaresk, siç është rasti në këtë tekst, haset edhe në vende të tjera. Kjo është e ndarë, por në mënyrë jotipike – me ndërmjet titull, edhe pse bëhet fjalë vetëm për një fjali, kështu që nuk mund të kuptohet se a është ndarë komenti nga faktet.

“Deklarata e Thaçit dhe zbardhja e skandalit tregoi se temat si mungesa e lirisë, demokracisë ose diktatura janë vetëm letërkëmbim fiktiv partiak dhe se prapa gjithë lojës qëndron lufta për të ardhur në pushtet”.

 

PAPËRMBAJTËSI DHE ANSHMËRI

Teksti është përplot me papërmbajtësi dhe anshmëri. Kjo del nga fakti se për analizën janë përdorur dy burime – një ish-ministër dhe funksionar partiak ose anëtar i organeve më të larta partiake të disa partive dhe një profesoreshë universitare. Por, numri nuk është problem – ka pasur dy burime, problem është që burimet janë të njëanshme. Në fakt, të dy ekspertët janë të njohur në opinion si mbrojtës kujdestarë të njërës palë – partisë që është në pushtet, kështu gazetari ose redaksia, në qoftë se kanë dashur të arrijnë objektivitet dhe balancim, do të përpiqeshin të kërkojnë edhe qëndrime të tjera.

Sa i përket origjinalitetit ose plagjiatit nuk mund të flasim në mënyrë precize për shkak se teksti nuk është i nënshkruar, ndërsa është transmetuat në disa media, siç ndodh shumë shpesh kur qëndrimi që është në favor të qeverisë ose partisë në pushtet duhet të shpërndahet në masë të gjerë. Titulli është përkatës me atë që është shkruar dhe është preciz, gjegjësisht nuk ka manipulim me të. Mirëpo, fotografia që e shoqëron, e cila në fakt është fotomontazh i dy fotografie të ngjitura,  qartazi është manipulative dhe е orientuar kah ndjenjat e lexuesit. Në fakt, njëri politikan (Thaçi), qeshet në mënyrë cinike, ndërsa tjetri (Zaevi) është paraqitur si politikan joserioz i cili e ka nxjerrë gjuhën ose në rastin më të mirë e ka kafshuar pak për shkak të materialeve të publikuara nga i pari.

Nuk ka dyshim se duke i analizuar elementet kryesore metodologjike, sipas të cilave vlerësohet profesionalizmi gjatë përgatitjes së një teksti dhe duke e krahasuar këtë me standardet dhe rregullat etike në Kodin etik të SHGM-së, teksti që e recensuam shmanget nga praktikat e mira të gazetarisë.

Të gjitha komentet dhe vërejtjet në lidhje me këtë dhe artikujt e tjerë të Vërtetmatës-it, kërkesat për korrigjime dhe sqarime, si dhe sugjerimet për verifikimin e deklaratave të politikanëve dhe premtimeve të partive politike, mund t’i dorëzoni përmes këtij formulari

Your email address will not be published.